Ekonomia, Fullani: 2013 vit i vështirë, 2014 do të shënojë pikë kthese
29 janar 2014
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka paraqitur sot raportin mujor të këshillit mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Ai bëri të ditur se Banka e Shqipërisë do ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit duke e lënë në nivelin prej 3 përqind. Sipas Fullanit ulja e normës bazë të interesit u bë për të stimuluar ekonominë.
Ndërkohë duke bërë një paraqitje të ekonomisë shqiptare ai tha se viti që shkoi ishte I vështirë sidosmos zgjedhjet parlamentare në qershor krijuar një lloj pasigurie tek biznesi. Guvernatori Fullani tha se defiçiti dhe borxhi publik gjatë këtij viti pati rritje të ndjeshme. Gjithashtu Prodhimi i Brendshëm Bruto ka rënë me 2.3 përqind në tremujorin e tretë të vitit, ndërsa gjendja financiare e sipërmarrjeve mbetet e vështirë.
“Viti 2013 ishte një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Deficiti dhe borxhi publik u rri ndjeshëm. Zgjedhjet e 23 qershorit paraqitën një moment pasigurie për biznesin.Sistemi bankar vazhdon të jetë i qëndrueshëm, pavarësisht nga rritja e kredive të këqija. Inflacioni vjetor ka qëndruar me 1.5 për qind. Sipas tij, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 2.3 % gjatë 3 mujori të tretë të vitit 2013”, tha Fullani.
Fullani theksoi viti 2014 duhet të jetë një pikë kthese për ekonominë e vendit, me politika stimuluese dhe duke vijuar me reformat strukturore. “BSH parashikon se viti i ardhshem do te shenoje nje permiresim te ekonomise”, tha ai.