Transparenca dhe zhvillimi në sektorin minerar

Nga Sokol Mati, botuar në Javanews.al, 25 mars 2016

sokol-matiInformacioni dhe trasparenca jane dy elemente shume te rendesishem ne hartimin e politikave zhvillimore per nje rritje ekonomike te qendrueshme ne cdo sektor te ekonomise.

Une do te ndalesha ne rendesine, qe keta dy elemente kane ne hartimin e politikave minerare sidomos ne kete periudhe globale krize te zgjatur te sektorit, me nje luhatje cmimesh te produkteve minerare shume me teper se luhatjet normale nder vite te tyre, me fenomene te abuzimit te cmimeve nga percaktuesit e tyre, me elemente te rinj qe verehen ne konkurencen globale, me nje rishperndarje gjeografike te flukseve te levizjes se produkteve minerare dhe me nje konkurence shume me te eger ne tregun global minerar.

Kur flasim per informacionin ai ka tre elemente perberes: 1.grumbullimi informacionit; 2.analiza e tij; dhe kuptohet 3.transparenca me publikun per kete informacion se bashku me debatin e hapur publik ne lidhje me te; per percaktimin e opsioneve optimale dhe nje vendimarrje per nje zhvillim te qendrueshem. Kur themi transparence ajo duhet te perfshije ne vetvete te dy aspektet ate te informacionit mbi zhvillimet e sektorit per te siguruar ide nga sa me shume aktore dhe transparence te vendimeve te marra.

Keta tre elemente jane pazgjidhshmerisht te lidhur me njeri tjetrin dhe behen efektive per politika te zhvillimit te qendrueshem kur te tre perdoren njekohesisht dhe ne menyre te plote. Mangesite gjate zbatimit qofte dhe vetem te njerit prej tyre bejne qe politikat e zbatueshme per zhvillimin e sektorit te jene te gabuara, jo ne drejtimin e duhur, te mos kemi balanca te ketyre elementeve ne parametra te njejta duke hequr keshtu mundesine e kthimit te te gjithe efekteve ne terma te njejte te matshem, zakonisht ne ata financiare, gje qe ben hartimin e nje bilanci real te politikave te hartuara dhe se si ato jane zbatuar realisht.

Strategjite e zhvillimit te qendrueshem perhere e me teper po kthehen ne bilance vleresuese, ku faktore te vecante po tentohen qe nepermjet koeficenteve te ndryshem te jene te matshem dhe te krahasueshem. Fakti qe gjate hartimit te tyre numri i elementeve te marre ne konsiderate eshte shume i madh, dhe qellimet qe kerkohet te arrihet prej tyre ne drejtim te zhvillimit te qendrueshem po ashtu te shumta, po e ben domosdoshmeri nje gje te tille ne menyre qe ato te reflektojne te gjithe informacionin e grumbulluar dhe analizen e tij.

Per politikat qe hartohen, ne zbatim te ketyre strategjive formulimet matematikore dhe statistikore ndihmojne por gjithsesi ka elemente qe nuk mund te jene te matshem, dhe kerkojne vendime ne shume raste te shpejta pragmatiste, ne shumicen e hereve jo dhe me perfitime financiare apo ekonomike direkte por indirekte.

Aktualisht eshte fakt, qe perfitimi i shtetit nga taksat minerare ne momentin aktual ka qene ne zbritje (raportet vjetore te Nismes per Transparence ne Industrine Nxjerrese percaktojne te ardhurat nga sektori minerar ne vlere kundrejt PBB kane qene gjate kater viteve ne ulje), presioni global ndaj biznesit eshte rritur ai eshte tulatur, investimet nuk kane tregues pozitiv, ne kete rast politikat duhet te drejtohen jo thjesht ne efektin ekonomik, por duhet te perfshijne te tre anet qe perfitojne nga nje aktivitet. Keto tre ane kane elemente te qellimeve per nje zhvillim te qendrueshem si: 1.Ekonomia, qendrushmeria e saj nepermjet rikthimit te besimit ndaj biznesit i lidhur pazgjidhmerisht ky me permiresimin e klimes se biznesit, rritjen e konkurueshmerise se tij ne rajon, rritjen e investimeve te huaja, 2.Banoret e rajonit, me mundesine e nje pune te garantuar ne vijimesi, te ardhura ne vijimesi, ulje te nivelit te varferise ne rajonet minerare pasi aktualisht ne keto rajone biznesi minerar eshte promotori kryesor dhe ne shume raste i vetem i zhvillimit te tyre, 3. Biznesi minerar i cili aktualisht po perballet i vetem me shume veshtiresi, nuk po ndjen ndihmen e shtetit per te garantuar investimet e kryera, ka veshtiresi te medha ne kreditim jo vetem thjesht per faktin se bankat kane rritur kerkesat dhe kujdesin gjate kreditimit por sepse dhe ai vete nuk ndihet i sigurte, projektet qe me pare rezultonin efektive tashme jane jashte parametrave te tyre nikuar shume nga kriza globale minerare por pjeserisht dhe nga politikat e ndjekura nga vete ne ne kete periudhe krize.

Informacioni ne sektorin minerar para viteve 90 qe nje informacion nominal, qe mblidhej nga cdo ndermarje minerare ai perpunohej nga profesioniste dhe analiza teknike qe realiste, por konkluzionet, rekomandimet qe beheshin mbi keto analiza per vendimarrjen apo politikat e zhvillimit jo rralle qene te kushtezuara politikisht, dhe shume elemente teknike sfumoheshin, pasi dhe vete guximi profesional qe i matur, nje element ky i fundit qe duhet te kishte nje rol paresor ne keto 25 vite, por qe gjithmone ka mbetur ne vend.

Si i tille ky informacion nuk qe transparent per publikun nuk kishte debat ne lidhje me te ne kuptimin e nje debati publik, pasi debati qe zhvillohej ne mes profesionisteve te organeve qendrore dhe ndermarrjeve qe e jepnin megjithse egzistonte nuk jepte mundesi per grumbullim idesh nga te gjithe aktoret, por qe nje debat shume i kushtezuar nga politika qendrore. Ky fakt zbehte elementin e diskutimit te ideve, hiqte mundesine e perzgjedhjes se idese me optimale, dhe bente qe profesionistet te mos qene angazhuar ne hartimin e politikave por thjesht ne zbatimin me rigorozitet te tyre, moszbatimi per arsye subjektive apo te guximit profesional jo rralle ka shkaktuar deme te pallogaritshme ne jetet e tyre por njekohesisht dhe ne ekonomine e vendit.

Informacioni per sektorin minerar pas viteve 90 deri ne vitin 1995 vazhdonte te realizohej nga institucionet qendrore por gjithsesi nuk ka qene asnjehere transparent per publikun, nuk eshte diskutuar me te, dhe ajo cfare jepej informacion per publikun, ndoshta me shume per biznesin qe po rishfaqej, drejtohej kryesisht ne aspektin promovues, qe me teper lidhej me nevojen e pjesemarjes se biznesit ne veprimtarite minerare pasi ne kete periudhe sektori minerar pothuaj kaloi ne kolaps. Me pas ky informacion pothuaj nuk pergatitej me, ishte thjesht ne raporte te vecanta, i shperndare ne pak duar, duke ardhur ne vitin 2010 kur me detyrimet ligjore te reja ne drejtim te informacionit te detyrueshem, grumbullimi i tij dhe paraqitja ne nje produkt te lexueshem u rikthye si procedure, dhe aktualisht eshte formalizuar merite e institucioneve minerare, por deri ketu.

Them deri ketu, pasi ky informacion eshte thjesht nje grumbullim te dhenash, pa analiza reale te shkaqeve, efekteve qe japin rezultatet vjetore te zhvillimit te sektorit, ka konkluzione te vakta dhe shume pak rekomandime qe te mund te kriojne ide per vendimarresit e politikave minerare. Nuk eshte bere asnjehere transparent as per institucionet minerare me njeri tjetrin, nuk eshte debatuar asnjehere mbi te dhenat e tij qofte dhe midis profesionistesh apo mes grupeve te interesit te sektorit minerar. Per te mos kaluar me tej qe ky informacion nuk i jepet publikut as ne forme te permbledhur dhe te shperndahet kaq thjesht sot, me mjetet e tashme te informacionit.

Nisma per Transparence ne Industrine Nxjerrese me raportet vjetore te saj po jep nje ndihmese ne kete drejtim por efekti i saj ngelet ne diten e publikimit te raportit vjetor, qe me teper behet nje lajm mediatik i dites se nje raport per te cilin shpenzohet jo pak, analizat e te cuilit duhet te jene objekt diskutimi dhe njekohesisht alarmi per vendimarrjen kur verehet se ndikimi i sektorit minerar ne prodhimin e pergjithshem bruto ka rene me here ne pesevjecarin e fundit, kur pjese te rendesishme te sektorit jane mbyllur dhe efekti negativ i produkteve minerare qe duhet te perpunohen eshte ne perqindje shume te larta.

Vlen te theksohet qe keto raporte duke pare kryesisht problemet financiare pavaresisht mundesive qe japin per nxjerrje konkluzionesh pasi kane nje njesi matje nuk mund te zevendesojne kursesi permbledhjet e informacioneve teknike qe jane detyrim ligjor per insitucionet minerare, dhe qe marrin ne konsiderate shume elemente ndikues ne zhvillimin e sektorit sa teknike ashtu dhe sociale.

Keto permbledhje duhet te japin te dhena pergjithesuese per programimin e veprimtarive të kërkimeve themelore gjeologjike dhe realizimin e tyre; parashikimin e përgjithshëm të produktit vjetor në sektorin minerar dhe realizimin e tij; punesimin dhe nevojat për zhvillimin e burimeve njerëzore, profesionale në veprimtaritë minerare dhe gjithashtu mundesive te punesimit ne sektor; se bashku me realizimin, programimet per për zbatimin e rregullave për sigurinë në punë, sigurinë e punonjësve, për mbrojtjen e mjedisit, peizazhit, realizimet si per elementet e sigurise dhe ato te rehabilitimit te mjedisit, e tij; realizimin e operacioneve e të punimeve minerare dhe depozitimin e mbetjeve minerare; ku te perfshihet lëvizja e rezervave minerare, percaktimet per zonat e rrezikshme, etj.

Gjithe ky informacion duhet te behet pjese e diskutimit ndermjet vete institucioneve minerare, me të gjitha agjencitë e zhvillimit, biznesin, grupet te tjera te interesit per investime, profesionistet, organizatat e shoqërisë civile, komunitetet, autoritetet lokale, ministritë relevante qe lidhen me zhvillimin e minierave, si financat, mjedisi, infrastrukturës dhe të tjerët ne menyre qe analiza e ketij informacioni te jete i plote, i lidhur me zhvillimin e momentit dhe ate afatgjate. Debati ne lidhje me te te mund te sherbeje si një katalizator për të lidhur politikat e minierave me zhvillimin kombëtar.

Planet, programet afatgjate dhe përpjekjet për të ndihmuar dhe zhbllokuar potencialin e sektorit minerar duhet te japin drejtimet e pergjitheshme dhe ato specifike për zhvillimin e sektorit minerar, duke promovuar e mbeshtetur biznese duke u bazuar ne politika pragmatiste pasi jane te lidhura dhe ndervarura me anen globale te zhvillimit te sektorit minerar, ne menyre qe kjo industri të kontriboje për një mbështetje të qëndrueshme te zhvillimit ekonomik.

Aktualisht mangesi shume te medha verehen ne te pakten dy nga elementet baze, ate te analizes se informacionit dhe mungeses se transparences e debatit-dialogut.

Analiza e informacioneve vjetore mbi ceshtjet qe permenda me lart, debati dhe dialogu i hapur me shumë aktorë në nivel vendi jane një themel për të integruar rolin e veprimtarive minierare në planet kombëtare dhe ne nje diskutim më të gjerë te zhvillimit të qëndrueshëm. Forumet ekzistuese dhe te tjere qe mund te ngihen ne të ardhmen duhet te angazhohen në mënyrë më sistematike si një stimul për rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit gjithëpërfshirës.

Verehet nje ere europiane me shume mjedisore se zhvillimi te sektorit minerar. Ne mund dhe duhet te zhvillojme minierat duke mbrojtur mjedisin. Per me teper qe kete potencial natyror qe Shqiperia e ka dhe Europa nuk e ka thjesht per nivele te ndryshme te zhvillimit ekonomik ne duhet ta perdorim ne menyre racionale per zhvillimin e qendrueshem te vendit. Nje kolaps i sektorit minerar do te heq nje element te rendesishme ne burimet e zhvillimit te vendit, per me teper ne drejtim te balancimit gjeografik te zhvillimeve ekonomike ne vend. Detyra jone eshte te marrin produkte perfundimtare nga burimet minerare duke meshuar fort perpunimit, garantimit te vazhdimesise se burimeve minerare nepermjet nxitjes se kerkim-zbulimit dhe pjesemarrjes shteterore ne studimet pergjithesuese, pasi nje varesi totale nga importi per produkte finale te cilat pjeserisht sot i balancojme me vlere te produkteve te paperpunuara do te qe nje goditje shume e forte per ekonomine shqiptare, dhe per me teper te papergatitur ne perballje te tilla, ndryshe nga ekonomia europiane e cila dhe krizen e ketyre viteve po e kalon shume me bute se ne.

Asnje aktivitet per diskutimin e ketyre raporteve nuk verehet, shoqeria civile qe realisht ka shprehur nje angazhim per tu lavderuar nuk perfshihet sa duhet. Aktualisht zeri i saj eshte i mefshte, pak ose aspak i degjuar. Media eshte perhere e me e heshtur dhe relativisht e mbyllur ne perthithjen e mendimeve. Profesionistet qofte ata ne moshe, te institucioneve minerare, univerisiteteve jane ne letargji, ne nje kohe qe prej mese tre vitesh industria minerare po kalon ne nje kalvar veshtiresish te medha qe nuk mund ti perballoj e vetme.

Dialogu duhet doemos te perfshije elementet e përkeqësimit te treguesve te zhvillimit, mosqendrueshmerine e tij, degradimin e mjedisit, zhvendosjen e popullsisë, pabarazine ekonomike dhe sociale sipas zonave gjeografike, vlerat e te ardhurave te sektorit, shperndarja dhe riinvestimi tyre , evazionin fiskal dhe subjektivizmin ne vendimarrje, ndikimet negative dhe pozitive te veprimtarive minierare kombinuar me aftësinë e industrisë për të mobilizuar elementin njerëzore teknologjike dhe burimet financiare.

Shtrirja gjeografike dhe natyra e veprimtaria minerare krijojnë mundësi për të kontribuar pozitivisht ne menyre të drejtpërdrejtë: për uljen e varfërise; ne zhvillimin dhe diversifikimin me përfitime direkte dhe indirekte ekonomike; në zhvillimin ekonomik dhe social; ne zhvillimin e teknologjive të reja dhe duke nxitur ndërtimin e infrastrukturës së re për transportin, komunikimin, ujë dhe energji; per mbrojtje mjedisi e pejsazhi, kur me politika te sakta ka qasje e menaxhim në mënyrë të përgjegjshme; per punë të denjë dhe rritje ekonomike; per te ofruar mundësi për trajnim, si dhe kontribuon në uljen e pabarazise sociale dhe zbutjen e konflikteve sociale.

Nje informacion i pa diskutuar dhe aq me keq i munguar ndikon ne menyre te drejteperdrejte ne pamundesine e kuptimit te te mirave dhe demeve qe vijne nga zhvillimi i sektorit. Dhenja pa rezerva e tij dhe dialogu i hapur sherbejne në të kuptuarin si duhet te efekteve te veprimtarive minerare ne zhvillimin e qendrueshem dhe se si lidhen keta efekte me me njëri-tjetrin. Ai ndihmon ne ngritjen e vetëdijes per aktorët e saj dhe se si ata mund të adresojnë mundësitë, sfidat ne industrinë minerare. Transparenca i ben Qeveritë te pergjegjeshme. Ato duke qenë përgjegjëse për legjislacionin, politikat ekonomike (brenda tyre per politikat minerare), dhe vendosjen e standardeve të performancës mjedisore, shërbimet sociale, shëndetit publik, arsimit, infrastruktures publike, etj, janë gjithashtu përgjegjëse për vënien në pozita pune të institucioneve minerare të aftë për të siguruar harmonizimin e politikave, koherencën, bashkepunimin midis agjencive dhe nivelet e qeverisë të përfshirë në menaxhimin e Industrise minerare.

Informacioni, Transparenca do te garantojne maksimizimin e efekteve dhe kontributeve pozitive në shoqëri ne drejtim te zhvillimit te qëndrueshëm. Keto dy elemente te rendesishem ne hartimin e politikave immediate dhe afatgjata bejne qe mes politikash percaktimi i prioriteteve merr nje rendesi te vecante dhe ne kete qasje gjykoj ne momentin aktual si prioritete do te vleresoja :Krijimin e një klime të përshtatshme biznesi per sektorin me nderhyrje emergjente ligjore, dhe institucionale. Kjo jo thjesht ne legjislacionin fiskal qe eshte i domosdoshem per periudha te perkoheshme me vleresime realiste, por ne mbeshtetjen institucionale te plote te biznesit minerar per ruajtjen e investimeve te kryera, ruajtjen e punesimit, krijimin e nje atmosfere pozitive për tërheqjen e investimeve vendase e të huaja në sektorin minerar; Nxitjen e veprimtarisë së kërkim-zbulimit për shtimin e rezervave të reja minerare; Përpunim i thelle i produkteve minerare ( fizik, metalurgjik, kimik, biologjik, etj) për marrjen e të gjithë elementeve në një xeheror si elemente per shtimin e vleres se mineralit ne vend dhe rritjen e punesimit; Shfrytezim racional dhe te sigurte te burimeve minerale per perfitim maksimal te shtetasve shqipare me llogjiken qe keto burime minerale i perkasin jo vetem brezit tone por dhe brezave te ardhshem; Nxitja dhe mbeshtetja e bizneseve qe aplikojne teknologji të reja, automatizim, optimizim te proceseve për të përballuar me zbulimin, shfrytëzimin e trupave minerare që shkojnë me në thellësi dhe kanë një përmbajtje me të ulet të mineralit të dobishëm, kërkesave gjithnjë në rritje në drejtim të përdorimit të tokës dhe marrjen e të drejtave minerare, perballjes me rritjen e kostove, luhatjen e cmimeve apo konkurences ne tregjet globale; Aktivitet minerar me ndikim minimal në mjedis mbi bazen e koncepteve te reja mjedisore; Realizimi i planifikimit minerar me konceptet e planifikimit të territorit ato krahasimore ne efektivitetin qe realizohet nga shfrytezimi i atij territori per zhvillimin aktivitetit minerar apo ndonje aktiviteti tjeter; Nxitjen e pjesëmarrjes së eksperteve të rinj në sektor dhe kualifikimin e atyre ekzistues; Rritja e transparences se sektorit si ne aspektin e veprimtarise qe kryhet por dhe te te ardhurave qe ai krijon dhe si shperndahen ato; Partnership real publik-veprimtari private, me konceptin e nje situate perfitimi dypaleshe.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi