Kukan: “Statusi është i arritshëm por nuk vjen automatikisht”
Takimi i gjashtë i Stabilizim-Asocimit, 28-29 tetor 2013
Në Tiranë po zhvillohet takimi i gjashtë i Stabilizim-Asocimit, mes përfaqësuesve të parlamentit shqiptar dhe atij evropian, që pritet të zgjasë 2 ditë. Në fillim të takimit, bashkëkryetari Taulant Balla falënderoi PE-në për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në përpjekjet për të ecur përpara drejt BE-së.
Axhenda e takimit dyditor parashikon diskutime që lidhen me implementimin e legjislacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformimin e gjyqësorit dhe administratës publike, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e ekonomisë në fushën e sektorit të energjisë, etj.
Takimi i sotëm vjen dy javë pasi Komisioni Europian i rekomandoi vendeve anëtarë që Shqipërisë t’i jepet Statusi kandidat. Kryetari delegacionit të parlamentit europian për Ballkanin Eduard Kukan tha se “Statusi është i arritshëm por nuk vjen automatikisht, dhe se ka nevojë për punë që procesi të rrenjësohet në politikën e vendit”. Ai konsideroi si thelbësor dialogun mes forcave politike.
Gjatë fjalës së tij në takim, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar dhe konsoliduar reformat e nevojshme që do të mundësojnë marrjen e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave me BE-në për anëtarësimin në union. Sipas kryediplomatit shqiptar, rekomandimi i KE-së për ti dhënë Shqipërisë statusin kandidat nuk shihet si trofe, por si nxitje për të arritur rezultatet e duhura. “Për ne marrja e statusit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim është proces i mundshëm por jo i përfunduar. Rekomandimin e KE-së nuk e konsiderojmë si medalje apo trofe por si nxitje. Kohën deri në vendimmarrjen e BE-së e konsiderojmë si mundësi për të vijuar dhe konsoliduar reformat. Nuk kemi më kohë për të humbur në këtë drejtim.”- tha ministri Bushati. Sipas ministrit Bushati, “procesi i anëtarësimit në BE është jo vetëm objektiv kombëtar por instrument për transformimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.”
Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnia-Herzegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, Eduard Kukan tha sot se marrja e statusit kandidat është i arritshëm, duke shtuar se ende ka punë përpara në mënyrë që procesi të rrënjoset në politikën vendase. Në fjalën e tij Kukan tha se në Shqipëria këto kohë kemi para disa shenja të mira dhe premtuese, duke menduar që dialogu politik ka menaxhuar zgjedhje të mira, dhe një kalim pa probleme të pushtetit. Kukan tha se këto janë janë predispozita të rëndësishme për ta çuar procesin para. “Ne vijmë në një kohë të rëndësishme, disa javë mbas vlerësimit dhe rekomandimit për statusin, dhe disa javë para se të takohet këshilli evropian, që do të kenë një vendim të rëndësishme për Shqipërinë. Rekomandimi është sinjal për të gjithë forca politike, që tregon vlerësimin për ato arritje që janë bërë, dhe për të inkurajuar qeverinë e tanishme për të vazhduar reformat. Një sinjal që procesi mund të jetë i suksesshme vetëm nëse shihet si një interes i përbashkët. Në këtë periudhë shoh parlamentin si najë aktor të rëndësishme në këtë proces. Parlamenti është pjesa kryesore e demokracisë, në të cilin diskutimet politike dhe dialogu gjithëpërfshirës duhet të ndodhë. Ky dialog është kritik në procesin e mëtejshëm të integrimit.”- tha Kukan.
Gjatë mbledhjes ka patur edhe replika mes palëve, rreth zhvillimeve të fundit në vend, të përqëndruara kryesisht në lëvizjet në administratë, por edhe për çështje që lidhen me korrupsionin.
Eurodeputeti kroat, Nikola Vuljanic, kritikoi anëtarët shqiptarë në komisiomin parlamentar të Stabilizim-Asociimit, për akuzat ndaj njëri-tjetrit. “Kjo nuk të çon gjëkundi, dëgjova shumë zhurmë, shumë fjalë, për statistika, për raste që janë ndjekur. Lufta kundër korrupsionit nuk është për të bindur të tjerët apo BE, por duhet të bëhet për mirëfunksionimin e vendit. Nuk do jeni në gjendje të funksiononi si shtet, në kuadër të legjislaciont të BE, nëse nuk zgjidhni këto probleme.
Firmoset Rezoluta
Mbyllet pozitivisht takimi ndërparlamentar dyditor Shqipëri – BE. Pasi Këshilli i Stabilizim-Asociimit kishte deshtuar dy vitet e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve politike në Shqipëri, këtë herë mazhoranca dhe opozita firmosen me PE bashkarisht, rezolutën e përbashkët, ku theksohet mbështetja e rekomandimit të Komisonit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin dhe për t’i adresuar Keshillit Europian thirrjen e përbashket për vote pro për Shqipërinë në dhjetor.
Kreu i delegacionit te PE-se Eduart Kukan deklaroi se Qeveria dhe Parlamenti shqiptar duhet te nderrmarrin aksione konkrete deri ne dhjetor, veçanerisht per luften kunder korrupsonit.
“Ju lutem, mos mendoni se jeni ndëshkuar, keni armiq apo vendi juaj është një viktimë e një skepticizmi të disa vendeve anëtare në BE. Po, është e vërtetë që disa vënde janë skeptike për t’iu dhënë statusin në dhjetor. Kjo është e vërtetë. Situatën duhet ta vlerësoni prej këndvështrimit tuaj, duke bërë atë çfarë iu takon të përmbushni. Kështu, ju do keni ndërgjegjen e qetë për atë që ju bëtë. Pjesa tjetër mbetet të vendoset prej vëndeve anëtare. Nëse vijoni të keni progres, atëherë do të jetë e vështirë t’ua bllokojnë statusin”, tha Eduart Kukan.
Rezoluta prej 13 pikash rendit nje sere kriteresh te papermbushura ende nga pala shqiptare, ku perveç korrupsionit dhe permiresimit te legjislacionit per krimin e organizuar, pasurite kriminale, gjyqesorin, jane edhe institucionet e tjera te pavarura.
Ne rezolute nuk eshte perfshire debati i brendshem per administraten publike, pavaresisht se zevendesimet ne te ishin tema me e nxehte e diskutimit mes mazhorances dhe opozites ne prani te nderkombetareve.
Mesazhi i fundit para largmit nga Tirana i delegacionit te PE-se per Shqiperine perpara proves se saj ne dhjetor inkurajimi i Qeverise per te bindur vendet skeptike me veprime te qarta te punes se Qeverise ne fushat e spikatura.