Korrupsioni në Bashkimin Evropian tronditës, 120 miliardë euro humbje në vit

Special Eurobarometer 374, 3 shkurt 2014

Shkalla e korrupsioni në BE është marramendëse dhe ekonomisë europiane po i kushton çdo vit rreth 120 miliardë euro. Problemi është pranuar nga Komisioni Evropian, raporton BBC, për të cilin është hartuar dhe një raport i detajuar me vendet më problematike brenda Unionit.

Komisionerja e Çështjeve të Brendshme të Bashkimit Europian, Cecilia Malmstroem është duke paraqitur një raport të plotë mbi këtë çështje.
Në një shkrim të publikuar nga e përditeshmja suedeze “Goeteborgs-Posten”, ajo thotë se korrupsioni po gërryen besimin tek demokracia e po shteron burimet e ekonomisë formale.
Për hartimin e raportit u studiua niveli i fenomenit shqetësues në të 28 vendet anëtare. “Përmasat e problemit janë të frikshme, edhe pse Suedia rezulton në radhët e atyre vendeve që e kanë atë më pak të theksuar. Vendet e tjera europiane duhet të marrin shembull prej saj e të mësojnë nga zgjidhjet që suedezet i kanë dhënë këtij problemi”, deklaroi Malmstroem.
Komisioni Europian sqaron se kjo është hera e parë që kryhet një studim i tillë. Në raport përcillen edhe rekomandime mbi menyrat sesi mund të veprohet për të frenuar korrupsionin. Për luften e tij brenda bllokut, më shumë sesa insitucionet e BE-së përgjegjëse konsiderohen qeveritë e shteteve anëtare. Bashkimi Europian ka një agjensi kundër abuzimit, “Olaf”, e cila fokusohet tek evazioni dhe korrupsioni qe prekin buxhetin e BE-së, por burimet i ka të kufizuara. Në 2011-tën, buxheti i saj ishte vetëm 23,5 milionë euro. Malmstroem pohon se në disa vende, procedurat e prokurimeve publike janë shumë të cënueshme nga mashtrimet, ndërsa në shtete të tjera mbetet problem madhor financimi partiak apo dëmtimi i organizmave bashkiake. Komisionerja përmend gjithashtu edhe rastet e shumta kur pacientëve u duhet të japin rryfshet në mënyrë që të marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Studimi i BE-së përfshin dy sondazhe të opinionit, nga të cilët rezulton se tre të katërtat e qytetarëve të BE-së e konsiderojnë korrupsionin një fenomen të përhapur në vendin e tyre . Katër nga dhjetë bizneset e anketuara e përshkruajnë korrupsionin si një pengesë për të bërë biznes në Evropë. Në Suedi , 18 % e njerëzve të intervistuar thanë se ata njihnin dikë që kishte marrë ryshfet, krahasuar me mesataren evropiane prej 12% , tha zonja Malmstroem.

Bullgaria, Rumania dhe Italia konsiderohen vatrat te grupeve te krimit te organizuar në Bashkimin Europian, por krimet e jakave të bardha si evazioni fiskal kanë pllakosur shumë prej anëtarëve të bllokut.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi