Grupi Social-Demokrat në PE publikon numrin e parë të revistës “Ekonomia Progresive”

Pregatitur nga Shtetiweb.org, 13 dhjetor 2013

Grupi Social-Demokrat në Parlamentin Evropian në mbështetje të nismës “Ekonomia Progresive” sapo publikoi versionin elektronik të revistës “Journal for a Progressive Economy”.

Në këtë numër 16 politikanë dhe ekspertë të ekonomisë shprehen dhe analizojnë mënyra progresive për të trajtuar problemet e evidentuara nga kriza financiare, ekonomike, sociale dhe politike që po përjeton Bashkimi Evropian dhe Eurozona që nga viti 2008.

H. Swoboda, S. Fassina, B. Ségol, J.-P. Fitoussi, Ch. Wyplosz etj trajtojnë rreziqet e aplikimit të masave neo-liberale dhe pasojat sociale; rolin dhe përgjegjësitë e Komisionit Evropian në luftën kundër krizës ekonomike dhe sociale;  nevojën e reformave strukturore në të gjitha vendet e BE; zbatimin e një reforme progresive në tregun e punës, bazuar mbi stabilitetin, sigurinë, drejtësinë dhe progresin e marrëdhënieve punëdhënës – punëmarrës; efektin dominò të pa-barazive socio-ekonomike; rolin e Bankës Qëndrore Evropiane në luftën kundër papunësisë, etj.

Klikoni këtu për të lexuar Revistën Ekonomia Progresive

 

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi