Kuvendi i Shqipërisë çel punimet e Legjislaturës së 8-të

9 shtator 2013, ora 18

 

Kuvendi çeli sot punimet e Legjislaturës së 8-të në një seancë që në bazë të Rregullores u drejtua nga deputeti më i vjetër në moshë, zoti Namik Dokle.

Pas fjalës përshëndetëse, ku ndër të tjera u uroi punë të mbarë të gjithë deputetëve, veçanërisht të zgjedhurve për herë të parë, zoti Dokle njoftoi ngritjen e Sekretarisë së Përkohshme, e cila përbëhet nga tre deputetët më të rinj të Kuvendit, që sipas listës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë zoti Ylli Shehu dhe zonjat Klajda Gjosha e Olta Xhaçka. Kjo sekretari do të funksionojë deri në zgjedhjen e Byrosë Parlamentare.

Në vijim, drejtuesi i seancës lexoi përbërjen e re të Kuvendit sipas qarqeve, bazuar në listën e KQZ-së. Më pas, Kuvendi ngriti edhe Komisionin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve sipas propozimeve të krerëve të grupeve parlamentare.

Ndërkohë, pas mbledhjes së grupit të PD, Berisha iu drejtua Presidencës  ku dha zyrtarisht dorëheqjen si kryetar qeverie. Ky akt i hap dritën jeshile ardhjes në pushtet të qeverisë ‘Rama’ e zgjedhur me votë nga zgjedhjet e 23 Qershorit.

Berisha i dorëzoi sot rreth orës 13:10 minuta presidentit, dorëheqjen nga posti që mban prej 8 vitesh dhe ky zhvillim ndodh vetëm pak orë para fillimit të seancës së parë të legjislaturës së re. Takimi mes tyre zgjati rreth 20 minuta.

Nga ana e tij, kreu i shtetit ka afat 10 ditor për të dekretuar qeverinë e re “Rama”. Kreu i shtetit, Bujar Nishani, u shpreh para pak ditësh gjatë një emisioni televiziv se “me të ardhur propozimi brenda datës 10 shtator mund të dekretohet kryeministri i ri”.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi