BB: Reforma në tatime, pensione dhe energji, ndryshe borxhi do arrijë 76% e PBB

Zhvillimet ekonomike në Europën Juglindore, 9 dhjetor 2013

Reforma në tatime, pensione dhe energji, ishin tre pikat e renditura nga Banka Botërore për tu kryer sa më shpejt të jetë e mundur, në të Shqipëria rrezikon rritjen e borxhit publik në 76 për qind deri në vitin 2018. Kjo ka qenë deklarata e djeshme e përfaqësuesve të bankës Botërore në Shqipëri gjatë prezantimit të raportit “Rimëkëmbja e ndadaltë”, që trajton zhvillimet ekonomike në vendet e Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërinë. Megjithatë drejtorja rajonale e Bankës Botërore, Ellen Goldstein, vlerësoi se paketa e përgatitur nga qeveria do të sjellë disiplinën fiskale që ka munguar në vitet e fundit, program afatmesëm për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe një përqëndrim të investimeve në projektet prioritare. Zonja Goldstein tha se Banka Botërore mund të ndihmojë qeverinë shqiptare me një hua në intervalin midis 100 dhe 200 milionë USD.

Raporti u prezantua dje nga autorët e tij, Gallina A. Vincelette dhe Abebe Adugna, kryeekonomiste të Bankes Boterore. Sipas autorëve, Evropa juglindore doli nga recesioni i dyfishtë në gjysmën e parë të vitit 2013, mbështetur nga një rimekembje e zonës Euro. Sipas raportit rritja ekonomike Shqipërisë në gjysmëne parë të vitit 2013 ishte 1.3%, ndërsa për gjiysmën e dytë të 2014 pritet një rigjallërim i rritjes në 2.1%. Shqipëria renditet në këtë mënyrë e dyta nga fundit në rajon për 2013-n porsa i përket rritjes ekonomike, duke lënë pas vetëm Bosnjën. Raporti vlerëson rritjen e punësimit në Shqipëri, me e forta që nga 2010, ndërkohë që norma e papunësisë është më e ulëta në rajon, në nivelin e 12.6%. Megjithatë, shqetësues është niveli i lartë i kredive me probleme, të cilat kanë nevojë për një monitorim të ngushtë, ndërkohë që konsumi dhe investimet mbeten të ulëta.

Sipas raportit, Borxhi publik i vendit parashikohet të kapërcejë nivelin 66 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, pa përfshirë pagesën e lajmëruar të pagesave të prapambetura. Ekspertët e Bankës Botërore kanë konfirmuar se pagesat e prapambetura ndaj biznesit arrijnë në 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nëse nuk do të ketë reforma, paralajmëuan ata, borxhi mund të arrijë deri në 76% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Borxhi publik është i i paqëndrueshëm. Nëse nuk merren masa rrezikohet stabiliteti makroekonomik, vendi do të detyrohet të paguajë interesa të larta për borxhin, si dhe ka rrezik për aftësinë paguese të tij’, paralajmëruan ekspertët e Bankës Botërore.

Ekspertët e Bankës Botërore pohuan gjithashtu se po bashkëpunojnë ngushtë dhe me FMN-në për zgjidhjen e pagesave të prapambetura ndaj biznesit. Në bashkëpunim me qeverinë po punohet për rikuperimin e borxhit të paqëndrueshëm dhe përmirësimin e kredive të këqija (për këto të fundit po punohet për një paketë masash), dy elementë që janë tepër të rëndësishëm për ruajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike të vendit.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi