Reforma territoriale, Çuçi: Bllokimi për qëllime politike, do ta miratojmë edhe pa opozitën

Intervistë e Ministri për çështjet vendore Bledi Çuçi për “News24”, 2 shkurt 2014

Ministri për çështjet vendore Bledi Çuçi, deklaron se nëse opozita nuk do i bashkohet komisionit për reformën administrative, atëherë kjo reformë mjaft e rëndësishme do të kalojë vetëm me votat e mazhorancës. Çuçi duke folur për “News24”, sqaron se qëndrimi opozitar është tërësisht politik dhe s’mund te bllokohet një reformë kaq e rëndësishme për qëllime të tilla. Duke qenë se është edhe koordinatori kombëtar kundër korrupsionit, Çuçi deklaron se do të ketë edhe denoncime të tjera për shkeljet që janë konstatuar .

Si po shkon përgatitja për reformën administrativo-territoriale, ndërkohë që parlamenti ka miratuar dhe ngritjen e komisionit të posaçëm, por që ka vetëm anëtarët e mazhorancës?
I kemi dhënë gjithë hapësirat e mundshme opozitës për këtë reformë. Për fat të keq opozita e ka refuzuar, gjë që tregon që qëllimi opozitës nuk janë reformat për tu integruar në BE. Por qëllimi është tërësisht politik, dhe nuk del nga territori, nga bahçja e partisë. Madje është qëndrim i një personi do thoja. Por ne jemi të hapur për të përmbushur këtë reformë me konsensus. Porsa i përket përgatitjes që qeveria ka bërë për këtë reformë. Ne kemi përcaktuar një grup kriteresh , në mënyrë që harta e re territoriale e vendit, të mos produkt i politikës, por për të cilën janë marrë mendimet e ekspertëve më të mirë kombëtar dhe ndërkombëtar Dhe gjithë kjo analizë do ti vihet në dispozicion komisionit sapo ti fillojë puna e komisionit. Kriteret pritet të përcaktohen nga komisioni, por ajo që ne do i servirim komisionit përqëndrohen në atë që i themi, krijimi i zonave funksionale, që bashkitë e reja të mos jenë ngastra kooperativiste , por që kanë ndërveprim të gjerë, kulturor, ekonomik, infrastrukturor, ekonomik. Kriter do të jetë edhe numri popullsisë dhe në pak e a shumë . Sepse ka zona malore dhe bregdetare, por kuptimi dhe numri i banorëve në një zone fushore ose malore ka ndryshim, sepse në një zona bregdetare, shtrirja është shumë e madhe . Do ishte shumë mirë që opozita të merrte pjesë, sepse është një reformë që s’ka qëllime politike.
Si do jetë ndarja e re, flitet për 100 njësi vendore dhe 6 rajone, ka kemi një numër konkret?
Janë deri diku spekulative, ajo që them unë është se po bëjmë një analizë të detajuar , për një set kriteresh , që mos të krijojnë terren për ndarje të bashkive për arsye politike. Nuk nisemi nga kjo , por nga kriteret, jo nga numri. Numërimi është kriteri i fundit dhe faza e fundit. Porsa i përket qarqeve, e gjitha është e hapur , dhe këtu do dalim me disa variante. Por i gjithë fqinjët, skano rajone , kanë bashki dhe qeveri. Qarqet nuk ekzistojnë. Por është një çështje e analizave. Por edhe nëse do të ketë qarqe, por Shqipëria ka më shumë komuna e bashki se çfarë i duhen . Por i mbetet komisionit ta përcaktojë.
Ju thoni se nuk behët për qëllime politike, por opozita thotë që qëllimi është politik, madje zoti Basha i quajti salamandra politike, dhe një reformë me një kah politik, ka hapësira për interpretime të ndryshme?
Nëse do kishim qëllim politik, ne i kemi numrat dhe nuk do i hynim krijimit të konsensusit të gjerë, dhe prezencën dhe bashkëkryesimit, dhe sidomos vetos, tregon se ne nuk kemi interesa politik. Interesi jonë është për ndërtimin dhe zhvillimin e Shqipërisë, për një të ardhme 50-vjeçare . Duam një konsensus sa më të gjerë politik. Po punojmë me ekspertët me të mirë ndërkombëtarë, që reforma të mos udhëhiqet nga interesat politike. Janë dy argumente të fortë që e hedhin poshtë pretendimin e opozitës.
Zoti Sali Berisha ka marrë shembull Francën me 36 mijë njësi vendore. A mund të jetë Franca një model për vendin tonë , pasi sa më shumë njësi, logjikisht i bie më shumë shërbime dhe eficencë ndaj qytetarëve ?
Franca rast unik në botë, por unë do ju pyesja Tirana ngjan më shumë me Parisin , apo me Beogradin, Zagrebin, Shkupin apo Prishtinën. Por vetëm Franca ka 36 mijë njësi, ndërsa pjesa më e madhe e Europës ka shumë më pak. Ky është një argument, që ish-kreu i qeverisë dhe opozitës e përdor shpesh duke marrë shembuj të shkëputur. Sa për informacion është një komunë në Francë , me vetëm 2 veta. Ku njëherë bëhet gruaja kryetare e bashkisë, dhe një njëherë burri. Por nuk analizohet në këtë mënyrë. Sepse në Holandë kryetari i bashkisë vendoset nga mbreti dhe nuk mund ta aplikojmë është e qartë. Analizohet në trendin e përgjithshëm të zhvillimit evropian , dhe që pas luftës së 2 botërore, 90 % e vendeve europianë kanë reformuar gjithë ndarjen administrative. Për ti dhënë njësive më shumë autonomi dhe zhvillim ekonom. Këtë do bëjmë këtë e kërkon Brukseli dhe është. Kemi treçerekun e njësive vendore që kanë falimentuar.
Cili do të jetë modeli që do të aplikoni, vendet e rajoni, apo Suedia, duke qenë se po jep edhe asistencë të madhe për këtë reformë?
Modelet studiohen , pastaj ti e përshtat në bazë të vendit tënd. Reforma administrative s’mund të jetë peng e asnjë oreksi politike, qoftë kjo dhe forca më e madhe e opozitës. Pasi nuk gjejnë arsye pse të mos jenë pjesë e këtij komisioni. Madje kam takuar ambasadorët e vendeve kryesore të akredituar, dhe ata thonë se nuk e kuptojnë qëndrimin e opozitës për këtë reformë. Është një paradoks i madh, sepse instrument për të garantuar konsensusin më shumë se e drejta e vetos nuk ka. Eshtë absurditet që vihet re qartë edhe nga partnerët ndërkombëtar.
Ju jeni koordinatori kombëtar kundër korrupsionit, çfarë pritet të ndodhë në vazhdim , do ketë dosje të tjera ndaj ish zyrtarëve të PD?
Nuk është çështje politike, ose që ka të bëjë me zyrtarë të PD, por do të ketë kallëzime për çdo zyrtar që do të abuzojë më detyrën. Por unë besoj se çështja e korrupsionit nuk është kaq e thjeshtë, por është një problem madhor që duhet luftuar nga të gjithë aktorët e shoqërisë civile dhe qeverisë. Në po punojmë gjerësisht për të krijuar politikat e duhura dhe afatgjata për parandalimin e korrupsionit, që lidhet kryesisht me modernizimin e shtetit. Pasi korrupsioni nuk ka asnjë ngjyrë partiak, pasi vuajnë si demokratët apo edhe socialistët .
Nga ajo që kuptova, do të ketë denoncime të reja edhe për zyrtarë të majtë?
Kush abuzon si zyrtar lokal apo qendror do denoncohen. Nuk do ketë tolerim për asnjë konstatim shkelje nga ish zyrtarët ose , deri në qershor do miratojmë një ligj për mbrojtjen e atyre që do denoncojnë rastet e korrupsionit. Por do jetë ligj që do mbrojë viktimat e korrupsionit, ose janë shtrënguar të bëjnë korrupsion do kenë mbrojtje nga shtetit. Janë masa që do çojnë në forcimin e shtetit.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi