BSH: Ndryshon struktura e ekonomisë shqiptare, rritet pesha e industrisë dhe prodhimit

Botuar në BalkanWeb, 8 shtator 2013

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur ekonomia shqiptare mbështetej tek tregtia, shërbimet dhe ndërtimi, tashmë është industria që po gjeneron rritjen më të madhe ekonomike.
Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë për një ndryshim të strukturës së ekonomisë. Ekspertët vlerësojnë se gjatë muajve të parë të këtij viti është rritur pesha në ekonomi e sektorit të industrisë dhe prodhimit, ndërkohë që shërbimet u ngadalësuan ndjeshëm, ndërsa sektori i ndërtimit ka vijuar tkurrjen.
Më konkretisht, gjatë 3 mujorit të parë të vitit, sektori industrial kontribuoi me 1,4% në rritjen vjetore të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Në dinamikën e sektorit të industrisë kanë ndikuar pozitivisht, rritja e kërkesës nga jashtë e reflektuar tek shtimi i eksporteve.
Aktivitetet e lidhura me bujqësinë, gjuetinë, pyjet dhe peshkimin vazhduan të mbështesin rritjen ekonomike vjetore, ndonëse në një masë prej vetëm 0,4%.
Institucionet ndërkombëtare financiare si Banka Botërore, por edhe ekspertët vendas kanë theksuar domosdoshmërinë e një modeli ekonomik me qëllim garantimin e një rritje të qëndrueshme ekonomike.
Rritja ekonomike e vendit është ngadalësuar vitet e fundit. Nga rreth 6% që ishte para vitit 2008, në 1,7% vitin e kaluar. Ekspertët vlerësojnë se ekonomia jonë nuk mund të zhvillohet më në mënyrë spontane, veçanërisht pas krizës ekonomike që goditi Europën, të cilën Shqipëria e ka partnerin kryesor tregtar dhe ekonomik.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi