Pas 24 orë debat Kuvendi miratoi në parim Buxhetin 2014
24 dhjetor 2014
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur prej orës 11:00 së paradites së të hënës, një seancë maratonë për diskutimin e buxhetit dhe paketës fiskale. Për 24 orë deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë analizuar dhe debatuar per kalimin nga taksa e sheshtë në taksën progresive, rritjen e tatimit mbi biznesin, rritjen e taskave të tjera.
Kryeministri Edi Rama ndërsa prezantoi buxhetin e ri për 2014 tha se ky është buxheti që i jep fund rrënimit dhe vë në lëvizje ekonominë e bllokuar shqiptare. Rama e cilësoi këtë buxhet të shlyerjes së borxheve dhe sipas tij është detyrim i qeverisë shqiptare ratifikimi i këtij buxheti të firmosur nga një milion shqiptarë. Por kryeministri Rama tha se rruga përpara është e vështirë dhe se ishte i vetdijshëm se jo të gjithë do të mund të mbeteshin të kënaqur.
Protagonist i debateve në sallë ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili ndërhyri disa herë radhazi duke replikuar jo vetëm me zotin Rama por edhe me ministrat e kabinetit të tij: “Ju keni dyfishuar taksat, biznesin e vogël e keni rënduar shumë më tepër. Ju jeni në luftë kundër të gjithëve, kundër qytetarëve, në luftë fiskale kundër bizneseve, në varfëri dhe mjerim ndaj të gjithëve. Cmimin do e paguani ju dhe do e paguani shumë shpejt. Me këtë buxhet po sillni një destabilizim të shpejtë dhe të rëndë të Shqipërisë dhe shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë këtë që po bëni ju”. Gjatë debateve, Berisha tha se shumë shpejt kjo qeveri do paguajë çmimin.
Buxheti 2014 u miratua me 79 vota Pro dhe 38 Kundër.
Fjalimin e plotë të Kryeministrit Edi Rama e lexoni duke klikuar këtu.