Arrihet marrëveshja me FMN e BB, qeveria 1 mld dollarë kredi në 3 vjet

17 dhjetor 2013

Qeveria shqiptare ka përfunduar negocimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore për kredinë që do të merret në mbështetje të buxhetit. Takimi përfundimtar u zhvillua në orët e paradites në ambientet e Ministrisë, ku të pranishëm përveç përfaqësuesve të FMN-së, kanë qenë Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Burime nga dikasteri i financave bëjnë të ditur se është arritur që të sigurohet një mbështetje financiare për një periudhë 3-vjeçare, me një total prej 1 miliard dollarë. Për vitin e ardhshëm, FMN dhe Banka Botërore do të lëvrojë deri në 350 milionë dollarë, ndërsa pjesa tjetër, do të jepet në periudhën e mbetur, nga 300 milionë dollarë çdo vit.

Palët kanë rënë dakord edhe për kushtet e vendosura. Burimet e mësipërme bëjnë të ditur se FMN dhe Banka Botërore kërkuan që nga paketa fiskale të sigurohej një rritje e të ardhurave me 18 miliardë lekë. “Kushti i dytë kishte të bënte me shlyerjen e borxheve ndaj biznesit, dhe i treti, me mos krijimin serish të një situate të tillë me sipërmarrjen private”,- është shprehur Cani.

Konferenca e shtypit

Ministria e Financave ka organizuar mbrëmjen e sotme një konferencë të përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën e Shqipërisë dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.

Në fjalën e tij prezantuese, Ministri Shkëlqim Cani theksoi se ekonomia është duke operuar nën potencialin e vet dhe se nxitja e saj nëpërmjet borxhit publik është e pa dëshirueshme duke parë se Shqipëria ka një borxh publik të lartë.
“Në dy javët e fundit në bisedime me FMN për artikullin 4 dhe për mundësinë e një program të ri me Fondin. I falenderoj për bisedat konstruktive dhe ndihmën e dhënë. Plan aftamesmë që mundëson rritjen ekonomike dhe vënien në kontroll të financave publike. Rritja reale për 2013 mendohet diku te 1,3%, ndërsa për 2014 gjykimi i përbashkët për rritjen është 2%, diçka më mirë, por larg atyre objektivave që do dëshironim. Kërkesa e brendshme ende e dobët si pasojë e faturave të papaguara. Rritja kryesisht nga kërkesa e jashtme. Kontributi i kufizuar si pasojë e nivelit të kësaj dege dhe kushteve të pafavorshme në Eurozonë dhe në fqinjët tanë. Ekonomia po operon nën potencialin e vet dhe nevojitet gjetja e mundësive dhe çdo rruge për ta mbështetur. Nxitja e ekonomisë me borxhin publik është një opsion, por i padëshiruar,se Shqipëria ka nivele borxhi që do t’i quaja të larta. Borxhi publik është i kushtueshëm. Shpenzimet për interesin sa gjysma e investimeve publike apo diçka më shumë. Këto zvogëlojnë hapsirën për shpenzime të tjera.”- u shpreh Cani.
Ai theksoi se mbetet prioritet shlyerja e faturave te pa paguara.“Është një nga prioritetet tona shlyerja e faturave të papaguara. Duke filluar nga janari i vitit 2014. Ajo që është e rëndësishme, qeveria në bashkëpunim me FMN dhe Bankën e Shqipërisë është e angazhuar dhe i ka identifikuar rrugët që mos kemi më në të ardhmen vonesa me pagesën e punëve publike, shërbimeve, tvsh-së së rimbursueshme. Përveç shqyerjes së detyrimeve të vonuara kemi marrë masat për të mos krijuar detyrime të reja.”- deklaroi Cani.
FMN
Përfaqësuesi i FMN, z Ilahi theksoi se paketa ekonomike që ka ndërmarrë qeveria shqiptare do të ringrejë rritjen e ekonomisë. Sipas tij, paketa ekonomike është në përputhje me standardet e BE.
“E gjithë kjo paketë e politikave ekonomike që ka ndërmarrë qeveria në kuadër të programit të FMN do të ndihmojnë që ekonomia të informohet të jetë e hapur ndaj investitorëve të huaj. Këto reforma do ndihmojnë dhe në integrimin në BE”.
Përfaqësuesi i FMN-së sqaroi se mbështetja synon kryesisht rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare dhe që masat që do të ndërmerren nga ana fiskale të mos i sjellin shqetësime tregut.
“Analizuam problemet ekonomike. FMN ka arritur marrëveshje për programin ekonomik. Ka qenë ky mision, por krahas tij kanë qenë disa misione, krahas misionit të programit financiar ka qenë edhe misioni i mbështetjes teknike. Mendohet të mbështetet përmes një linje financimi 300 milion euro. Kjo marrëveshje me qeverinë shqiptare do finalizohet kur të ekzekutohet nga bordi ekzekutiv i FMN. Programi është hartuar në mënyrë të tillë që të ofrojë mbështetje të fuqishme për rimëkëmbjen ekonomike në periudhën ekonomike afatmesme 2-5 vjeçar. Ideja është që të ofrohet kjo mbështetje për të ulur pikat e dobëta përsa i përket borxhit. Pastrimit të detyrimeve të prapambetura e cila do të rriste besimin në sektorin bankar për të ofruar më shumë kredi. Ideja është që kur të punohet për uljen e situatës së dobët lidhur me borxhin e gjitha kjo të bëhet në drejtpeshimin e duhur lidhur me konsolidimin fiskal. Prandaj është vendosur të ecet në rrugën e një agjesimit fiskal të moderuar. Për këtë arsye siç e përmendi edhe zoti ministër programi ka fleksibilitet. Gjatë programit do shikojmë që të kemi mundësi ti zbusim objektivat tanë për rregullimin fiskal. Nga ana fiskale kjo ka parashikuar që masat që do të merren mos shqetësojnë tregun.”- u shpreh Ilahi.
Bankat 
Përfaqësuesi i FMN, z Ilahi theksoi se vlerëson masat marra nga BSH rreth politikave monetare.
“Fusha e politikës monetare, kam parë masat më të fundit që ka marrë Bankës së Shqipërisë, lidhur me lehtësimin monetar dhe kjo bëhet kur kërkesa është e dobët, duke pasur këtë situatë të dobët dhe si të thuash mungesën e dëshirës për të marrë përsipër riskun e kreditimit për të ndihmuar dhe ata që kanë marrë kredi për shlyerjen e tyre”.
“Crown Agents”
FMN vlerëson asistencën e kompanisë angleze, “Crown Agents” në dogana. “Crown Agent do fusë një element transparence dhe ulje të korrupsionit në dogana”.
Fullani
Ndërkaq Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani parashtroi disa nga sfidat më të mëdha që përballet ekonomia e vendit tonë, ndërsa vërtetoi se bisedimet me FMN kanë qenë të suksesshme.
“U diskutua gjerësisht për politikat financiare që do të ndërmarrë qeveria shqiptare. Marrëveshja plotëson shqetësimet tona kryesore që i kemi ndarë me ju. Marrëveshja me FMN në këtë kohë është një ndër zgjidhjet optimale. Objektivi ynë është rialokimi i burimeve financiare. Do të kërkohet edhe vazhdimi i reformave strukturore nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe kualifikimit të punonjësve. Këto kërkojnë kohë dhe marrëveshja me FMN i adreson në mënyrë të strukturuar. Si BSH, këto politika i hapin rrugën rritjes dhe zhvillimit progresiv të ekonomisë së Shqipërisë. Një tjetër aspekt do të jetë mbajtja e stabilitetit makro-ekonomik të vendit. BSH do të punojë për të mbajtur stabël lekun”, tha Fullani.
Guvernatori theksoi gjithashtu se “sistemi bankar shqiptar është i shëndetshëm dhe i aftë që të përballojë goditje.
“Banka e Shqipërisë është e angazuar që në kuadrin e rekomandimeve të përmirësojë infrastrukturën mbikqyrëse për t’i siguruar ekonomisë një sistem bankar sa më të shëndetshëm dhe fitimprurës”, deklaroi Guvernatori Fullani.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi