Kalkulatori i Taksave Personale: Sa i paguani Ju shtetit në vit?
ShtetiWeb, 7 janar 2014
A e dini Ju sa duhet t’i paguani Shtetit gjatë një viti?
Taksimi progresiv do të nisë aplikimin mbi pagën 30 000 lekë dhe do të jetë në masën 15 % dhe do të përfundojë mbi pagat 300 000 lekë me 25 % të pagës.
Ndryshimet do të përfshijnë edhe skemën e sigurimeve shoqërore. Të gjithë ata që marrin paga relativisht të larta, do të duhet të përballen dhe me një rritje të sigurimeve – sa më e lartë paga aq më e lartë është shkalla e kontributit në sigurime.
Për të thjeshtësuar impaktin e paketes se re fiskale ne xhepin e punëmarresit si dhe në konkurrueshmerinë e punëdhënësit, Baker & Tilly Albania, në bashkëpunim me Shtetiweb.org ka përgatitur Kalkulatorin e Taksave Personale. Mjafton të fusni në kutizën përkatëse të Kalkulatorit shumën e rrogës bruto që Ju merrni, dhe të shtypni Enter