Emergjencë për para, qeveria do të kërkojë 20 milionë euro borxh

Nga Ornela Manjani, botuar në Shekulli Online, 6 tetor 2013

Emergjenca për likuiditete do të detyrojë qeverinë shqiptare të dalë në tregun  ndërkombëtar për të financuar deficitin. Në kushtet kur arka e shtetit është borxh,  ku mungojnë 210 miliardë lekë për shkak  të mosrealizimit të të ardhurave, Ministria e Financave do të marrë një borxh  prej rreth 24 miliardë lekës, ose 20 milionë euro. Borxhi i brendshëm është konsumuar, ndërkohë që bankat e nivelit të  dytë dhe individët janë tërhequr nga blerja e borxhit të qeverisë. Në këto kushte  Ministria e Financave është e detyruar  të dalë për financim në tregun ndërkombëtar dhe dy financuesit potencial janë Banka Botërore dhe Fondi Monetar  Ndërkombëtar. Burime nga Ministria e  Financave bëjnë të ditur se do të zgjidhet alternativa më e mirë, pasi nuk ka  financim pa kushte.

Financimi i brendshëm

Norma e interesit për bonot e thesarit  është përgjysmuar në dy vitet e fundit  duke prekur minimumin historik në 4  %, qeveria nuk ka munduar të sigurojë  shumën e kërkuar në ankandin e fundit. çka tregon se tregu i brendshëm nuk  është i gatshëm në financojë qeverinë. Banka e Shqipërisë nuk ka arritur të shesë  të gjithë shumën e planifikuar në obligacione tre vjeçare fikse në ankandin saj  të fundit, por vetëm 80% të saj. Sipas  rezultateve të ankandit, të publikuar nga  Banka e Shqipërisë, shuma e shpallur për  shitje për obligacionet tre vjeçare fikse,  me kupton indikativ 4.9% ishte 3.5 miliardë lekë. Ndonëse shuma e ofruar për  shitje ka qenë pak më e lartë, në rreth 3.6  miliardë lekë, shuma e pranuar ishte 2.88  miliardë lekë. Ndërkohë që yieldi (interesi) maksimal i pranuar ishte 5.45%,  nga 5.78% i pranuari. Kuponi në ankand ishte 5.45%, nga 4.9% që ishte  kuponi indikativ, duke reflektuar presionin e bankave dhe investitorëve të  tjerë për të pasur kthime më të larta  nga investimi tre vjeçar.

Borxhi

Për gjithë vitin kufiri i huamarrjes së  brendshme, i parashikuar në buxhetin e vitit 2013, është në vlerën 27.4 miliardë lekë, ndërkohë sipas përllogaritjeve,  aktualisht kjo hua është konsumuar në  89.3 %. Po të krahasohen shifrat me të  njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton  një rritje e huasë prej 10.7 miliardë lekë.  Kjo lidhet dhe me faktin se jemi në një  vit zgjedhor dhe investimet publike kanë  njohur rritje të dukshme. Këto fonde ka-në shkuar kryesisht për shlyerjen e kompanive qe kanë kryer punë publike, por  edhe për investime në projekte të reja. Faturat  Faturat e papaguara për TVSh-në janë 6  miliardë lekë, 7 miliardë lekë është borxhi i pacertifikuar, 10 miliardë lekë është  borxhi për tatim fitimin e parapaguar,  9 miliardë lekë janë faturat e pagesave  të invaliditetit, shpenzime për energjinë  dhe fatura të tjera. Mbështetur në këto  tregues Ministri i Financave Shkëlqim  Cani ka cilësuar si kritike situatën e financave publike në vend. Por qeveria ka një  strategji, e cila do të nisë nga zbatimi me  marrjen e një borxhi prej 24 miliardë lekësh, evidentimin dhe pagesat e borxheve  ndaj biznesit si dhe mbështetjen e shtresave në nevojë. Për këto të fundit qeveria  do të çelë një zë të veçantë në buxhet, duke  siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe  jo nëpërmjet politikës fiskale.

Të ardhurat  

Për periudhën janar- korrik 2013,  mosrealizimet e të ardhurat në tatime dhe dogana tregojnë se mosrealizimet janë të larta, jo vetëm ndaj  planit, por edhe ndaj realizimit faktik të vitit 2012. Përkatësisht ato  rezultonë -7,6% dhe -2,2% ose në  madhësi absolute mosrealizimi është  132 milionë dollarë ndaj planit dhe 36  milionë dollarë ndaj faktit të 2012-s. Realiteti ynë përgënjeshtron atë  që thotë kryeministri mbi transparencën, por edhe përsa ai flet për gjend-jen solide të ekonomisë. Po rendis disa  tregues të botuar nga vetë Ministria e  Financave për të dhënat fiskale të 6  mujorit. Të ardhurat buxhetore janë 6-7  miliardë lekë më pak se një vit me parë,  borxhi ka arritur sipas Ministrisë së Financave 871,8 miliardë lekë nga 828.2  miliardë lekë në fund të vitit 2012, defi-citit buxhetor ka arritur 48.2 miliardë  lekë, kur parashikimi vjetor është 48.9  miliardë lekë. Në këtë faturë nuk janë të  përfshira borxhet e fshehura të qeverisë së shkuar, ku bëjnë pjesë detyrimet  ndaj biznesit faturat e ndryshme të  prapamentura që nga energjia e uji dhe  deri te pagesat e invaliditetit dhe ndihmës ekonomike. Me të ardhurat nuk  mbulohen shpenzimet korrente, duke u  shfaqur deficiti primar, kështu në fund  të tremujorit të parë, raporti i borxhit  publik ndaj PBB-së ka kaluar kufirin e  vendosur në ligin buxhetor 62,6%, kufi  i cili pritet të ndryshohet me rishikimin  e buxhetit gjatë këtij muaji.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi