Konferenca CuriaWeb: Hapësira e përbashkët ekonomike Shqipëri-Kosovë
Tiranë, 31 janar 2014
Sot në Tiranë u mbajt konferenca përmbyllëse e forumit CuriaWeb – i mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung, Zyra e Tiranës,- mbi Hapësirën Ekonomike Shqipëri – Kosovë, ku morën pjesë përfaqësues të biznesit, akademikë, qeveritarë dhe pjestarë të shoqërisë civile nga të dy vendet. Kjo konferencë përmbyll forumin përkatës, i cili për plot 3 muaj mblodhi ekspertë, akademikë, dhe njohës të tjerë të fushës së çështjeve dhe ekonomisë ndërkombëtare nga të dyja vendet, u diskutua për mundësitë, skenaret dhe kostot e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ky debat profesionistësh në lëmin e ekonomisë i parapriu për disa muaj takimit në Prizren mes dy Qeverive. Në konferencë foli dhe Zv/ministrja e MZHETS Brunilda Paskali. (Fjala e plote)
Përmbledhja e analizave të ekspertëve që kontribuan në këtë forum u prodhua sipas një metodologjie të veçantë të përdorur nga CuriaWeb, e cila përdori për herë të parë në Shqipëri. Ajo konsiston në ofrimin e një platformë online të diskutimit dhe debatimit. Kjo është hera parë ku ekspertë dhe njohës të fushave të ndryshme nga të dyja vendet mblidhen për të diskutuar në mënyrë interaktive duke nxjerrë kështu edhe rezultate gjithëpërfshirëse nga qarkullimi i ideve, informacionit, dhe analizave të ndryshme nëpërmjet kësaj platforme, të cilat u konsultuan nga më shumë se 3,000 vizitorë. Dokumenti përmbledhës u publikua në portalin Shtetiëeb.org si dhe ju dërgua institucioneve shtetërore të të dy vendeve.
Pas hapit të parë drejt përfshirjes së publikut dhe sidomos të specialisteve të fushës në politikë-bërje, CuriaWeb do të vazhdojë të stimuloje debatin publik dhe gjithëpërfshirjen qytetare në të ardhmen edhe në fusha te veprimit publik, si dhe çështje me rëndësi për të dyja vendet.