Arsimi i lartë europian do të financohet në bazë të efikasitetit
Botuar në Mapo Online, 23 dhjetor 2013
Në kuadër të financimit publik për universitetet, një raport i dhjetorit 2013 nga Shoqata e Universiteteve Europiane ka theksuar se karakteristikat e financimit për arsimin e lartë po ndryshojnë gjerësisht dhe jo vetëm për arsye të presionit ekonomik me të cilin po përballen qeveritë.
Çelësi për të marrë financimet e përshtatshme në këto ditë është efikasiteti, thotë raporti. Modelet tradicionale të të ardhurve për arsimin e lartë po ndryshojnë në të gjithë Europën si përgjigje e zhvillimeve shoqërore dhe ekonomike. Në kuadrin e rritjes së konkurrencës për burimet publike, efikasiteti i financimit në sektorë të mëdha, siç është arsimi i lartë në Europë, mbështeten në financimin publik. Autoritetet publike janë të etur për të marrë sa më shumë nga paratë e investuara në universitete. Që nga 2008-a gjendja ekonomike në Europë është përkeqësuar dhe autoritetet presin shpesh më shumë rezultate me më pak para.
Siguruesit publikë të fondeve për arsimin e lartë kanë hedhur sytë gjerësisht nga performanca dhe po shqyrtojnë mundësinë për ristrukturim përmes shkrirjes apo krijimit të nismave të ekselencës, thotë analiza e bazuar në të dhënat e 24 vendeve europiane.
Raporti është një tablo e përkohshme e punës nga DEFINE apo thënë ndryshe Hartimi i Strategjive për financim efikas të arsimit të lartë në Europë, një projekt që do të zgjasë dy vjet e gjysmë deri në pranverë të 2015-ës dhe drejtohet nga Shoqata europiane e universiteteve në bashkëpunim me trupat e arsimit të lartë në Portugali, Britani, Finlandë, Gjermani dhe Danimarkë.
Projekti është bashkëthemeluar nga Komisioni Europian në kuadrin e Programit të të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe autorët e raportit janë Thomas Estermann, Enora Bennetot Pruvot dhe Anna-Lena Claeys-Kulik.
Gjetjet kryesore
Mes gjetjeve kryesore të raportit është se pjesa më e madhe e sistemeve të arsimit të lartë tani përdorin disa lloj elementesh të bazuar në performancë për rezultatet e tyre. Këto përfshijnë formulat dhe të ashtuquajturat kontrata performance. Për shembull, mbi 50 për qind e financimeve të përgjithshme publike të universiteteve vijnë nga grantet e bazuara mbi formulat të paktën në 8 sisteme të arsimit të lartë europian.
Raporti konsideron se indikatorët e ndryshëm të përdorur janë numri i studentëve dhe ata që fokusohen në rezultatet si numri i të diplomuarve,ndërsa shënojnë se mësimdhënia dhe aktiviteti kërkimor janë shpesh të financuar në mënyrë të ndryshme.
“Ndërsa indikatorët e inputitsi numri i studentëve Bachelor dhe master janë kriteri më i rëndësishëm për financimin e aktiviteteve mësimdhënëse, aktivitet kërkimore priren të financohen kryesisht në bazë të indikatorëve të outputit si diplomat doktorale apo sasia e financimit të jashtëm”- thotë raporti.
Ndërkohë, kontratat e performancës, ku synime të tilla janë në marrëveshje mes autoriteteve publike dhe universiteteve janë një kriter i zakonshëm i gjetur në 15 prej sistemeve të arsimit të lartë të konsideruara në studim.
Në aspektet e ristrukturimit studimi ka zbuluar se në thuajse të gjithë shtetet e analizuar, autoritetet dhe universitetet ose po marrin në konsideratë të marrin hapa drejt proceseve shkrirëse me një pamje- bashkë me objektivat e tjerë- për të racionalizuar shpërndarjen e financimeve.
Këto procese variojnë me ristrukturimin më të madh që ka nisur në Danimarkë, Estoni, Finlandë dhe Letoni. Megjithatë, shkrirjet janë vetëm një nga synimet e ndryshme dhe fenomenet e bashkëpunimit që po ndodhin në arsimin e lartë. Format e tjera përfshijnë krijimin e konsorciumeve universitare dhe partneriteteve strategjike.
Autoritetet publike inkurajojnë këto procese duke vendosur skema specifike financimi, shpesh me një fokus te ekselenca- vijon raporti. Nismat me shkallë të gjerë veprimi si në Gjermani dhe Francë, ku financimet shtesë janë të disponueshme për universitetet, mbeten një përjashtim por kanë një ndikim të rëndësishëm në sistemin si i tërë.
Ndërsa universitetet po kërkojnë në mënyrë aktive për të përmirësuar efikasitetin së brendshmi dhe duke krijuar sinergji brenda sektorit mbetet tabloja ligjore ajo që përkufizon fuqishëm kapacitetin e implementimit të masave të ndryshme.
Ky raport i përkohshëm përfundon se universitetet kanë rolin e rëndësishëm në financimin e fushës së eficiencës dhe duhet të jenë proaktive në adresimin e kësaj sfide për të kontribuar në formësimin e kësaj agjende.
Shoqata europiane e universiteteve ka thënë se do e çojë punën përpara me këta tre fokus grupe në pranverë të 2014-ës duke përdorur grupe të vogla të ekspertëve të arsimit të lartë nëpër Europë për të analizuar ndikimin institucional të këtyre tri grupeve të masave të eficiencës, financimeve të bazuara te performanca, skemave e ekselencës dhe masave të përqendrimit në më shumë detaje.