Siri: Kërkohet urgjentisht përligjja
Koment nga DW, autorë Kersten Knipp/Angjelina Verbica, 31 gusht 2013
Në rast nevoje SHBA do ta sulmonte e vetme Sirinë. Që sulmi të përligjet ligjërisht, është e vështirë. Sepse shumica e shteteve i refuzojnë ndërhyrjet unilaterale.
Britanikët nuk do të marrin pjesë në një sulm kundër Sirisë pa mandat të OKB-së. Por kjo nuk e pengon Presidentin e SHBA-së Obama, për të ndërhyrë ushtarakisht kundër regjimit të Asadit. Shtëpia e Bardhë do ta justifikonte ndërhyrjen me përdorimin e gazit helmues javën e kaluar në disa fshatra në afërsi të Damaskut, për të cilin ajo bën përgjegjës regjimin e Bashar al-Asadit. Sulmi me gaz helmues vlerësohet si një shkelje e së drejtës ndërkombëtare, deklaroi ministri i Jashtëm amerikan John Kerry. Meqenëse Këshilli i Sigurimit për shkak të qëndrimit të Rusisë dhe Kinës nuk mundi të marrë vendim për ndërhyrjen ushtarake, është e mundur, që SHBA të heqin dorë nga rezoluta dhe ta sulmojnë Sirinë pa aprovimin e tij.
Qëndrim refuzues nga shumë shtete
Ndërhyrja humanitare është shumë e debatuar në të drejtën ndërkombëtare, shpjegon juristi i së drejtës ndërkombëtare Stefan Talmon, që jep mësim në Universitetin e Bonit. Shumica e shteteve e refuzojnë ndërhyrjen humanitare, thotë ai. “Nga perspektiva perëndimore ndërhyrja humanitare mund të jetë e lejuar sot në raste ekstreme, në qoftë se përmes saj shmanget një katastrofë humanitare urgjente. Nga ana tjetër po të nisesh nga një perspektivë globale, atëherë intervenimi humanitar nuk është i pranuar. Dhe natyrisht për të drejtën ndërkombëtare këndëvshtrimi global i gjërave është vendimtar”, thotë Talmon.
Rreziku i abuzimit
Dyshimet e kundërshtarëve të ndërhyrjes bazohen në përvojat e mëparshme me ndërhyrjet unilaterale, në rradhë të parë me pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003. SHBA e patën justifikuar atëherë sulmin duke thënë se regjimi i Sadam Huseinit zotëronte armë të shkatërrimit në masë. Pohimi doli më vonë jo vetëm i pabazë, por si informacion qëllimisht i rremë për të justifikuar ndërhyrjen. Ndërhyrjet e pasanksionuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB janë veçanërisht të dyshuara se kryhen arbitrarisht, ose për arsye të tjera nga ato të deklaruarat zyrtarisht. “Natyrisht intervenimi humanitar bart në vetvete një rrezik, sidomos për shtete të dobëta, të cilat nuk janë vetë të afta për ndërhyrje humanitare, por mund të bëhen viktima të tyre”, shpjegon Talmon. Pikërisht kjo është parë gjatë sulmit në Irak. Ajo që e shtyu qeverinë për intervenim, nuk është shumë e qartë deri sot. Ëndrra e presidentit të atëhershëm Xhorxh W. Bush për një “Greater Middle East” të qetësuar më në fund pas vitesh të dhunshme, mund të kishte qenë një motiv. Por edhe për sigurimin e burimeve irakiane të naftës është spekuluar, si dhe për atë që administrata e Bushit donte ta kompensonte rastin e humbur në luftën e dytë të Gjirit për rrëzimin e Sadam Huseinit nga pushteti. Vetëm argumenti i deklaruar zyrtarisht për armët e shkatërrimit në masë të Huseinit nuk ka qenë që në fillim i bazuar.
Kështu ndërhyrjet humanitare fshehin një potencial të konsiderueshëm abuzimi. “Sidomos atëherë, kur ata ndërmerren me vendimin e disa shteteve – të ashtuquajturit koalicion të të gatshmëve”, thotë Talmon.
Grupi i shteteve të painkuadruara, pothuajse 120 shtetetë botës, deklaroi shprehimisht pas konfliktit në Kosovë, se “e ashtuquajtura e drejtë për ndërhyrje humanitar nuk gjen bazë në të drejtën ndërkombëtare”, thotë Talmon. “Edhe tani ne do të shohim shtete, jo vetëm Rusinë dhe Kinën, por ndoshta edhe vende të tilla si Brazili, India, Afrika e Jugut, që do të shprehen në mënyrë kritike për ndërhyrjen ushtarake, nëse ajo nuk kryhet në bazë të një rezolute të Kombeve të Bashkuara.”
As parimi i përgjegjësisë për të mbrojtur nuk ndihmon
Vështirësia nuk kapërcehet as nga parimi politik i përgjegjësisë për të mbrojtur, i njohur nga Kombet e Bashkuara, thotë Talmon. Sipas tij shtetet janë të detyruara, të vepruar në shkeljet në rastet e shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut. Kjo sipas mundësive duhet bërë në mënyrë preventive, pra me anëtë masave parandaluese, por në raste nevoje edhe në mënyrë represive, nëpërmjet ushtrimit të masave të dhunës. Megjithatë edhe prej saj nuk mund të përftohet baza ligjore për ndërhyrje ushtarake të shteteve të veçanta.
Koncepti i përgjegjësisë për mbrojtje në variantin e tij represiv do të thotë në fund të fundit vetëm se Këshilli i Sigurimit, i cili fillimisht duhej të vihej në veprim vetëm në konflikte ndërkombëtare, tani mund të ndërhyjë edhe në konfliktet e brendshme dhe këtë duhet ta bëjë. Megjithatë vetëm në kuadrin e kufizimeve të përgjithshme të Kartës së OKB-së. Kjo do të thotë, se anëtarët e Këshillit të Sigurimit mund të bien dakord për një ndërhyrje. “Edhe ajo nuk ofron justifikim për ndërhyrjen në Siri, thotë Talmon, pasi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ende nuk ka marrëveshje për Sirin