Arsimi për reformim
Nga Besnik Nallbani, botuar në Shqiptarja.com, 28 tetor 2013
Duke marrë shkas nga nje artikull i botuar në një nga organet e shtypit të përditshëm që fliste për ngadalësim të reformave në arsim, mendova të shpreh disa mendime me bindjen që disa nga kolegët e mi ne fushën e mësimdhënies, ta thellojnë akoma më tej me opinion e tyre, cilat do ishin më efikase në thellimin e këtyre reformave.
Nga një vështrim i përgjithshem në Kurikulat e Arsimit Parauniveritar, gjëja e parë që të bie në sy, është që pothuaj në çdo fillim viti shkollor, në të gjitha shkollat e vendit tonë qarkullojnë të ashtuquajturit “Tekste Alternative”, të cilat pa asnje dyshim krijohen jo në rritjen e cilësisë së mesimit por në funksion të përfitimeve monetare për ata që i krijojnë.
Kjo është aq e vërtetë sa nuk mund të mohoet se moria e madhe e arsimtarëve nën diktatin e Drejtorëve, zgjedhin ato tekste për të cilet urdhërohen pa marë parasysh sesa u shërbejnë nxënësve dhe mësuesve që do të punojnë me to. Jo për te justifikuar Drejtorët e shkollave por edhe këta me “Porosi” të Drejtorëve Rajonalë të Arsimit, duhet të zgjedhin midis Altertekstit të rekomanduar dhe vendit të tyre të punës. Që nga teksti i Abetares së Klasës së Parë dhe deri tek tekstet e Maturës vëren një mori përmbajtjesh të cilet më tepër kanë çoroditur nxënësit dhe mesuesit, sesa për të ngulitur dije më të përparuara e të qëndrueshme. Eshtë thënë dhe i qëndroj plotësisht pohimit se teksetet e periudhes sëe monizmit dhe gjithë arsimi i atij sistemi ishin tërësisht të politizuar dhe pa asnjë mëdyshje duhej reformuar tërësish.
Politizimi i tëjskajshëm i asaj shkolle, kërkonte ndryshime thelbësore nëstrukture e përmbajtje. Të ashtuquajturat tekste alternative edhe me ndryshimet demokratike, jo në pak raste na kanë serviruar dhe shprehur pasionet e autoreve sipas preferencave për drejtues partiakë. Mendimet e mia sesi mund të hartohen tekstet mësimore, mbështetur në realitetet historike do ti shpreh në një shkrim tjetër. Disa probleme të kuadrit drejtues. Ministrja e Arsimit dhe Sporteve zonja Lindita Nikolla,para disa ditësh në Komisionin Parlamentar, paraqiti shqetësimin e mësuesve të tepert në D.A.R. –et, mbi numurin e miratuar. Për sa më sipër nuk ka asnjë dyshim që faktet janë reale, por unë e shtroj problemin nga një këndveshtrim tjetër.
Para ardhjes së demokracisë pranë Kom Ekz. Të Rretheve, funksiononin Seksionet e Arsimit dhe Kulturës. Po mar këtë strukturë për rrethin e Tiranës që mendoj në mënyrë modeste së e njoh më mirë. Nje seksion i tillë ekzistonte më jo më shumë se 10 punonjës të cilët inspektonin të gjitha institucionet e kultures, rinisë e sportit në qytet e fshat bashkë. Vend të vecante zinin veprimtarite e dhjetra shtëpive të pionierit apo vatrave të kultures pa përmendur numurin e madh të shkollave. Në Tiranë aktualisht funksionojne 3 D.A.R.-e në qytet e fshat, ku punojnë rreth 100 punonjës. Ndërkaq krahasimi i mesiperm nuk ka të bëjë me nostalgji e as me e kopjimin e ndonjë modeli të drejtimit të arsimit në të shkuarën.
Fjalen e kam për organizimin e institucioneve operative dhe funksionale dhe efikase për të ngritur në një shkallë më të lartë cilësinë e produktit në arsim. Ekziston akoma ne fuqi nje VKM, shtator 2003, nësë nuk gaboj, që percakton kushtet për mënyrën e ngritjes dhe funksionimit të D.A R.-eve në vend, si dhe rrugët për rekrutimin e punonjësve në këto Drejtori. Në to përcaktohet kriteri bazë konkursi i kandidateve para nje komisioni mix, ndërsa vetë Titullari i D.A.R.-it duhet të konkurojë pranë Minisrtisë.
Shtroj dy pyetje: -Sa prej drejtuesve të D.A.R.-eve kanë ardhur në ato funksione nëpërmjet konkurseve dhe po ashtu sa prej inspektoreve janë nënështruar kritereve për të mbuluar pozicionet e punës që mbulojnë?? -Vertet i duhej Tiranës të kishte dy D.A.R. një për qytetin dhe një për Fshatin. Dhe për ta plotësuar këtë tablo na krijohet edhe një D.A.R. tjetër për zonën e Kamzës?! Apo kjo tjetra u krijua për të kënaqur orekset e pushtetarëve Lokalë të tëjpolitizuar, orekse që u plotesuan me një firmë të ish Ministrit të Arsimit, të cilit si Deputet i zonës i garantoheshin vota pa limit nga zyrtarët e papërgjegjshëm që kanë shpënë në fryrjen e organikave të mesuesve për të cilin shpreh shqëtësimin edhe Zonja Ministre.
Jam i bindur se organikat e tilla për drejtimin dhe menazhimin e arsimit nuk shfaqen vetëm në Tiranë. Lexuesi duhet ta dijë së në 12 Qarqe të vendit ka D.A.R dhe Zyra Arsimore me një numur të madh punonjësish të vijes së parë dhe prapavijës. Por duke mos u mjaftuar me kaq gjithë kësaj morie punonjësish, kohëve të fundit i është shtuar edhe një Institucion tjetër Arsimor : “Inspektoriati i Arsimit në Nivel Kombëtar”. E thënë në mënyrë sintetike aktualisht kemi të bëjmë me një administrate drejtimi e menaxhimi tëpër të mbingarkuar të arsimit parauniversitar. Mendoj se janë këto problemet që duhen analizuar, me bindjen se duke zbritur më poshtë do të dalin probleme të tjera të shumta që do të bëjnë të vihen pikat mbi “I”. Duke zbritur poshtë në shkolla dhe në mësues ka vend për nje analyze tjetër të thelluar lidhur me” -ngarkesat, profilet apo lëndët që japin në lidhje me arsimin e kryer. Analiza duhen bërë edhe për numurin e nxënësve për klasë, ndarjet e numurit të punonjësve sipas kërkesave reale në të gjitha institucionet parauniversitare dhe parashkollore.
Pa nje vështrim të thellë e kritik nuk duhet të shpëtoje edhe regjistrimi i nxënësve në shkolla e kopështe. Në mjaft prej shkollave e kopshteve në qytetet kryesore të vendit ka klasa të tejfryra jashtë kapaciteteve ekzistuese. Po aq një vemendje të vecante meritojne analizat për shkollat profesionale mbi rentabilitetin, llojshmërine, cilësinë dhe aftësinë profesionale të produkteve që prodhojnë. Kjo natyrisht meriton një analizë të hollësishme, për të cilat mund të shprehem në një të ardhme.