Fundi i recesionit në eurozonë?

Nga Christoph Hasselbach, DW

Në tremujorin e dytë të vitit 2013 ekonomia e eurozonës është rritur me 0.3 për qind. Ky numër është shumë pas vitesh të tëra rënieje. Tani është zyrtare: recesioni në zonën e euros mori fund. Eurostati e konfirmoi këtë të mërkurën. Në tremujorin e dytë të vitit 2013, dmth prill-qershor, ekonomia e eurozonës është rritur sipas këtyre shifrave me 0.3 për qind. Kjo është një vlerë edhe më e mirë, se ajo që kishte pritur shumica e ekspertëve. Në kohë normale rritje të tilla nuk do të ishin në asnjë mënyrë ndonjë sensacion. Megjithatë, pas një recesioni torturues për një vit e gjysmë Europa ka nevojë për lajme të mira. Recesioni u ka kushtuar miliona njerëzve vendin e punës dhe borxhet e shteteve janë shtuar shumë. Tani ka shpresa se me fundin e recesionit do ulet dhe papunësia.

Megjithatë, pas shifrës 0.3 për qind për të gjithë eurozonën ka vlera shumë të ndryshme për secilin vend. Dhe për këtë arsye nuk mund të flitet për një trend të përgjithshëm. Pjesa më e madhe e rritjes i takon vetëm Gjermanisë. Ekonomia më e madhe në zonën e euros pati pas një tremujori të parë të dobët një rritje në përqindje të konsiderueshme prej 0.7. Kurse Italia dhe Spanja janë tkurrur edhe më tej, edhe pse më pak se më parë. Ndoshta befasia më e madhe pozitive është Franca, e cila pati rritje prej 0.5 për qind. Franca, ekonomia e dytë më e madhe në bashkimin monetar, ka kohë që konsiderohet si një rast i veçantë problematik, edhe si e sëmura e Evropës. Gjithashtu inkurajues është shembulli i Portugalisë, një nga vendet që duhet të mbështetet nga programet e ndihmave prej vendeve të tjera. Ekonomia e Portugalisë ka pasur rritje edhe gjatë tremujorit aktual me 1.1 për qind.

Me këto shifra shpërthyen përsëri diskutimet rreth recetave më të mira për daljen nga kriza. Për shembull, qeveria gjermane thotë se politika e kursimeve dhe e reformave ka pasur efekt, sidomos për Portugalinë. Kjo statistikë ka të ngjarë të luajë një rol edhe në fushatën zgjedhore gjermane. Në të kundërt, qeveria socialiste franceze është e bindur për të kundërtën. Ajo thotë se një politikë e orientuar drejt rritjes dhe me pak kursime ka qenë e suksesshme. Kështu që ndoshta çdo palë do ta shohë veten të konfirmuar dhe do t’i interpretojë shifrat si i përshtatet asaj. Por në mes të betejës ideologjike ndoshta do të peshojë më shumë lehtësimi se mbi të gjitha po duket dritë në fund të tunelit.

Megjithatë, pikërisht këtë optimizëm e frenon Komisioni Europian. Komisioneri i Çështjeve Monetare të BE-së, Olli Rehn, është i shqetësuar se shtetet mund të bien në vetëkënaqësi në lidhje me këto lajme. Në një deklaratë, ai shkruan: “Nuk ka asnjë arsye për vetëpërgëzim sipas motos ‘kriza mbaroi’. Zbatimi i reformave të rëndësishme në shtetet anëtare është ende në stadet e fillimit dhe duhet të vazhdojë. “Ne ende kemi ende një rrugë të gjatë përpara”. Rehn nuk sheh asnjë kontradiktë midis rritjes dhe kursimeve. Reduktimi i borxhit i shoqëruar me reformat strukturore, është vetëm kusht për rritjen e re, e cila gjithashtu do të sjellë vende pune. Ai i shkruan këto ndoshta në lidhje me Greqinë. Nga Greqia nuk ka ende të dhëna të reja. Por Rehn dhe donatorët ndërkombëtarë kanë frikë se mesazhet pozitive ndoshta do ta ndërpresin zellin për reforma në Greqi.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi