Rekomandimet e studimit “Reforma Territoriale” kryer nga SKL International, Suedi

Studim i kryer nga SKL International, dhjetor 2013

Studimi i plote KLIKO KETU

Ne Shqipëri si qeveria ashtu dhe politikanët e opozitës, vëzhguesit ndërkombëtarë madje dhe kryetarët dhe zyrtarët vendorë ndajne mendimin qe ka një numër të madh njësish të qeverisjes vendore. Në veçanti, komunat dhe bashkitë e vogla, e kanë të vështirë, në mos të pamundur, të përmbushin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit të pushtetit vendor (ku përfshihen furnizimi me ujë, kanalizimet, transporti publik, menaxhimi i mbetjeve dhe planifikimin hapësinor, etj).

Njesite vendore me te medha ofrojne avantazhe konkrete ne lidhje me:

–      Rritjen e eficensës teknike në ofrimin e shërbimeve (p.sh. ne menaxhimin e mbetjeve)

–      Ofrimit te mundësive për të angazhuar profesionistë të kualifikuar për shërbimeve të veçanta, në vend që të mbështeten tek administratorët e përgjithshëm

–      mbledhjen më efikase të taksave lokale në sajë të një rendimenti administrativ të rritur

–      aftësinve më të mëdha për të promovuar zhvillimin lokal ekonomik (p.sh. nëpërmjet marketingut të turizmit apo prodhimeve bujqësore)

–      shmangien e qasjesve perfituese ne kurriz te komunave fqinje (p.sh. kur lejohet zhvillimi intensiv i ndërtimeve, pa marrë parasysh nevojën për të ruajtur hapësirat e gjelberta ne raport me komunen fqinje);

–      rritjen e kapaciteteve për të aplikuar në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për të tërhequr financime të huaja

–      rritjen e fuqisë negociuese perkundrejt qeverisë qendrore

–      rritjen e mundesive për bashkëpunim ndër-komunal (pasi ka më pak palë, ndërmjet të cilave duhet arritur marrëveshja).

Përkundrejt këtyre përfitimeve duhen llogaritur kostot e zhvendosjes së përfaqësimit vendor dhe administratës lokale më larg nga njerëzit.  Per kete arsye çdo reforme territoriale duhet te permbaje masa plotesuese qe sigurojne qasje te vazhdueshme te qyetetareve tek zyrtaret vendore dhe përfaqësim te gamës së plotë të interesave lokale nga keta te fundit.

Nga ana tjetër, njësitë e qeverisjes lokale do të fitojnë legjitimitet më të madh demokratik, pas do te kene me teper mundesi të permbushin funksionet e tyre. Qytetaret do te jeme me mire te informuar dhe me aktive.

Që nga riorganizimi i fundit, i madh i njësive vendore në vitin 1992, raporti i kostove dhe përfitimeve ka ndryshuar për shkak të migrimit masiv të brendshëm, progresit teknologjik dhe rritjes së pritshmërive të qytetarëve për sa i përket ofrimit të shërbimeve ne nivelin lokal. Ndërkohë, shumë vende të tjera evropiane kanë ndërmarrë, ose jane perpjekur te trajtojne problemin e fragmentimit ne komuna te vogla, nepermjet ristrukturimit te territorit.

Rruga drejt statusit te vendit kandidat per BE, e ka komplikuar dhe me shume kete process. Shqiperise do ti duhet ose të fuqizojë pushtetin vendor që ai të jete ne gjendje te përmbushë

kërkesat nga me te ndryshme që variojnë nga trajtimi i ujërave të zeza tek prokurimin publik, ose duhet të gjejë mënyra të tjera për të përmbushur këto nevoja.

Ne kete kendveshtrim, vendnumerimi është i papajtueshme me ambiciet për një qeverisje të decentralizuar dhe shpejt a vonë do te krijoje ferkime në rrugetimin drejt BE.  Zgjerimi dhe zmadhimi i njësive vendore mund të jetë njëri nga opsionet për të trajtuar këtë çështje. Pervoja nga vende të tjera tregon qe ky është një opsion i qëndrueshëm (dhe pse procesi për të arritur atje nuk është gjithmonë i drejtë).

Ka dhe variante të tjera.  BE nuk do të (dhe nuk mundet) detyrojë Shqipërinë të ndryshojë sistemin e saj të qeverisjes vendore.  Vende të tjera si Republika Ceke dhe Franca amvisojne njësi vendore dhe më të vogla, duke u bazuar në një bashkëpunim ndërkomunal të zgjeruar.  Por ky bashkëpunim nuk eshte evident në Shqipëri dhe mund të kërkojë mbeshtetje financiare shumë të madhe. Sidoqofte kjo është një zgjedhje komplekse që nuk ndryshon shumë nga transferimi i kompetencave tek niveli i ndërmjetëm i qeverisjes vendore (dhe përgjithësisht më pak demokratikisht të përgjegjshëm).

Ne mungese te reformes, alternativa tjetër mbetet transferimi i kompetencave nga komunat dhe bashkitë, tek ministritë apo ndoshta tek autoritete të perforcuara ne nivel Qarku. Ky variant do të ishte i padëshirueshem për vetë njësitë vendore dhe gati në kundërshtim me ligjin aktual për pushtetin vendor. Pikëpamja jonë është se qytetarëve do t’ju shërbehej më mirë ne një sistem solid të nivelit të parë të qeverisjes vendore.

Rekomandime

Nëse qëllimi i reformës administrative është një përmirësim kuptimplotë i kapacitetit të qeverisjes vendore, atëherë nevojitet një përqasje relativisht ambicioze.  Rekomandimi ynë është që komunave dhe bashkite duhet te ristrukturohen brenda kufijve aktuale të qarkeve perkates.  Në pikëpamjen tonë, synimi për të pasur pesë deri në tetë njësi vendore për çdo qark është një hap i rëndësishëm drejt decentralizimit politik dhe administrativ te nevojshem.

Praktikisht kjo do te thote rreth 80 njesi vednore ne te gjiteh vendin, numer qe ne mendojme do te jete optimal per tu dhene mundesi pushtetit lokal te ushtroje pergjegjesite e tij sipas ligjit shqiptar. Kjo ndarje eshte e krahasueshme dhe me vendet fqinje, dhe respekton frymen e reformave te ngjashme ne Evrope, gjithnje duke qendruar brenda spektrit te zgjidhjeve politikisht te pranueshme ne Shqiperi. Ne mendojme qe duhet te nisim diskutimin per kete reforme duke pranuar profilin e saj te larte politik dhe duke e kompletuar me nje qasje fleksibel dhe qe merr parasysh nevojat dhe preferencat e qytetareve, me shume se kritere te thata teknike (si numri i banoreve, burimet lokale, etj).

Raporti parashtron hapat e reformës, ne nje proces politikisht te papenguar dhe qe respektin demokracine lokale.  Parlamenti do te duhet të legjislacionin me udhezimet perkatese duke përcaktuar dhe rezultatin e përgjithshëm të dëshiruar (për shembull, numrin total të njësive vendore në vend) dhe faktorë të tjerë për tu konsideruar. Por propozimet për ndryshime në hartën administrative në çdo qark duhet të vijnë nga Këshillat e Qarqeve (pra, nga përfaqësuesit e Komunave dhe bashkive) në bashkëpunim me Prefektin.  Qytetarët duhet të informohen dhe të përfshihen në proces.

Secilit Këshilli Qarku do t’i kërkohet të hartojë një propozim për ndarjen e qarkut në blloqe te cilat do te sherbejne per te krijuar më pas njësitë e reja administrative të përbëra nga disa (katër ose pesë mesatarisht) njësi vendore ekzistuese. Komunat dhe bashkitë egzistuese nuk do të detyrohen të bashkohen sipas këtyre blloqeve, te pakten jo gjate fazes se pare e cila bazohet ne vullnetin e lire te tyre. Gjithmone nese vullneti ekziston, njësitë e caktuara brenda një grupi nuk do të pengohen te bashkohen me nje grup tjeter. Për të kryer përgatitjen e nevojshme teknike dhe kanalizuar asistencën tekniko-financiare ne “perzierjen” e komunave dhe bashkive ne blloqete  reja, do krijohet një grup pune i vecante.

Qeveria qendrore duhet të ofroje mbeshtetje financiare te konsiderueshme për të inkurajuar pjesëmarrjen vullnetare ne bashkimin ne blloqe te reja (për shembull, alokimi e granteve të

kushtëzuara dhe granteve konkurruese për njësitë qe bashkohen).  Synimi do të ishte bashkimi vullnetar i një numri kritik njësish vendore në kohë për zgjedhjet vendore të 2015.  Njësitë që nuk do të arrijne te bashkohen deri ne 2015, do të kenë kohë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore (2019) për të ri-vleresuar qasjen e tyre.  Parlamenti mund të shqyrtojë nëse kjo fazë e dytë do të mbetet vullnetare apo do të jetë e detyrueshme, dhe pse angazhimi për mbylljen e reformës administrative deri në 2019 do të bënte që faza e parë të ishte më rezultative.

Kjo përqasje:

  • ndërthur efektivitetin e iniciativës nga lart-poshtë (udhëzime më të qarta, nxitje dhe perspektiva e një reforme të detyrueshme më vonë) me ndjeshmërinë ndaj interesave vendore nga poshtë-lart;
  • mundeson qe propozimet për reformë të nisin me një vlerësim të kushteve dhe preferencave vendore dhe jo me një fokus ekskluziv mbi njësi të kategorive të caktuara (p. sh. njësitë e vogla)
  • mundeson qe reforma të amvisohet në mënyrë demokratike (përmes Këshillit të Qarkut dhe këshillimeve vendore) pa mbetur peng i interesave të politikanëve ose zyratreve lokalë.

Një nga problemet e mundeshme është se diskutimet gjatë shqyrtimeve në Këshillat e Qarqeve mund të polarizohen politikisht.

Duhet të theksojmë së nuk ka shume kohe ne dispozicion.  Duke supozuar që pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në qershor 2013 mund te fillohet me procesin e reformes, faza e parë duhet mbyllur brenda më pak se dy vjeteve, per te qene ne kohe per zgjedhjet e ardhshme vendore në Maj 2015.  Nëse Shqipëria pret zgjedhjet e ardhshme të 2019 per te filluar reformen territoriale, atehere mund të behet shumë vonë (për shembull, negociatat për anëtarësim në BE mund të jenë duke perparuar dhe Qeveria do të gjenden nën presionin për të plotësuar cdo boshllëk të evidentuar në  kapacitetet administrative).

Ne duam të theksojmë faktin se vetem reforma administrative nuk është kushti i mjaftueshem për nje decentralizim efektiv. Veçanërisht, reforma te mëtejshme për të siguruar rregullsine, transparencën, parashikueshmerine dhe ligjshmerine në financat vendore, do te ishin te nevojshme.  Reforma territoriale do të nxisë një rritje modeste (mesatarisht) të të ardhurave vendore dhe permiresim te eficiences, por këto pasoje në nuk jane me te rendesishmet. Konsolidimi territorial do të zvogeloje një pengesë të rëndësishme në decentralizimin e mëtejshëm fiskal, duke rritur mirekuptimin e publikut per rolin e rendesishem te transfertave të larta drejt njësive vendore të vogla.

Tabela më poshtë paraqet një vlerësim të gjerë të pasojeve të reformës së rekomanduar (pas zbatimit të plotë të saj, p.sh. 2019 apo më vonë).  Ne jemi të ndërgjegjshëm që ky është një propozim ambicioz që pritet të hasë kundërshti.  Që një reformë e tillë të jetë e suksesshme ajo duhet të përfitojë nga mbështetja e politikaneve në vend dhe nga roli i shoqatave të qeverisjes vendore në tërësi.  Kjo e fundit është dhe arsyeja pse ky studim e ka nisjen nga ShKSh.

Vlerësimi paraprak i pasojave të reformës së rekomanduar

Zona e ndikimit

Pasojat e pritura
Numri i Njësive Vendore Nga 65 bashki dhe 308 komuna sot, në 80 njësi të reja vendore
Popullsia mesatare / njesi Rritet nga 7,592 në 35,397*
Sipërfaqja mesatare / njesi Rritet nga 77 km2 në 359 km2
Të ardhurat Rritje shtese (< 5%) e të ardhurave për frymë si pasojë e përmirësimit të mbledhjes së taksave dhe tatimeve.  Pritet një rritje më domethënëse nga financimet e donatorëve nëse njësitë vendore shihen si të afta për të amvisuar projekte më të mëdha (dhe pse kjo varet nga drejtuesit lokalë si dhe madhësia e e njesive). 
Shpenzimet Rritja e përgjithshme në perpjestim te drejte me të ardhurat pasi njësitë vendore do të kene mundesine te përmbushin më mirë detyrimet e tyre. Për komunat e vogla, një zhvendosje e mjeteve dhe personelit (maks. 15–20%) nga administrimi në ofrimi i shërbimeve.  Një reduktim i ngjashëm pritet dhe për kosto për njësi të shërbimeve, për shkak të ekonomisë së shkallës. Angazhimi i personelit të përkushtuar dhe specializuar do të sjellë dhe përmirësime domethënëse në cilësinë e shërbimeve.
Numri i të zgjedhurve vendorë Numri i Kryetarëve do të ulet nga 373 në 80. Numri i këshilltarëve do të varet nga konfigurimi i reformës, por gjasat janë që të ulet në më shumë se gjysma, duke supozuar që Neni 24 i ligjit për qeverisjen vendore nuk do të ndryshojë.‡ 
Bashkëpunimi Ndërkomunal Lehtësohet shumë: për shembull, miratimi i një projekti rajonal për një landfill do të kërkonte firmën e 5–8 kryetarëve dhe jo me të 30. 
Decentralizimi Administrativ Pasoje pozitive: të gjitha njësitë vendore do të veprojne me mundsi te zgjeruara qe mundësojnë ofrimin më eficent dhe të drejtpërdrejtë të disa shërbimeve dhe ndërkohë lehtësojnë bashkëpunimin për projekte më të mëdha. Mgjt duhen garanci shtese për të mundësuar qasjen e qytetarëve nga zonat e largëta në vendim-marrje dhe shërbime. 
Decentralizimi politik Pasoja shumë pozitive: zhduken pengesat kyçe politike de factopër decentralizimin (njësitë e vogla dhe jo eficente); qeverisja vendore ka një zë më të fortë dhe të unifikuar perkundrejt qeverisë qendrore (pjesërisht përmes heqjes së dallimit mes komunës dhe bashkisë). 
Decentralizimi financiar Pasoje pozitiv e lehte: pritet një rritje e të ardhurave reale vendore (të ardhura shtese plus rritje e efikasitetit) në masën 5–10%; sidoqofte nje rritj e të ardhurave me 100% apo më shumë do të nevojitej ne menyre që njësitë vendore të plotësojnë detyrimet e tyre sipas ligjit për qeverisjen vendore. 

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi