KiE:Korrupsioni dhe ndërhyrjet e politikës e pengojnë gjyqësorin
Raport nga komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muižnieks, 16 janar 2014
Korrupsioni dhe ndërhyrjet e politikës e pengojnë dhe e dëmtojnë efektivitetin e sistemit gjyqësor në Shqipëri”. Është kjo deklarata që vjen nga komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muižnieks.
“Niveli i lartë i korrupsionit në gjyqësor pengon seriozisht funksionimin normal të gjyqësorit dhe shkatërron besimin e publikut në drejtësi dhe sundimin e ligjit në Shqipëri “, ka thënë Nils Muižnieks. Ndërsa i drejtohet autoriteteve të shtojnë përpjekjet që të gjitha rastet e korrupsionit në gjyqësor të hetohen në mënyrë efektive dhe të ndiqen penalisht.
Këto konsiderata, Muižnieks i ka përmbledhur në një raport për Shqipërinë pas vizitës së tij në Shqipëri në shtatorin e vitit të kaluar. Muiznikes thotë se mirëpret strategjinë kombëtare dhe planin e veprimit për të forcuar sistemin gjyqësor në Shqipëri, por thekson se janë të nevojshme veprime me te vendosura duke përfshirë më shumë transparencë dhe procedura në bazë të meritave për emërimin dhe vlerësimin e gjyqtarëve. Komisioneri rekomandon depolitizim në funksionimin e gjyqësorit, duke filluar nga forcimi i pavarësisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që sipas tij siguron integritetin e gjyqësorit shqiptar.
“Anëtarët e këtij Këshilli duhet të zgjidhen me shumicë të cilësuar në parlament dhe duhet të ushtrojnë një ndikim më vendimtar në emërimin, promovimin dhe procedurën disiplinore kundër gjyqtarëve, duke përfshirë edhe ata të Gjykatës së Lartë”, -shprehet Muiznikes.
“Çdo ndërhyrje politike në funksionimin e gjyqësorit duhet të shmanget “, thekson ai.
Komisioneri gjithashtu inkurajon autoritetet të miratojnë masat e nevojshme legjislative të cilat do sigurojnë një shumicë të cilësuar për votimin në parlament në lidhje me emërimin e prokurorit të Përgjithshëm nga ana e presidentit. Muiznikes thotë se tempi është shumë i ngadaltë në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të së Drejtave të Njeriut., por dhe zbatimit të vendimeve të gjykatave shqiptare.”
Të gjitha vendimet e dhëna nga Gjykata duhet të jenë të menjëhershme, të zbatohen plotësisht dhe në mënyrë efektive. Muiznikes e cilëson shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut nga ana e gardës lidhur me mosndëshkimin e autorëve të vrasjeve të 21 janarit.
“Është urgjente për të hetuar të gjitha këto raste dhe autoret e ngjarjeve te 21 janarit te sillen para drejtësisë” tha Muiznikes. “Sepse duhet që procesi të jetë i besueshëm dhe i favorshme për një besim të restauruar publik në shtetin dhe institucionet e saj” citon ai.