Laisser-faire apo kolektivizmi, dy rrymat dhe politika

Nga Milton Fridman, botuar në Mapo Online, 18 shtator 2013

Ne kemi arritur të survejojmë në mënyrë të përmbledhur dy palë rrymash të kompletuara në aspektin e opinionit publik e në atë të “ politikave publike“; si dhe të një rryme tjetër akoma në progres. Sejcila prej tyre ka pasur një kohëzgjatje ndërmjet 50 apo 100 vjet. Rryma e  parë erdhi në klimën e një opinioni publik të orjentuar drejt marketeve të lira dhe të Laisses-faire, le të themi nga viti 1776 deri në vitin 1883 në Britani; nga viti 1776 e deri në vitin 1885 në SHBA. Rryma e dytë, drejt kolektivizmit, erdhi dhe u shtri që nga viti 1883 e deri në vitin 1950 në Britani, ndërsa në SHBA, që nga viti 1885 e deri në vitin 1970. Rrymat shoqëruese të “politikave publike “, e para ajo e lidhur me Laisses-faire, mund të themi se filloi rreth 1820 deri në vitin 1900 në Britani, dhe nga viti 1840 e deri në vitin 1930 në SHBA. Ndërsa ajo drejt kolektivizmit, mund të themi, që filloi në Britani nga viti 1900 deri në vitin 1978; ndërsa në SHBA, filloi në vitin 1930 dhe zgjati deri në vitin 1980. Dua të saktësoj që këto janë data të përafërta, të cilat mund të rrumbullakosen me plus ose minus një dekadë.

Të dy aspektet e rrymës së re në progres, janë tashmë në fazën e rritjes tyre. Në aspektin e opinionit public, kemi tendencën e saj drejt çlirimit të marketeve dhe një limitim gjithnjë e më të madh të rolit të shtetit. Në Britani, kjo rrymë ka filluar rreth viteve 1950, ndërsa në SHBA, ka filluar rreth viteve 1970. Në aspektin e politikave publike, kjo ka filluar në Britani në vitin 1978, ndërsa në SHBA, ka filluar në vitin 1980.

Në se do ti referoheshim rrymave të mësipërme të kompletuara tashmë, mund të themi që rryma aktuale, në aspektin e parë të saj të opinionit publik, ndodhet në moshë të mesme, ndërsa në atë të politikave publike ndodhet në fazën fillestare. Por, e rëndësishme është që të dyja këto janë në fazën e ngjitjes ku akoma aspekti i politikave publike nuk po evidentohet qartë.

Për ata që besojnë në shoqërinë e lirë dhe në ngushtimin e rrolit të shtetit, kemi shumë arsye për optimizëm. Por kurdoherë, nuk kemi arsye për të mos duruar dhe për tu ankuar. Asgjë nuk është e pashmangëshme në kursin e historisë, sidoqë kjo mund të duket vetëm në retrospective. Kjo ndodh për arsye se: ”Dukeqënëse ne jetojmë në një shoqëri gjërësisht të lirë, jemi të prirur të harrojmë shpejt dhe të mos përceptojmë se sa të kufizuara janë hapsirat kohore dhe hapsirat globale për ato vende dhe popuj ku gjëndja tipike mendore e të kuptuarit të kësaj bote është akoma nën presionin e tiranisë, skllavërisë dhe të mjerimit  “

Praktikisht, ekziston rreziku që në aspektin e aferave publike, të kemi një deviacion drejt abortimit të tij apo orjentim drejt rrymës kolektiviste. Zgjërimi i rolit të shteti edhe në vendet me cilivilizim perëndimor, ku përgjithësisht, shoqëritë janë krenare e të kënaqura që i përkasin botës së lire, aty janë mbartur shumë interesa të cilat bëjnë që njerëzit të jenë të prirur të rezistojnë fort për t’i mbajtur ato duke i konsideruar si të drejta të tyre të natyrshme. Çdo individ është në gjëndje të kuptojë dhe të besojë në atë që çfarë është e mirë për të është e mirë edhe për vendin, rrjedhimisht individi është i prirur për të justifikuar këtë përjashtim të veçantë nga rregulli i përgjithëshëm që gjithësecili të pretendojë për favore.

Pra, leksioni themelor nga të dyja rrymat e sipërpërmendura është i qartë se: Sapo një rrymë e opininionit publik dhe atij të politikave publike ështe formësurar dhe stabilizuar, ato kanë tendencë të kundërshtojnë çdo Kundra-Rryme të opinioneve dhe të vazhdojnë në drejtimin e tyre të përcaktuar. Gjithashtu, këto rryma janë të afta të mos influencohen duke injoruar të gjitha pengesat si ato gjeografike e ato të natyrave e ngjyrimeve politike të ndryshme, drejt rrugës së përcaktuar. Por, në fund të fundit, sado të sukseshme të jenë ato, përsëri nuk mund t’i shmangen krijimit të kushteve për një rikthim dhe shiftim të tyre në rryma të tjera.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi