Nishani në takimin e presidentëve të rajonit

Durrës, 17 shtator 2013

Takimi i 5-të Rajonal i Presidentëve, që mblodhi në Durrës Presidentët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë ka përfunduar ditën e sotme.

Në mbyllje të samitit, tema kryesore e të cilit ishte bashkëpunimi rajonal dhe efikas mes 4 vendeve fqinje Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, presidenti Nishani, në rolin e mikpritësit vlerësoi rolin e këtij samiti në përforcimin e objektivit të përbashkët të këtyre vendeve, që është integrimi në BE si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat mes tyre.

Nishani theksoi se është arritur të çrrënjoset mosbesimi, me këtë samit që sipas tij, “ka rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes vendeve”.

“U nënvizua më shumë dhe më fortë, mundësia e rrugëtimit të përbashkët të integrimit të BE. Integrimi në BE është dhe mbetet prioritet kryesor dhe ky rrugëtim i përbashkët do i bëjë proceset më efiçente”, – tha Nishani.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi