Kryeministri Rama mbledh Këshillin Ekonomik Kombëtar

25 tetor 2013

Kryeministri, Edi Rama ka mbledhur sot në Kryeministri, Këshillin Ekonomik Kombëtarme perfaqesues te bizneseve dhe bankave qe operojne ne vendin tone.

Në qendër të tryezës janë marrëdhëniet shtet- biznes dhe mbi të gjitha stabilizimi dhe rigjallërimi i ekonomisë së vendit. Rama u shpreh se krizën ekonomike dhe te financave në vend duhet ta kthejmë në një oportunitet për ta kapërcyer duke dalë nga kjo më të fortë.

Na duhet rritje ekonomike me punësim, që do të thotë një ekonomi prodhuese që rigjeneron vende të reja pune, theksoi kryeministri.

Rama paraqiti para të pranishmëve një draft, për të cilin tha se pret sugjerime, për ta çuar më pas atë drejt institucionalizimit si një strukturë që nuk varet nga humoret e qeverisë, apo nga dëshira dhe mosdëshira   e kryeministrit dhe ministrave për tu mbledhur ose jo.

“Njëherë në tre muaj ky Këshill do të mblidhet në këtë formë që jemi sot, ku do të variojnë prezencat e ministrave sipas temave përkatëse. Çdo tre muaj ne do të sjellim këtu temat e nxehta. Ndërkohë që çdo muaj ky Këshill do të mblidhet pa praninë e ekspertëve të huaj, që nuk mund t’i kemi çdo muaj, dhe pa praninë time, por me praninë e gjithëhershme të ministrave të Financave dhe Zhvillimit për të ndjekur çështje më aktuale dhe me mikro të sektorit privat.  Ky Këshill të jetë edhe vendi ku trajtohen probleme të vogla, qoftë edhe të një kompanie, por që na shërbejnë për të zgjidhur jo vetëm atë problem por për të luftuar fenomene shumë problematike deri sot, si sjellja e administratës tatimore ndaj biznesit, moskorrektesa e qeverisë ndaj sipërmarrësve, si vetë korrupsioni në administratën tatimore dhe shtetërore, kudo ku ka një pikë kontakti mes sipërmarrjes dhe shtetit, që është një fenomen që  mund ta luftojmë nëse krijojmë një marrëdhënie të mirë mes nesh.”- tha Rama.

Rama siguroi të pranishmit për vullnetin e palëkundur të tij personal dhe të qeverisë që drejton, që ky Këshill të jetë një instrument i vlefshëm dhe një forum ku qeveria të mësojë pa i kthyer shpinën kësaj tryeze për shkak të vërtetash të hidhura që mund të thuhen në vijim , për të cilat siç tha ai, “në fakt kemi më shumë nevojë.”

I pranishëm në mbledhje ishte edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, si dhe përfaqësues të dhomave të ndryshme të ekonomisë, Dhoma Shqiptare e Tregtisë, Biznes Albania,  si dhe ekspertë ndërkombëtarë të ekonomisë.

 

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi