ShtetiWeb nominohet për World Summit Award 2013 si portali më i mirë shqiptar në kategorinë “e-Përfshirje dhe Fuqizimi i Qytetarit”
Redaksia ShtetiWeb, 11 korrik 2013
Vetëm pas katër muajve nga inaugurimi zyrtar, Shtetiweb.org dhe inisiativia e tij e fundit Curiaweb, është nominuar për World Summit Award 2013 si portali më i mire shqiptar për përmbajtjen dixhitale në kategorinë “e-Përfshirje dhe Fuqizimi i Qytetarit”. Kriteret e vlerësimit të WSA përfshijnë mes shumë të tjerave dhe “cilësinë dhe kuptueshmërinë e përmbajtjes në Shtetiweb.org, lehtësinë e përdorimit dhe cilësinë e paraqitjes”. Në fazën pasardhëse, në 29 Gusht në kryeqytetin e Estonisë, Talin, nën patronazhin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunikacionit do të zhvillohet mbledhja e Jurisë së Madhe të WSA, ku do të jenë prezent ekspertë multi-media me famë botërore nga të gjitha vendet e botes. Këtu do të caktohen fituesit e edicionit 2013 në rang botëror.
Në një botë gjithnjë e më tepër dixhitale, World Summit Award në Austri, promovon përmbajtjen inteligjente në sherbim të qytetarit. Cdo dy vjet, WSA zgjedh produktet me përmbajtjen dixhitale më të mirë që kontribuon në shoqërinë e informacionit dhe rastet më të mira i promovon në kongresin e saj botëror.