Një dimension social për Bashkimin Ekonomik Monetar: Përse dhe Si?

Institute Notre Europe, 19 shtator 2013

Në debatet mbi reformat e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar (BEM), po përmëndet gjithnjë e më shpesh dhe ideja e një “Bashkimi Social”, që do të kompletonte katër elementët egzistues të Bashkimit Ekonomik Monetar (BEM): ekonomik, fiskal, bankar dhe politik.

Komisioni Evropian do të publikojë mbi këtë argument një komunikim në fillim të Tetorit dhe vendimet përkatëse mbi formën që ky bashkim do të ketë, pritet të merren në mbledhjet e Tetorit dhe të Dhjetorit të Keshillit Evropian.

Qëllimi i këtij studimi nga Notre Europe, është të analizojë se ç’formë do të duhej të merrte përbërësi social i zonës Euro. Autorët vënë në pah nevojën për të vënë dimensionin social në qendër të politikave të integrimit Evropian..

Pjesa e parë e dokumentit trajton nevojën e forcimit të dimensionit social në EU 28 dhe / ose në EU 17. Arsyet që mbështesin aplikimin e politikave sociale në EU 28 janë: a) thellimi i vazhdueshëm i Tregut Unik dhe presioni që ky proces shkakton mbi kushtet sociale; b) ulja e mbështetjes së qytetarëve evropianë për projektin evropian dhe mbi legjitimitetin e tij; dhe c) nevoja për të trajtuar pasojat sociale të krizes ekonomike dhe financiare.

Pjesa e dytë propozon një listë jo-shteruese të inisiativave që mund të ndërmerren në kuadrin e dimensionit social të BEM. Këto insiativa mund të grupohen në tre shtylla: a) mbështetja e funksionimit efikas të BEM; b) mënjanimi i pasojave negative të monedhës së përbashkët mbi sistemet kombëtare të mbrojtjes sociale, dhe c) adaptimi i arkitekturës së BEM për të vënë në të njëjtin nivel rëndesie si çështjet ekonomike, edhe çështjet sociale.

Tekstin e plotë të këtij studimi mund ta gjeni në: http://www.shtetiweb.org/2013/09/23/social-dimension-emu/

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi