Konferencë për mediat e FMN dhe Ministrit të Financave: Situatë kritike financiare

Tiranë, 27 shtator 2013

 

Misioni i FMN-se ka dhene nje konference per mediat ne Ministrine e Financave, ne prani te ministrit Cani dhe guvernatorit te BSH, Fullani.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani foli sot për atë që e quajti “situatë kritike financiare” të buxhetit të shtetit. Ai tha se borxhi publik po rritet me shpejtësi ndërsa të ardhurat e buxhetit janë të dobëta. “Gjendja është e rëndë por jo e pashpresë,” tha Cani.

“Ndajme te njejtat mendime me FMN dhe BSH per situaten makro ekonomike dhe financiare ne vend, qe sipas gjykimit tone eshte kritike dhe e rende”- tha ministri Cani.

Sipas tij te ardhurat jane 7.2% me pak nga plani dhe 3.8 % me pak se e njejta periudhe e vitit te kaluar. “Parate jane harxhuar ndjeshem gjate 8 mujorit te pare, per pasoje borxhi publik nuk do jete 64% sa ishte zotimi i qeverise se meparshme, por mbi 67%. Ketu nuk kam perfshire pagesat per punimet e kryera gjate viteve, pasi po te shtojme edhe kete pjese te borxhit te fshehte, vetem pjesen e detyrimeve qe shteti i ka bizneseve, deficiti duhet te arrije jo me pak se 73%”- tha ai, duke shprehur se synohet te vihet borxhi nen kontroll.

Rritja në këtë vit nuk arrin në 3.1 për qind nga sa qe parashikuar, por besohet se do të jetë 1.7 deri në 1.9 për qind.

Afërsisht 9 miliardë lekë janë fatura të papaguara nga thesari. Përveç këtyre kemi edhe 6 miliardë lekë kërkesa të paplanifikuara për shpenzime sociale. TVSH e parimbursuar është 6 miliardë lekë e certifikuar dhe 7 miliardë lekë në procesim. Kemi edhe 10 miliardë lekë tatim fitimi të parapaguar që nuk është rikthyer te biznesi nga administrata tatimire.

Ai ka garantuar daljen nga emergjenca, stabilizimin e gjendjes dhe kthimin e rritjen e qendrushme ekonomike. Ministri premtoi paraqitjen e nje pakete shume shpejt, qe nga rimodelimi i skemes se pensioneve, reforma strukturore per tatimet e doganat, heqjen e tvsh per medikamentet, politike ndihme per shtresat ne nevoje, paraqitjen e takses progresive.

FMN

Sipas FMN vihet re dobesi ne ekonomie e per kete rritja ekonomike pritet te jete 1.7%.  “Ne mendojme qe vitin e ardhshem rritja ekonomike mund te arrije 2.3%. Shikojme devijime te konsiderueshme te politikes fiskale per shkak te mosrealizimit serioz te te ardhurave krahasuar me pritshmerine dhe historia e detyrimeve te akumuluara te pashlyera. Problemi ka ardhur duke u perkeqesuar dhe nje nga detyrat e misionit ishte te bente vleresim te detyrimeve te prapambetura”- tha perfaqesuesi i FMN, duke thene se nje vleresim paraprak i tyre eshte 56 miliarde lekesh. Nese do te renditeshin ne shifren e borxhit publik te shpallur aterehe shifra do kalonte 72%.

Ai theksoi se qeveria duhet te ndermarre nje plan afatmesem per qendrueshmerine financave publike. “Duhet percaktuar nje objektiv afatmesem per te ulur borxhin, por duhet marre parasysh se masa e korrektimit nuk duhet te jete shume agresive.

“Ulni deficitin fiskal duke nisur nga viti 2015.  Duhet filluar reforma ne fushen e taksave se aty perkeqesimi ka qene mjaft i keq. Ndryshime ne politikat tatimore”- tha ai.

Qeveria duhet te filloje perpjekje per te dokumentuar detyrimet e prapambetura dhe pas verifikimit te kete nje veresim nga nje agjenci e pavarur qe procesi te jete i paanshem, e me pas te behet plani se si do te shlyhet.

Qeveria te marre reforma per te parandaluar krijimin e detyrimeve ne te ardhshme. Korrektimi i borxhit nuk mund te kryhet ne nje vit. Reforme pensionesh nga viti 2015.

 

 

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi