Qytetarët i kemi, tani na duhet shteti
Nga Mentor Kikia, botuar në Balkanweb, 21 gusht 2013
Ne shqiptarët e kemi shumë të theksuar sensin e autokritikës. Në të vërtetë, nuk është autokritikë në kuptimin e të kuptuarit të gabimeve që bëjmë, por në arritjen e përfundimeve fataliste për vete, si psh., sa herë shikojmë demonstrime sjelljesh publike aspak qytetare, apo kur gjërat nuk ecin mirë, gjë që ndodh rëndom, e kemi në majë të gjuhës të themi se ne nuk bëhemi, ne jemi popull pa edukatë, nuk jemi qytetarë, ne nuk dimë të reagojmë, ne nuk flasim, etj., etj. Dhe gjithmonë u referohemi popujve të tjerë, duke thënë se po të ndodhte kjo në Gjermani, në Amerike apo në Angli, populli do të ngrihej, populli do të rebelohej etj., etj. Në fakt, kemi një mijë arsye të gjithë për të menduar kështu dhe për të arritur në këto përfundime, pasi gjithmonë e kemi pasur të vështirë të organizohemi, kemi dëshmuar se secili ka qenë rehat në atë furrikun e tij, ku është kënaqur edhe me pak, mjafton të mos i prishej rehatia dhe ai komoditeti i vogël i krijuar sa me zotësi, sa me tarafe. Gjithmonë kemi menduar; ç’më duhet mua, edhe po fola unë nuk ndryshoj gjë, edhe po nuk dola unë në protestë nuk u bë ndonjë hata etj., etj.
Por nuk bëhet fjalë vetëm për reagim ndaj qeverive. Të mendojmë për një çast se çdo të ndodhte nëse qytetarët do të shikonin dikë që do të priste një pemë në “Central Park” në Nju Jork? Çdo të ndodhte nëse do të shikonin dikë që do të hidhte nga makina kanaçen e pijes, në pjesën më të madhe të qyteteve të Europës? Çfarë do të ndodhte nëse do të shikonin një grabitës apo këdo që bënte një krim? Çfarë do të ndodhte nëse shikonin në metro apo në rrugë njeriun, fotografia e të cilit është në gazetë me diciturën, “Wanted”? Padyshim që do të njoftonin policinë. Në të tilla shoqëri çdo qytetar është polic për njëri-tjetrin. Por çfarë ndodh në Shqipëri? Padyshim që as ne nuk pajtohemi me ato që shikojmë, por kaq. Pjesa dërrmuese do të thonë; e ç’më duhet mua! Por, përse ndodh kështu? A është kjo gjenetike, pra që ne jemi një popull i pacivilizuar, që jemi njerëz që na mungon lëkura e qytetarisë dhe e civilizimit? Ka disa argumente që na bëjnë të mendojmë se nuk është kështu. Edhe pse ka një mijë argumente të tjera që na bëjnë të mendojmë se është kështu. Por le t’u referohemi disa fakteve.
Tërheqja e qytetarëve për të bashkëpunuar me shtetin nisi vonë. Nga koha e komunizmit ne kemi një trashëgimi horror nga ky bashkëpunim, pasi ai nënkuptonte kush e kush të spiunonte, jo me qëllim forcimin e shtetit dhe denoncimin e shkeljes së ligjit, por për t’i bërë gropën njëri-tjetrit, ndaj dhe bashkëpunimi në formën e spiunimit ishte një gjë e dënueshme “moralisht”. Madje, edhe sot “spiunimi” në disa raste të ha edhe kokën, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, pasi secili mendon se askujt nuk ka çfarë i duhet se ç’bëj unë, edhe kur i vë kazmën pallatit ku jetojnë 300 njerëz. Megjithatë, kur policia rrugore afishoi e para disa numra telefoni, ku qytetarët të denonconin shkeljen e rregullores, kryesisht parkimin e gabuar nëpër rrugë, pati shumë qytetarë që telefononë Tiranë, Vlorë e Durrës 50 mijë fletëpalosje me numrat e telefonit pranë bashkive, ku qytetarët të denonconin këdo që shikonin që hidhte mbeturina nga ballkoni, që dëmtonte mjedisin publik, pemët, lulishten etj. Konstatuam se kishte shumë telefonues. Madje një grua raportoi targën e një makine e autostradën Tiranë-Durrës që kishte hedhur një kanaçe pijeje nga xhami. Por sërish nuk pati reagime. Policia bashkiake tha se nuk ka kompetenca të vërë gjoba për gratë që hedhin plehrat nga dritarja. As për ata që thyejnë stolat apo dëmtojnë pemët në parqe… Prova më e fundit është edhe më e fortë. Vala e denoncimeve për ndërtimet pa leje. Për dy muaj me radhë, që kurse Tirana, si epiqendër, u përfshi nga vala e ndërtimeve pa leje, policia bashkiake është bombarduar me telefonata qytetarësh që denoncojnë fqinjët që shkelin ligjin. Mediat edhe më shumë, pasi policia nuk u përgjigjej shumë prej këtyre ankesave. Madje në disa raste, kur qytetarët raportonin, qoftë edhe për prishjen e qetësisë publike, ishin policët ata që dekonspironin personin që kishte telefonuar kur ai prezantohej. Tashmë është hapur një web, i iniciuar nga Edi Rama. Në vetëm 2-3 ditë, qindra qytetarë kanë vërshuar, duke fotografuar shkelësit e ligjit dhe duke i postuar fotot në këtë blog. Që ditën e parë pashë edhe shtesën pa leje të pallatit tim që po bëhet lokal, tashmë me fotografi, pasi unë e kisha denoncuar vetëm me telefon. Në këtë web gjen fotografi pallatesh, foto shtëpish, foto ballkonesh, lokalesh, lavazhesh etj., në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë e në mbarë vendin, në qytete e fshatra. Po kaq sa e frikshme është epidemia e ndërtimeve pa leje, aq i mirë është lajmi se shqiptarët, në masë, denoncojnë shkeljen e ligjit. Ky është një lajm i madh që tregon se shqiptarët nuk janë më indiferentë ndaj asaj që ndodh jashtë derës së shtëpive të tyre, se ata duan rregullin dhe zbatimin e ligjit, ata duan shtetin.
Por sfida tashmë do të jetë e qeverisë, pra e shtetit. Çfarë do të bëhet për të vënë rregull në këtë xhungël? Askush nuk mund të thotë më se nuk ka informacion, të paktën për ndërtimet pa leje. Por kësaj radhe sfida e Ramës, i cili e mori personalisht këtë nismë, nuk është thjeshtë të prishë ndërtimet pa leje. Sfida është edhe më e madhe se kaq. Ajo ka të bëjë me instalimin e kulturës së bashkëpunimit mes qytetarit dhe shtetit. Nëse edhe ky demonstrim i rrallë bashkëpunimi nuk do të japë fryte dhe ato foto do të mbeten si relike në web-in e Ramës, atëherë ky do të jetë një zhgënjim i madh. Dhe dëmi nuk do të jetë thjeshtë urban, por do të jetë një vrasje e qytetarisë që po instalohet.
Qytetarët tashmë i kemi, duhet të bëjmë edhe shtetin. Por kur panë se askush nuk begeniste për të reaguar, për të marrë masa, pas këtyre telefonatave, ato reshtën dhe sot ky mekanizëm nuk funksionon më. Tre vjet më parë, me një grup vullnetarësh të mjedisit, në kuadër të një projekti për të nxitur reagimin qytetar ndaj ndotjes së mjedisit, shpërndamë në Tiranë, Vlorë e Durrës 50 mijë fletëpalosje me numrat e telefonit pranë bashkive, ku qytetarët të denonconin këdo që shikonin që hidhte mbeturina nga ballkoni, që dëmtonte mjedisin publik, pemët, lulishten etj. Konstatuam se kishte shumë telefonues. Madje një grua raportoi targën e një makine e autostradën Tiranë-Durrës që kishte hedhur një kanaçe pijeje nga xhami. Por sërish nuk pati reagime. Policia bashkiake tha se nuk ka kompetenca të vërë gjoba për gratë që hedhin plehrat nga dritarja. As për ata që thyejnë stolat apo dëmtojnë pemët në parqe… Prova më e fundit është edhe më e fortë. Vala e denoncimeve për ndërtimet pa leje. Për dy muaj me radhë, qëkurse Tirana, si epiqendër, u përfshi nga vala e ndërtimeve pa leje, policia bashkiake është bombarduar me telefonata qytetarësh që denoncojnë fqinjët që shkelin ligjin. Mediat edhe më shumë, pasi policia nuk u përgjigjej shumë prej këtyre ankesave. Madje në disa raste, kur qytetarët raportonin, qoftë edhe për prishjen e qetësisë publike, ishin policët ata që dekonspironin personin që kishte telefonuar kur ai prezantohej. Tashmë është hapur një web, i iniciuar nga Edi Rama. Në vetëm 2-3 ditë, qindra qytetarë kanë vërshuar, duke fotografuar shkelësit e ligjit dhe duke i postuar fotot në këtë blog. Që ditën e parë pashë edhe shtesën pa leje të pallatit tim që po bëhet lokal, tashmë me fotografi, pasi unë e kisha denoncuar vetëm me telefon. Në këtë web gjen fotografi pallatesh, foto shtëpish, foto ballkonesh, lokalesh, lavazhesh etj., në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë e në mbarë vendin, në qytete e fshatra. Po kaq sa e frikshme është epidemia e ndërtimeve pa leje, aq i mirë është lajmi se shqiptarët, në masë, denoncojnë shkeljen e ligjit. Ky është një lajm i madh që tregon se shqiptarët nuk janë më indiferentë ndaj asaj që ndodh jashtë derës së shtëpive të tyre, se ata duan rregullin dhe zbatimin e ligjit, ata duan shtetin. Por sfida tashmë do të jetë e qeverisë, pra e shtetit.
Çfarë do të bëhet për të vënë rregull në këtë xhungël? Askush nuk mund të thotë më se nuk ka informacion, të paktën për ndërtimet pa leje. Por kësaj radhe sfida e Ramës, i cili e mori personalisht këtë nismë, nuk është thjeshtë të prishë ndërtimet pa leje. Sfida është edhe më e madhe se kaq. Ajo ka të bëjë me instalimin e kulturës së bashkëpunimit mes qytetarit dhe shtetit. Nëse edhe ky demonstrim i rrallë bashkëpunimi nuk do të japë fryte dhe ato foto do të mbeten si relike në web-in e Ramës, atëherë ky do të jetë një zhgënjim i madh. Dhe dëmi nuk do të jetë thjeshtë urban, por do të jetë një vrasje e qytetarisë që po instalohet. Qytetarët tashmë i kemi, duhet të bëjmë edhe shtetin.