FMN: Pse lejuam rritjen e borxhit
Nga Top Channel, 19 dhjetor 2013
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka sqaruar për herë të parë publikisht se pse nuk u tregua i ngurtë me Shqipërinë, por pranoi një marrëveshje, ku i lejoi Qeverisë të rriste borxhin.
“Le të heqim nje vije te forte dhe te themi se borxhi publik nuk duhet te rritet pertej nivelit te ketij viti. Nese do te ndiqnit kete rruge, ju do kishit nevoje per nje korrektim fiskal prej 4% te Prodhimit Kombetar. Kjo do te cenonte rritjen ekonomike te vitit tjeter, si dhe besimin dhe aftesite e biznesit per te operuar. Dhe ne fund taksat do te duhej te rriteshin shume me teper nga sa u rriten per ta realizuar. Ideja ishte qe te gjenim nje ekuiliber mes asaj sa korrektim duhej dhe sa sa hapsire do t’i jepnim ekonomise per t’u rritur. Dhe une besoj se kemi gjetur nje ekuiliber optimal”, tha shefi i misionit në Shqipëri, Nadeem Ilahi.
FMN vlereson se këtë vit rritja ekonomike e Shqipërisë do jetë në 1.3 për qind, ndërsa për vitin tjetër pret një përshpejtim modest në rreth 2 për qind. Shefi i misionit thotë se paketa e reformave të Qeverisë mund të jete nje ndihme me shume.
“Une mendoj se paketa ekonomike e Qeverise tenton te adresoje problemet me te cilat perballet aktualisht ekonomia. Dhe ne duhet ta kuptojme qe disa nga keto probleme kane prekur besimin e agjenteve te ekonomise, bankave, bizneseve. Nje pasoje direkte e kesaj kane qene detyrimet e prapambetura te cilat Qeveria ka grumbulluar duke ngadalesuar sektorin privat. Tani nese Qeveria e re fillon te shlyeje disa nga keto detyrime kjo do te injektoje likuiditetet ne treg dhe do i japë hapsire ekonomise te rritet, duke permiresuar gjithashtu edhe aftesine e bizneseve per te marre kredi”, tha Ilahi.
Në fund, shefi i misionit sqaron dhe pozicionin e FMN-së për taksën progresive, një nga pikat më të debatuara të paketës së re fiskale.
“Ne nuk kemi qene skeptikë per taksen progresive. Shume vende zgjedhin taksen progresive, shume vende kane takse te sheshte. Keto jane politika te Qeverive. Por duhet te kihet parasysh nje gje, kur rrit progresivitetin, rritet dhe barra mbi administrimin. Per kete keshilla jone per Qeverine ka qene se nese zgjidhni të shkoni në kete rruge do t’ju duhet te beni perpjekje te forta per te permiresuar administrimin”, tha Ilahi.
Dy dite më parë, FMN dhe Qeveria shqiptare njoftuan se kanë arritur marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila e rikthen fondin si gardian të ekonomisë shqiptare dhe financave, 5 vjet pas largimit të tij.