Shtresa e mesme është shtylla kurrizore e një vendi

Nga Frank Hantke Drejtor, Friedrich Ebert Stiftung – Zyra e Tiranës, 4 nentor 2013

Klasa e mesme është shtylla kurrizore e shoqërisë. Një shoqëri nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe e aftë të ekzistojë, si dhe të vendosë rregulla të drejta sociale pa një klasë të mesme funksionale dhe të shtrirë gjerësisht. E përcaktuar fillimisht si shtresa mes fisnikëve dhe fshatarëve (James Bradshaë, 1745), përkufizimi i saj ka evoluar duke u vendosur mes shtresës së lartë të shoqërisë dhe klasës punëtore pas revolucionit industrial. Sot në shtresën e mesme futen profesionistë të ndryshëm, manaxheret, nëpunesit civilë, dhe përgjithësisht të gjithë ata që nuk merren me punë fizike. Karakteristikë të përbashkët ky grup ka masën e konsiderueshme të kapitalit njërëzor të përbërë nga edukimi universitar, kualifikimet e larta profesionale, si dhe tolerancën e ulët ndaj rrezik-marrjes e ilustruar me shkallën e lartë të pronësisë së banesave, vendet e sigurta të punës. Po ashtu në përgjithësi ata ndajnë të njëjtën shtresa shoqërore dhe kanë perspektiva jete të qëndrueshme për pinjollet e tyre.

Per sa me siper, klasa e mesme pergjithesisht konsiderohet si me nje te tashme te sigurt. Ajo eshte e bazuar fort ne tradite dhe perben elementin „konservativ“ te një shoqërie në sensin e angazhimit për të ruajtur zakonet dhe doket e trasheguara me breza, madje shpesh edhe shmangie të risive. Po ashtu kjo shtrese ka tipare relativisht te theksuara te solidaritetit, bazuar ne norma morale, sociale dhe fetare. Optimizmin e shpreh ne nje perparim te kujdeshem drejt te ardhmes, gjithnje duke eliminuar rrezikun ne maksimum dhe duke ruajtur arritjet shumebrezeshe.

Si pasoje e polarizimit te pasurise dhe rritjes se papunesise, gati kudo ne Evrope shtresa e mesme po zvogëlohet. Sot ne Gjermani vetem 58% e popullates konsiderohet e mesme (nga 65% ne 1997) sipas nje studimi nga Fondacioni Bertelsmann. Në vend të saj, dy grupe shoqërore të skajshme po rriten shpejt:i të pasurit dhe të varfërit. Për arsye te kunderta, të dy keto grupe nuk janë të afta ose të gatshme të japin impulset e nevojshme për një shoqëri të drejtë sociale qe inkurajon individed drejt nje pjesëmarrjeje efikase në çështje materiale dhe ideore. Per me teper kur klasa e mesme ka probleme ekonomike dhe / ose sociale, pjeset e prekura te klases se mesme orientohen drejt ekstremeve. Si pasoje sistemi politik i vendit destabilizohet.

Pamundesia a avancimit ne shkallezimin social eshte nje tjeter element tensioni per klasen e mesme. Ky fenomen ndalon ose ngadaleson avancimin e shtresave te uleta drejt shtreses se mesme, si dhe pengon pinjollet e shtreses se mesme per tu ngjitur me lart ne hierarkine sociale. Ne nje demokraci sociale, ashensori social me i mire eshte arsimi.

Ne Shqiperi shtresa e mesme historikisht ka qene grupimi social qe historikisht dhe pavaresisht orientimit politike, ka pesuar goditjet me te renda. Shpallja e Pavaresise e gjeti Shqiperine me nje shtrese te mesme gati jo-egzistuese te perbere kryesisht nga pinjolle familjesh te medha qe kishin kryer studimet jashte vendit e qe rronin kryesisht nga renta familjare. Ketij grupimi ju shtua dhe nje pjese shume modeste e nepuneseve civile, te borgjezise qe po lindte dhe te profesioneve liberale qe kishin filluar te strukturoheshin (si doktor, mesues, avokat, etj).

Pas 1944, regjimi komunist e shkaterroi kete shtreseze nepermjet luftes se klasave. Ato humben sigurine materiale nepermjet shtetezimeve dhe konfiskimeve; te ardhmen e pinjolleve te damkosur si borgjeze; dhe te tashmen nga menjanimi nga te gjitha aktivitetet ekonomike. Vendet e lena bosh ne administrate, sipermarrje (publike) dhe profesione liberale u mbushen me fshatare (ne 1945 rreth 90% e popullates vinte nga fshati).

Keto pasoja vazhdojne te ndihen dhe sot ne shoqerine shqiptare. Ne menyre paradoksale edhe ajo shtrese elitare qe u krijua gjate sundimt komunist, u braktis deri ne shkaterrim pas viteve 90’. Shqiperia u gjet pa nje shtrese te mesme te afte te kontribuonte ne shtetin e ri demokratik me nepunes civile, politikane, administratore ndermarrjesh publike, diplomate, gjykates, etj.

Parimet e social-demokracisë – sjellje sociale dhe solidare, e drejta për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe zbatim, kërkesa për barazi etj. – janë vlera klasike te shtreses se mesme. Prandaj, paralelisht me krijimin dhe zhvillimin e një shoqërie sociale të drejtë, veprimet e mëposhtme janë të nevojshme per nje zhvillim ekonomik e social te qendrueshem te nje vendi, dhe si te tille jane pjese perberese e kontributeve te FES-it. Ketu hyjne aktivitetet për mbeshtetjen, forcimin, dhe zhvillimin e një klase të mesme; arsimi cilesor dhe gjitheperfshires, lufta kunder varferise; mbeshtetja e organizimeve shoqerore dhe profesionale si psh grupimet sindikale, shoqatat e profesionisteve, etj.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi