Statusi, mbyllet dialogu i parë i nivelit të lartë Shqipëri-BE. Fule: Ja 5 përfundimet

12 nëntor 2013

Prioritetet e caktuara në progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë u diskutuan sot në një tryezë të rumbullakët Shqipëri–BE, e cila pritet të elaborojë jo vetëm ato që cilësohen si “kushte” të BE-së, por edhe rrugët për realizimin e tyre.
Si një vit të mirë e ka cilësuar Komisioneri Stefan Fule vitin që po lëmë pas për Shqipërinë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Fule vlerësoi zgjedhjet e realizuara në vendin tonë, si dhe pëprjekjet që janë bërë nga qeveria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Ka qenë një vit i mirë përsa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe transferimit konstruktiv të pushtetit. Ka qënë një vit i mirë që na lejoi ne që në progres-raport të tregojmë që Shqipëria ka bërë progres. Po ashtu është një vit që na ka ndihmuar ne që tu japim rekomandime të posaçme shteteve anëtare si dhe informacione shtesë që ne ua kemi dhëne dhe presim që ato ti marin seriozisht. Dhe cili ka qënë reagimi i Komisionit Evropian për progresin e Shqiperisë? Edhe një angazhim më i madh nga ana jonë. Unë mendoj që qytetarit shqiptar duhet t’i jepet një ide e qartë e rrugës për në BE dhe të shikojnë edhe hapa konkrete”,- deklaroi Komisioneri Fule.
Ai bëri me dije se nga takimi me kryeministrin Rama janë arritur disa përfundime të përbashkëta lidhur me 5 rekomandimet që BE i ka bërë Shqipërisë para se ajo të marë statusin kandidat për në BE.
“Kur flasim për prioritetet kyçe flasim për 5 rekomandimet. Në fakt më duhet të them që prisja që të kishim fillim të mirë, por kemi pasur fillim të shkëlqyer, diskutime të shkëlqyera. Kemi shpenzuar rreth tre ore përsa i përket thelbit të diskutimit dhe kemi nxjerrë përfundime të përbashkëta”,- u shpreh Fyle.

5 PËRFUNDIMET E PËRBASHKËTA TË TAKIMIT FYLE- RAMA

Së pari, kishim mundësinë të përkufizojmë mbështetjen në procesin e integrimit për Shqiperinë, synimi është të strukturohet bashkëpunimi dhe të ndihmojmë Shqiperinë që ta mbajë fokusin te integrimi.
Së dyti kemi konfirmuar se gjithëpërfshirja dhe transpoarenca është element kyç, dhe e theksoi kryeministri pjesëmarrjen e kryetares për Komisionin e Integrimit, zonjën Bregu. Ne do e fuqizojmë këtë element në dialogun e nivelit të lartë.
Së treti ramë dakord për një plan veprimi, që të shohim se si do jepni rezultate për këto 5 prioritete kyçe.
Së katërti e vlerësojmë qëllimin e qeverisë për platformë dialogu kombëtar për integrimin, ku do përfshihen qeveria, opozita dhe shoqëria civile. Ne e kemi bëre të qartë që kjo do konsolidonte qasjen konsensuale për integrimin.
Së pesti ramë dakord që vitin që vjen do kemi takimin e radhës dhe arritëm në përfundimin që nga sot e deri në publikimin e progres raportit të ardhëshëm të kemi edhe 4 takime të tilla.
“Unë kam vlerësuar në mënyrë specifike informacionin e detajuar që na është dhënë përsa u përket veprimeve të qeverisë për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto janë ato dy fusha që ne i kemi përmendur dhe qeveria duhet të vazhdojë punën e saj që ne të mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE.
Me këto lloj qasje që kemi parë sot jam tërësisht i bindur që Komisioni Evropian ka informacion shumë të rëndësishëm për të ndarë me vendet e tjera përpara se të jepet vendimi për marjen e statusit kandidat nga Shqipëria”,-deklaroi Komisioneri Fule.

RAMA: ADRESUAM ÇËSHTJE TË RËNDËSISË SË PARË
Pas tryezës së takimit në nivelit të lartë, në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministri Edi Rama theksoi se kjo tryezë e sotme që u bashkëdrejtua nga ai dhe eurokomisioneri shënoi një moment me rëndësi për të gjithë palët, duke falënderuar në veçanti dhe zj.Bregu.
“Sapo kemi mbyllur dialogun e parë të nivelit të lartë, që kam pasur kënaqësinë ta bashkëdrejtoj me Komisionerin për Zgjerimin dhe në praninë e një grupi ministrash si dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, Kryetarit të Lartë të Drejtësisë, Kryetares së Komisionit të Integrimit zonjës Majlinda Bregu që e falënderoj në mënyrë të posaçme.
Besoj se ky sesion i nivelit të parë ka shënuar një moment të rëndësishëm dhe njëkohësisht ishte për ne, një hapësirë e munguar për të adresuar çështje të rëndësisë së veçantë më pak se për të çuar përpara një proces që tanimë vjen edhe në vazhdim të publikimit të progres-raporti dhe të rekomandimit të komisionit të vendeve anëtare për ti dhënë Shqipërisë, statusin e vendit kandidat”.
Sipas Ramës, ky takim shërbeu për të kaluar përpjekjet e qeverisë në drejtim të reformave, siç janë ato për forcimin e reformave të forcimit të rendit ligjor dhe gjithashtu në luftën kundër korrupsionit. Në këtë pikë Rama theksoi se veprimet do të jenë të koordinuara dhe shumë solide me qëllim, integrimin.
“Dua të nënvizoj se veprimet e qeverisë në këtë periudhë të shkurtër shihen dhe vlerësohen dhe nga ana tjetër se mbi këtë bazë mund të ndërtojmë një veprim të koordinuar shumë solid për një të ardhme të afërt dhe atë më të gjatë, dhe me prioritete të caktuara qartë nga komisioni me qëllim shkuarjen para për integrimin në BE”.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi