Çmimi Nobel në Ekonomi u akordohet tre studiuesve nga SHBA-ja

14 tetor 2013

Sërish amerikanët janë fitues të Çmimit Nobel të Paqes. Studiuesit e shkencave ekonomike Lars Peter Hansen, Eugene Fama dhe Robert Shiller nderohen me Çmimin Nobel në Ekonomi për vitin 2013

Tre studiuesit nga SHBA-ja, Lars Peter Hansen, Eugene Fama dhe Robert Shiller vlerësohen sivjet si nobelistë në fushën e ekonomisë. Të tre profesorët vlerësohen për analizën empirike të tyre mbi kurset e aksioneve në bursë, njoftoi Akademia mbretërore e Shkencave në Stokholm.

Çmimi për shkencëtarët në fushën e ekonomisë nuk bën pjesë në grupin e çmimeve klasikë Nobel, sepse kjo kategori nuk është e përfshirë në testamentin e themeluesit të fondacionit Alfred Nobel. Çmimi Nobel në ekonomi jepet nga Reichsbank e Stokholimit “në përkujtim” të Alfred Nobel që nga viti 1969.

Që nga ajo kohë Akademia mbretërore e Shkencave në Suedi ka vlerësuar kryesisht ekonomistë nga SHBA-ja më këtë çmim. Ndër të vlerësuesit me nobel në ekonomi deri më sot ka qenë vetëm një grua, studiueses nga SHBA-ja Elinor Ostrom iu akordua çmimi i vitit 2009. Reinhard Selten, është deri tani i vetmi gjerman i nderuar me nobel në ekonomi në vitin 1994.

Me dhëniën e Çmimit Nobel në ekonomi mbyllet shpallja e nobelistëve të vitit, ndërsa ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe të çmimeve organizohet tradicionalisht më 10 dhjetor ditën e vdekjes së Alfred Nobelit(1833-1896).

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi