Qeveria Rama: Votëbesohet Programi dhe përbërja e qeverisë

Kuvend, 15 shtator, ora 16:20


Programi i mazhorancës së re qeverisëse 2013-2017 nisi dje diskutimet në një seance maratonë të Kuvendit. Seanca nisi punimet rreth orës 10:30, për të vijuar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:25. Në përputhje me rregulloren e Kuvendit secili prej diskutantëve nga lista e depozituar nga grupet parlamentare kishte në dispozicion 20 minuta për të diskutuar rreth programit.

Gjatë seancës së djeshme, pasi ministrat iu përgjigjën 26 pyetjeve të depozituara vetëm nga deputetët e majtë, u votua edhe për zgjedhjen e deputetit demokrat, Edmond Spahos si zv/kryetar i Kuvendit. Më pasi nisi debati i deputetëve, ku ministrat e kabinetit ‘Rama’, kishin të drejtë të mbronin programin qeverisës për fushat përkatëse. Ligjvënësit e djathtë, ashtu sikundër kishin paralajmëruar, refuzuan të bënin pyetje për programin qeverisës duke e cilësuar “plagjiaturë” dhe “bosh”. Ndërsa gjatë diskutimeve maratonë ata akuzuan kryeministrin Rama për mungesë programi e tërheqje nga premtimet, sipas tyre të parealizueshme, të 23 qershorit.

Ish-kryeministri Sali Berisha propozoi që diskutimet për programin qeverisës të shtyhen, pasi sipas tij, mazhoranca nuk ka një program të qartë për 100 ditët e para të qeverisjes. Por propozimi i tij u hodh poshtë nga kryetari i parlamentit Ilir Meta, i cili tha se meraku i ish-kryeministrit Berisha është që pasardhësi i tij të shkojë në Bruksel si ministër i dekretuar dhe i pavotuar në Kuvend.

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta u kërkoi deputetëve që të reduktojne kohën e diskutimeve, në mënyrë që diskutimet të mund të mbyllen rreth orës 14:30, për të votëbesuar më pas qeverinë e re, e cila pritet të bëjë betimin në Presidencë rreth orës 17:00.

Në orën 16:20 minuta qeveria u votbesua me 82 vota Pro, 55 Kundër dhe 1 abstenim.

Në orën Qeveria e re bëri betimin para Presidentit të Republikës.

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan