Studentët europianë luftojnë për arsimin e lartë si një e mirë publike

Rok Primozic, drejtues i Unionit të Studentëve Europianë 2013-‘14, botuar në Mapo Online 11 shtator 2013

Fillimi i një viti të ri akademik është çasti i duhur për të folur për atë që pritet nga studentët dhe lëvizjet studentore në arsimin e lartë. Tani, lëvizja e studentëve europianë duhet të luftojë për të mbrojtur parimet e saj themeltare, konkretisht që arsimi i lartë është dhe duhet të konsiderohet një e mirë publike dhe një përgjegjësi publike. Një lexues që është familjar me idetë dhe qëllimet e arsimit të lartë mund të thotë “po, këto parime për të cilat flisni, janë më se logjike dhe janë ato për të cilat përpiqen të gjitha qeveritë”. Më duhet të them, që për fat të keq nuk është rasti, dhe që ka tregues që vendimmarrësit që besojnë në këto parime po zhduken.

Probleme me financimin dhe mbështetjen e studentëve

Një gjë është më se e qartë. Financimi i arsimit të lartë po bëhet një problem më i madh se më parë. Qeveritë po shkurtojnë fondet publike për arsimin e lartë: si fondet që u jepen universiteteve dhe ato që janë për studentët. Kjo do të thotë automatikisht që studentët duhet të përballojnë vetë një pjesë më të madhe të financimit të studimeve të tyre dhe do ta kenë më të vështirë për të pasur akses dhe për t’i çuar deri në fund ato. Si pasojë, studentët duhet të jenë zëri i çështjes, sepse kur ata që marrin vendime thonë që duan që t’i nxjerrin shtetet e tyre nga kriza dhe njëkohësisht shkurtojnë fondet për arsimin e lartë, është si të donin të mjekonin një të sëmurë duke i hequr zemrën. Çështja e dytë që na shqetëson është mbështetja e studentëve, e cila ka të bëjë drejtpërdrejt me aksesin dhe raportet e përfundimit të shkollës në arsimin e lartë. Duket sikur shtetet të mos donin më njerëz të arsimuar, pasi kanë nisur të kufizojnë, tkurrin ose t’i bëjnë në njëfarë mënyre, kushtet për studentët aktualë dhe të ardhshëm, më të këqija. Në këtë situatë studentët duhet të marrin më shumë para hua ose borxh për studimet e tyre, ndërkohë që nuk duhet harruar që kriza shpërtheu nga një varg faktorësh që kishin të bënin me kreditë që nuk shlyheshin. Ne do vazhdojmë të luftojmë që arsimi i lartë është publik, edhe qoftë me koston e një tanku, nëndetëseje, apo lope, ne jemi duke folur për Bashkimin Europian.

Një ëndërr që u bë realitet?

Një pjesë e madhe e procesit të Bolonjës ka qenë e fjetur këto vite, me shtete që nuk i kushtojnë shumë rëndësi asaj si bënin në fillim. Disa gjëra ende duhen bërë, duke nisur me rishikimin e Standardeve dhe Këshillave Europiane. Bashkimi i Studentëve Europian, ose ESU, merr pjesë aktivisht në këtë proces. Grupi i Punës i Dimensionit Social nën bashkë-drejtimin e Irlandës dhe ESU, po punon fort që shtetet e Procesit të Bolonjës të zgjerojnë aksesin në arsimin e lartë dhe të zgjerojnë mundësitë për grupet e paprivilegjuara që të përfshihen në arsimin e lartë. Shpejt do të kemi të dhëna më të sakta që do të tregojnë sa mirë po veprojnë shtetet, nëpërmjet grumbullimit të të dhënave dhe nismave të përbashkëta të mësimit si Eurostudent dhe PL4SD. BE është një element gjithmonë e më i rëndësishëm në funksionimin e ESU. Një nga qëllimet tona për zgjedhjet europiane në maj  2014 është t’i bëjmë partitë politike të ndërgjegjshme se sa e ndikon BE arsimin e lartë. BE nuk ka shumë kompetenca në arsimin e lartë, por ky ndikim po rritet me programe si  Erasmus +dhe botime si Modernisation Agenda. Sa kohë rezultati i tyre duket i drejtuar nga të kuptuarit e arsimit të lartë si shërbim për tregun e punës dhe ekonominë, ne duhet të punojmë që perspektivat e studentëve të vijnë në proceset politike, që arsimi i lartë të kuptohet si një e mirë publike dhe përgjegjësi publike.

Ka gjithashtu shqetësime për mobilitetin e studentëve në Europë që duhet të jetë i adresuar. Studentët mund të kërkojnë për mundësi në shtete me sisteme më të mira për shkak të pabarazive në mbështetjen e studentëve në Evropë. Nëse Evropa dëshiron të ketë një zonë të arsimit të lartë europian, ku studentët do të jenë të motivuar nga dëshira për njohuri të reja dhe përvojë dhe jo thjesht për kushte financimi, shtetet duhet të angazhohen për ta bërë të lëvizshme mbështetjen për studentët e tyre. ESU po punon aktualisht për një propozim për një traktat mobiliteti, ku financimi i mobilitetit do bazohet në solidaritetin mes shteteve. Një kompromis do arrihet, siç kanë dëshmuar rastet nga Gjykata Europiane për Drejtësi. Në fund, detyra jonë më e rëndësishme është të ndalojmë maninë e kursimit dhe t’i japim pak kuptim veprimeve të vendimmarrësve europianë. Si gjithmonë, ne do të ngremë zërin dhe të bëjmë çfarë është e nevojshme për të siguruar që e ardhmja është jona, ku arsimi është vlerë, jo kosto dhe ku fëmijët do të guxojnë të ëndërrojnë të vazhdojnë shkollën e lartë pa qenë e nevojshme të vjedhin një bankë apo të paguajnë borxhet e tyre për 30 vitet e ardhshme. Po, ne ende besojmë që kjo ëndërr është e mundur.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi