Universitetet kërkimorë, rol kyç në ekonominë e vendeve në zhvillim

Sipas një artikulli të Philip G Altbach, profesor kërkues dhe drejtor i Qendrës për Arsimin e Lartë ndërkombëtar në Kolegjin e Bostonit në SHBA. Botuar në Mapo Online, 25 gusht 2013

Universitetet kërkimorë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemeve akademike efektive dhe bëjnë të mundur që  vendet e  tyre të  konkurrojnë   në ekonomitë e dijes së sofistikuar. I këtij mendimi është  Philip G Altbach, profesor kërkues dhe drejtor i Qendrës për Arsimin e Lartë ndërkombëtar në Kolegjin e Bostonit në SHBA, i cili ka botuar së fundmi një artikull mbi rolin që duhen të luajnë këta universitete në vendet në zhvillim

Megjithëse  universitetet  kërkimorë në botën në zhvillim nuk kanë arritur ende nivelet më të larta  të renditjeve globale,  ata janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në vendet dhe rajonet e tyre dhe po përmirësojnë reputacionin dhe konkurrueshmërinë e tyre në skenën ndërkombëtare. Kështu  shkruan Altbach në një artikull të titulluar “ Të përparojmë ekonominë kombëtare dhe globale: roli i universitete kërkimorë në vendet në zhvillim”. Artikulli i Altbach është botuar në një numër special të revistës Studime në Arsimin e Lartë,  dëkuar përhapjes së koncepteve bazë që dalin nga hetimi në strukturën e dijes së arsimit të lartë, në një bashkëpunim mes Qendrës për Arsimin e larët ndërkombëtar dhe programit të OECD-së për Novacion, Arsim të Lartë dhe Kërkim për zhvillim. Universitetet kërkimorë janë përkufizuar si institucione akademike të angazhuar për krijimin dhe përhapjen e dijes në një gamë disiplinash dhe fushash  me laboratorët bibliotekat dhe infrastrukturat, që lejojnë mësimdhënien dhe kërkimin në nivelet më të larta të mundshme. Globalisht, universitetet kërkimore luajnë role komplekse në sistemin akademik, duke përfshirë edhe misionin bazë të prodhimit kërkimor dhe trajnimin  e  studentëve për t’u angazhuar në kërkim. “Universiteti kërkimor nuk është kullë fildishi dhe është i rëndësishëm për komunitetin e gjerë: pjesa më e madhe e kërkimit të tij bëhet në bashkëpunim me financime dhe sponsorizim nga burime jouniversitare. Universiteti kërkimor është institucion shumë kompleks dhe shumëdimensional  dhe luan  shumë role sociale”.

Prodhimi i dijes dhe shpërndarja e tij duhet zgjeruar ndërkombëtarisht, argumenton profesori dhe është imperativ përhapja sa më e gjerë e kapaciteteve të kërkimit nëpër të gjithë botën.

“Të  gjithë  vendet kanë nevojë për institucione akademike të lidhur me sistemin global akademik të shkencës  dhe akademisë, kështu mund të kuptojnë zhvillimet e avancuara shkencore dhe të marrin pjesë në mënyrë selektive në shkencën globale”.

Pjesa më e madhe e vendeve mund ta përballojnë mbështetjen e të paktën një universiteti me cilësi të mjaftueshme për të marrë pjesë në diskutimin ndërkombëtar të shkencës dhe akademisë dhe të bëjnë kërkim në fushat e rëndësishme të zhvillimit kombëtar.

Të gjitha shtetet duan universitete të njohura botërisht

Në të gjithë botën, shtetet e  kanë  kuptuar  se universitetet kërkimore janë çelësi i ekonomisë së dijes së shekullit 21. Në ShBA dhe Britani, ka shqetësime rreth aftësisë për të mbajtur standardet e universiteteve ekzistuese kërkimore. Gjermania ka shpërndarë burime për disa institucione kryesore dhe Japonia ka financuar me grante për të krijuar qendra ekselence. Kina e ka vënë theksin në krijimin e universitete kërkimore me famë botërore dhe India më në fund po fillon të mendojë rreth cilësisë së institucioneve më kryesore. Programe të ngjashme për të rritur standardet ekzistojnë edhe në Korenë e Jugut, Kili, Tajvan dhe gjetkë. Disa nga universitetet tradicionalisht të fortë në Afrikë po kërkojnë të përmirësojnë cilësinë e tyre në përpjekje për të arritur statusin e universiteteve kërkimorë, me asistencë nga financues të jashtëm, por ky proces është në përgjithësi prapa niveleve të zhvillimit akademik në kontinente të tjerë.  Universitetet kërkimore janë shfaqur në axhendën e politikave në shumë vende në zhvillim, sidomos te kombet e mëdha që kërkojnë të konkurrojnë në ekonominë globale të dijes.

Universitetet kërkimorë dhe sistemet akademike

Universitetet kërkimorë janë shumë të vegjël dhe të specializuar,  por pjesë thelbësorë e çdo lloj sistemi akademik, mendon Altbach. Në Amerikë janë rreth 220 universitete kërkimorë në një sistem me më shumë se 4000  institucione post-sekondare. Në Britani, ka vetëm 25 universitete kërkimorë mes 100 universitete dhe 300 institucioneve post-sekondarë. Vendet më të vogla në zhvillim kanë ndoshta një universitet kërkimore dhe shumë prej tyre nuk kanë as edhe një.

Kina po zhvillon rreth 100 universitete kërkimore në më shumë se 3 mijë  institucione nëpër të gjithë shtetin, si pjesë e përpjekjeve të saj për të ndërtua institucione me famë botërore.

Që universitetet kërkimorë të lulëzojnë duhet padyshim një sistem akademik qartësisht i diferencuar , shkruan Altbach .

Një shembull i mirë është sistemi publik i arsimit të lartë kalifornian tre shtresor, i vendosu nga Master Plani i Kalifornisë, që ka në bërthamë 10 kampuse të orientuara nga Kërkimi në Universitetin e Kalifornisë, 23 kampuse në sistemin e Universitet të Shtetit ët Kalifornisë me afro 433 mijë studentë dhe një sistem kolegjesh komunitare me 3 milionë studentë.

Clark Kerr, arkitekt i Master Planit , ka një vizion për karakteristikat kryesore të universiteteve  kërkimorë: qeverisje e brendshme e vendosur pikë së pari në duart e profesorëve, marrja e inputeve të vendimeve bazë nga akademikë- koncepti i ndarjes së qeverisjes është qendror; meritokraci rigoroze, kërkim i gërshetuar me mësimdhënie; liri akademike dhe angazhim në shoqëri. Vendet në zhvillim kanë nevojë gjithashtu për të diferencuar qartë misionet e institucioneve në sistemin post-sekondar, dhe të organizojnë institucionet në mënyrë racionale.

“Modele të përshtatshme financimi, marrëveshje realiste mësimdhënie, marrëveshje administrative dhe elementë të tjerë kyç të institucioneve do duhet të organizohen dhe implementohen. Duke u siguruar se përhapja e menjëhershme e sektorit privat të arsimit të lartë i integruar në sistem do të jetë i nevojshëm”, shton ai.

Fakti është që pak, për të mos thënë asnjë nga vendet në zhvillim nuk ka të vendosur  një sistem akademik të diferencuar dhe kjo kërkesë qendrore organizative mbetet detyra kryesore. Pa një sistem të përshtatshëm, që duhet të variojë sipas kërkesave kombëtare, universitetet kërkimorë nuk do të lulëzojnë plotësisht. Këta institucione duhet të identifikohen mirë dhe të mbështeten. Duhet të ketë marrëveshje në mënyrë që numri i universiteteve kërkimorë të jetë mjaftueshëm i kufizuar kështu edhe financimi është i disponueshëm për ta dhe se resurset tjera si akademikët e mirë kualifikuar nuk do të shpërndahen keq.

Rrethanat aktuale

“Duke cituar Charles Dickens, janë kohët më të mira dhe ato më të këqija për universitetet kërkimorë”- shkruan Altbach.  Megjithëse njihet gjerësisht  rëndësia e  universiteteve  kërkimorë, lidhjet ndërkombëtare akademike dhe kërkimi, shumë vende nuk e kuptojnë kompleksitetin e çdo resursi që nevojitet për të ndërtuar dhe mbështetur ato.

Ai ka nënvizuar disa nga karakteristika të  universiteteve  të suksesshëm kërkimorë.

Universitetet kërkimore, duke përjashtuar ShBA-në, Japoninë dhe një pjesë të vogël të institucioneve të lidhura me kishën në Amerikën latine, janë kryesisht institucione publike. Sektori privat rrallë mund të mbështesë një universitet kërkimor, megjithëse disa institucione private po lulëzojnë me fokusin në kërkim si në Turqi, Indi dhe Amerikë latine. Universitetet kërkimorë janë më të suksesshëm në rajone me pak ose aspak konkurrencë nga institutet kërkimorë. Sistemi i akademisë së shkencës në vende si Rusia dhe Kina dhe disa modele institutesh kërkimi gjetiu, kanë mungesë lidhjesh me këto universitete. Disa vende po përpiqen të integrojnë më mirë institucionet kërkimore dhe universitetet më të mirë, në disa raste duke i shkrirë ato. Kjo padyshim do të fuqizonte universitetet. Universitetet kërkimorë janë të kushtueshëm, kërkojmë më shumë financime sesa universitetet e tjerë, për të tërhequr rreth vetes stafin dhe studentët më të mirë për  të siguruar infrastrukturën e nevojshme për kërkimet dhe mësimdhënien më të mirë. Kostoja për student është më e lartë sesa mesatarja nëpër të gjithë sistemin. Pagat e duhura për pedagog, biblioteka të pasura dhe laboratorë të pajisur mirë dhe bursa për studentët e shkëlqyer,  por në nevojë janë disa  shembujt për shpenzimet. Në të njëjtën kohë, ata mund të jenë potencial për gjenerimin e të ardhurave të mëdha. Studentët janë shpesh më të gatshëm të paguajnë tarifa më të larta për shkak të prestigjit që i bashkëngjitet diplomës nga programi cilësisë akademik dhe stafi më i mirë i profesorëve. Universitetet kërkimore gjithashtu gjenerojnë pronë intelektuale, zbulime dhe novacione me vlerë në treg. Në disa shtetet ata mundtë gjenerojnë edhe dhurata filantropike. Kërkojnë autonomi për t’i dhënë formë programeve dhe praktikave të tyre. Balanca mes autonomisë dhe përgjegjësisë në vendet në zhvillim mund të jetë e komplikuar. Liria akademike është kërkesë për të gjitha institucionet post-sekondare,  por veçanërisht për universitetet kërkimore.

Univeristett kërkimore në vendet  në zhvillim janë në hierarkinë më të lartë akademike dhe janë qendrore për suksesin e çdo lloj ekonomike moderne të bazuar në dije, përfundon Altbach.

Të gjitha vendet në zhvillim kanë nevojë që këta institucione të marrin pjesë në mjedisin  globalizuar të arsimit të lartë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi