Gati 10 aktet nënligjore për ligjin e nëpunësit civil: Jepni sugjerimet tuaja!

30 dhjetor 2013. Jepni ketu sugjerimet tuaja

Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike ka bërë gati 10 akte nënligjore, që do të bëjnë të mundur funksionimin e ligjit për nëpunësin civil, të ndryshuar, i cili do të hyjë në fuqi më 1 prill. Mungesa e këtyre akteve nënligjore detyroi qeverinë që përmes një akti normativ të shtynte hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil për gjashtë muaj. Ishte vetë ministrja Milena Harito, e cila e lajmëroi pak ditë më parë se në faqen e internetit të institucionit që ajo drejton janë bërë publike aktet nënligjore që rregullojnë ligjin e ri të nëpunësit civil, që u miratua në fund të majit 2013 me konsensusin e të gjitha palëve.

Aktet nënligjore, që përcaktojnë çdo marrëdhënie të nëpunësit civil me institucionin dhe me publikun, nisin që nga rregullorja e deri vlerësimin e nëpunësve publikë për punën që ata bëjnë. Për një funksionim sa më normal dhe të parashikueshëm të administratës, në aktin e parë nënligjor të këtij ligji kërkohet që të parashikohet që në muajin tetor të vitit në vazhdim numri i punonjësve që kërkon institucioni. Kjo kërkesë u dërgohet institucioneve të linjës më të lartë, sipas hierarkisë shtetërore dhe në fund është Këshilli i Ministrave ai që miraton shtesat bashkë me buxhetin e nevojshëm

. Të gjitha aktet nënligjore hyjnë në fuqi më 1 prill 2014, ndërsa ministrja për Administratën Publike, Milena Harito, kërkon sugjerime para se ato t’i dërgohen Këshillit të Ministrave për miratim. Në aktin nënligjor “Për transferimin e përhershëm dhe të përkohshëm të nëpunësve civilë, pezullimin dhe lirimin nga shërbimi civil”, përcaktohen qartë rastet kur një nëpunës civil lirohet nga detyra. “Lirimi nga shërbimi civil bëhet pas dy vlerësimeve negative radhazi nga njësia e burimeve njerëzore. Vlerësim negativ konsiderohet vlerësimi jokënaqshëm; Nëpunësi civil lirohet nga shërbimi civil kur bëhet i paaftë përgjithmonë për të kryer detyrat për shkak të gjendjes shëndetësore. Paaftësia shëndetësore përcaktohet nga Njësia e Burimeve Njerëzore, në bazë të certifikatës së kontrollit shëndetësor dhe sipas kritereve të paaftësisë shëndetësore”, thuhen në aktin nënligjor

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi