Strategjia e BE për Rajonin Adriatik dhe Jonian – SBERAJ
Përgatitur nga Shtetiweb.org, Dhjetor 2013
Drejtoria e Përgjithëshme e Politikave Rajonale dhe Urbane në KE, do të prezantojë në Shkurt 2014, rezultatin e procedurës së konsultimit publik (public consultation) për të gjithë palët e interesuara në Strategjinë e BE për Rajonin Adriatik dhe Jonian – SBERAJ (EU Strategy for the Adriatic and Ionian Region (EUSAIR).
Qëllimi i kësaj strategjie është promovimi i prosperitetit ekonomik dhe social, rritjes ekonomike dhe të punësimit në rajonin e Adriatikut dhe të Jonit nëpërmjet përmirësimit të atraktivitetit të tij, konkurrueshmërisë dhe konektivitetit. Po ashtu kjo nismë mbështet procesin e integrimit të vendeve të Balkanit Perëndimor në BE.
SBERAJ përmbledh tetë vende: katër anëtare të BE-së (Kroacia, Greqia, Italia dhe Sllovenia) dhe katër jo-BE (Shqipëria, BiH, Mali i Zi dhe Serbia). Programi fokusohet në katër shtyllat e mëposhtëme: (1) mbështetje e rritjes në sektorin detar; (2) ndërthurjen e rajoneve; (3) ruajtjen, mbrojtjen, përmirësimin e cilësisë së mjedisit; (4) rritjen e atraktivitetit të rajonit.
Ju mund të gjeni një kopje të dokumentit strategjik në linkun: EU Strategy for the Adriatic and Ionian Region (EUSAIR).