Qeveria Rama: Votëbesohet Programi dhe përbërja e qeverisë
Kuvend, 15 shtator, ora 16:20
Programi i mazhorancës së re qeverisëse 2013-2017 nisi dje diskutimet në një seance maratonë të Kuvendit. Seanca nisi punimet rreth orës 10:30, për të vijuar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:25. Në përputhje me rregulloren e Kuvendit secili prej diskutantëve nga lista e depozituar nga grupet parlamentare kishte në dispozicion 20 minuta për të diskutuar rreth programit.
Gjatë seancës së djeshme, pasi ministrat iu përgjigjën 26 pyetjeve të depozituara vetëm nga deputetët e majtë, u votua edhe për zgjedhjen e deputetit demokrat, Edmond Spahos si zv/kryetar i Kuvendit. Më pasi nisi debati i deputetëve, ku ministrat e kabinetit ‘Rama’, kishin të drejtë të mbronin programin qeverisës për fushat përkatëse. Ligjvënësit e djathtë, ashtu sikundër kishin paralajmëruar, refuzuan të bënin pyetje për programin qeverisës duke e cilësuar “plagjiaturë” dhe “bosh”. Ndërsa gjatë diskutimeve maratonë ata akuzuan kryeministrin Rama për mungesë programi e tërheqje nga premtimet, sipas tyre të parealizueshme, të 23 qershorit.
Ish-kryeministri Sali Berisha propozoi që diskutimet për programin qeverisës të shtyhen, pasi sipas tij, mazhoranca nuk ka një program të qartë për 100 ditët e para të qeverisjes. Por propozimi i tij u hodh poshtë nga kryetari i parlamentit Ilir Meta, i cili tha se meraku i ish-kryeministrit Berisha është që pasardhësi i tij të shkojë në Bruksel si ministër i dekretuar dhe i pavotuar në Kuvend.
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta u kërkoi deputetëve që të reduktojne kohën e diskutimeve, në mënyrë që diskutimet të mund të mbyllen rreth orës 14:30, për të votëbesuar më pas qeverinë e re, e cila pritet të bëjë betimin në Presidencë rreth orës 17:00.
Në orën 16:20 minuta qeveria u votbesua me 82 vota Pro, 55 Kundër dhe 1 abstenim.
Në orën Qeveria e re bëri betimin para Presidentit të Republikës.