Fillimet e liberalizimit dhe zhvillimet e tij (III)

Nga Milton Friedman, botuar në Mapo Online, 2 gusht 2013

Me termin ‘Chicago’, ekonomistët kudo nëpër botë, nuk kuptojnë një qytet, as edhe një universitet, por ata kuptojnë një’ shkollë’. Ky term, disa herë është përdorur si një epitet, disa herë si titull nderi kalorësiak, por gjithmonë kjo është bërë me një nënkuptim të plotë dhe një vlerësim të veçantë.

    Në trajtimin e politikave ekonomike, Chicago mbron dhe ngre lart besimin në efikasitetin e marketit të lirë si një botëkuptim për rivlerësim dhe organizim të burimeve ekonomike, ajo shpreh skepticizmin rreth ndërhyrjes së shtetit në problemet ekonomike në vend, duke vënë theks të fortë në vlerën sasiore të parasë në treg si faktori kyç që shkakton dhe përcakton inflacionin. Në debatet rreth shkencave ekonomike dhe misionit të tyre, Chicago qëndron fort për një vlerësim serioz në përdorimin e teorisë ekonomik jo vetëm për analiza të përgjithshme por edhe për problem konkrete ekonomike shtruar për zgjidhje dhe jo duke u konsideruar si një strukturë abstrakte matematikore me dekoracion të bukur por pa shumë fuqi aplikative. Ajo është për një trajtim rigoroz që konsiston në testimin empirik  dhe të përgjithësimeve teorike duke flakur pseudofakte pa bazë teorike dhe teori pa fakte.

      Ky vlerësim për shkollat ekonomike të Chicago-s, është bërë dhe qëndron si e tillë tashmë për një kohë të gjatë. Ato kanë mbijetuar për dekada të tëra vetëm me disa ndryshime të vogla në mendimin ekonomik, por me ndryshime thelbësore në botëkuptimin e personave lidership të shkollës. Eksperienca ime personale me shkollën e Chicago-s ka filluar dyzet vite më pare, që kur isha student kur Frank Knight, Jacob Viner dhe Henry Simons ishin liderët e shquar të shkollës së Chicago-s. Sot shkolla e Chicago-s ka një bazë shumë më të gjerë se atëherë ku përfshihen jo vetëm ne si profesorë të Universitetit, por gjithashtu shumë ekonomistë e profesorë në institucione të tjera, disa prej tyre nuk kanë qënë asnjëherë të lidhur direkt me këtë shkollë. Por të gjithë ne, jemi tashmë nxënës të Knight, Viner dhe Simons dhe më gjerë, jemi nxënës të Adam Smith, i cili aksidentalisht u lind në një shekull të gabuar dhe në një vend të gabuar, por që në fakt dhe pa mëdyshje, ai ka qenë dhe është një Profesor i madh dhe i shquar i Universitetit të Chicago-s.

 Shpesh herë më ka ndodhur që të jem nën efektet e përziera të irritimit apo të kënaqësisë, herë i duartrokitur, herë i mos aprovuar dhe kuptuar drejt, por si një anëtar i bordit të kësaj shkolle, kam patur mundësinë të bëhem edhe një kolektor i një shkolle të madhe intelektuale. Një nga përshtypjet që unë kam marrë nga ky kolektim është ajo që Universiteti i Chicagos është si një tokë e virgjër dhe pjellore për kultivimin e shkollave, ndonëse këtu nuk bëhet fjalë për një monopol të mendimit ekonomik.

    Në vitin 1903, William James përshëndeti një libër shkruar nga John Dewey dhe disa bashkautorë të tjerë që quhet Studime në Teorinë e Logjikës, duke u bërë ky sinjali i parë i filozofisë pragmatiste i lindjes së Shkollës së Chicago-s. Fatkeqësisht, shumë shpejt pas kësaj, Mr. James dha dorëheqje duke bërë që shkolla e Chicago-s të mos kishte jetë të gjatë.

Në departamentin e Sociologjisë, ishte Albion Small, shefi fillestar i tij, i cili hodhi bazat e një shkolle që më vonë do bëhej e famshme si shkolla e Sociologjisë e Chicago-s, e udhëhequr më vonë nga W.I. Thomas, Robert Park dhe Ernest Burgess, shkollë e cila ka mbretëruar që nga viti 1920 deri në vitet 1950. Morris Janowitz e ka përshkruar esencën qendrore të Shkollës Sociologjike të Chicago-s si bazën ku u hodhën themelet “e të dhënave empirike si një nevojë për integrimin e tyre në një framework teorik” teknologji kjo, që përdoret gjerësisht në Shkencat ekonomike të Shkollës tonë.

   Në shkencat politike, Shkolla e Chicago-s e udhëhequr nga Charles E.Merriam dhe Harold D.Lasswell, është përcaktuar si “e ndarë në interesin e përgjithshëm por e unifikuar në thelbin e saj për të eksploruar metoda të reja të studimeve politike dhe atë të përqasjes administrative”, gjë e cila ka gjetur aplikim të gjerë edhe në shkencat ekonomike dhe ato sociale.

              Shkolla e Chicago-s ka hedhur themelet e shkencave sociale dhe ka nxitur një bashkëpunim aktiv ndërmjet tyre, duke krijuar një konstruksion të çimentuar të ndërtesës së shkencës sociale dhe si një familje e madhe që i grupon të gjitha ato. Gjë e cila nuk të surprizon për faktin se këto shkolla të shkencave sociale  lulëzojnë në kondita të tilla pasi ato kanë shumë gjëra të përbashkëta. Shprehja e Lord Kelvin gdhendur në gur në hyrje të ndërtesës së Shkencave Sociale “Kur ju nuk mund ta matni atë, shkalla e njohjes suaj është e dobët dhe e pa plotë” të cilën Frank Knight e ka zgjeruar me kuotimin e tij “Dhe nëse ju nuk e keni matur atë, duhet ta bëni atë me doemos”, të jep në mënyrë të plotë mesazhin. Sidoqoftë, shkollat e Chicago-s kanë lulëzuar jo vetëm në shkencat sociale por edhe në aspekte të tjera gjithashtu.

          Në shkencat e gjuhës  Angleze, Kriticizmi i Shkollës së Chicago-s, është iniciuar dhe udhëhequr nga Ronald Crane. Në shkencat e Teologjisë të Shkollës Hyjnore të Chicago-s, ishte Charles H. Arnold, që ka ngritur e drejtuar atë për 60 vite rresht. Jam i sigurt që pjesëmarrësit në këtë audience mund të shtojnë emra të tjerë. Pa dyshim, arsyeja që unë kam zgjedhur këtë temë sonte, është ajo që unë dua të shtoj edhe këto fakte në koleksionin tim.

      Sigurisht që ka edhe shkolla të tjera si  ajo e Cambridge, Oxford, shkolla Vieneze apo ajo e Harvard-it, por unë nuk kam bërë ndonjë vëzhgim selektiv për asnjërën prej tyre. Gjithashtu, unë nuk mund të pretendoj dhe të demonstroj që Chicago paraqet tokën e vetme të pasur e pjellore për lulëzimin e shkollave. Por njëkohësisht unë dëshiroj të sigurohem që impresioni im është korrekt deri në atë shkallë sa që mund të shtroj pyetjen: “Përse, çfarë ka ndodhur me Universitetin e Chicago-s që të bëjë të mundur një zhvillim a zgjerim të tillë? Kur ia shtrova një pyetje të tillë një miku, reagimi i tij i menjëhershëm ishte që ndoshta izolimi gjeografik i  Chicago-s ka orientuar njerëzit drejt Chicagos duke zhvilluar një homogjenitet natyror. Megjithëse duket mjaft e natyrshme, kjo përgjigje tregon një mosperceptim real të natyrës së shkollave duke treguar një shembull lidhur me përcaktimin e gabuar të fakteve. Një “Shkollë mund të jetë por duhet të mos jetë një Kult.” Asnjëra nga ato shkolla të shkencave sociale që unë përmenda, nuk janë kulte. Të gjitha ato ishin pioniere që janë përpjekur të gjejnë rrugë dhe drejtime të reja të kërkimit dhe të analizës shkencore, mënyra të reja për të parë e kuptuar fenomenet. Në të gjitha këto shkolla ka pasur dhe ka njerëz që punojnë në një skop apo subjekte të gjëra dhe duke patur pikëpamje të ndryshme. Në të gjitha ato ka pasur një tërheqje të fortë drejt kërkimit shkencor në disiplinat përkatëse shoqëruar kjo me një matje shkencore të të dhënave brenda këtyre disiplinave. Ndryshe nga të qenit “maniakë” të çuditshëm, liderët e këtyre shkollave janë vlerësuar e nderuar nga kolegët e tyre profesionalë qoftë ato që kanë shërbyer si presidentë apo si profesionistë të asociuar e deri tek botuesit e gazetave shkencore e profesionale.

        Dua të theksoj se një “Shkollë “ nuk duhet të jete një “kult” as që të orientohet në ekstreme të tjera, por thjeshtë të përcaktohet dhe orientohet drejt një ekselence. Po i referohem një shembulli tjetër nga shkencat sociale, në atë të antropologjisë, departamenti i së cilës ka qenë i shkëlqyer në Shkollën e Chicago-s dhe i njohur gjerësisht si një nga më të mirat në botë. Kjo ka pasur dhe ka shumë profesore e lider të mëdhej dhe me fame, por nuk kemi dëgjuar të propagandohet shumë rreth saj qoftë nga profesorët qoftë nga studentët.

         Nëse pozita gjeografike ku ndodhet Chicago ka patur një efekt, të cilin unë do ta shtjelloj më poshtë, kjo nuk u bë për hir të inkurajimit nga ky kufizim apo nga homogjeniteti. Fakti është që asnjëri nga anëtarët e bordeve të departamenteve nuk e ka konsideruar funksionin e tij vetëm në fakultetin ku punon. Në diskutimin e tij rreth Shkollës Sociologjike të Chicago-s, Morris Janowitz thekson:” Albion Small ishte eklektik në aspektin e interesave dhe shijeve të tij shkencore,” dhe “bazuar në to, ai kishte bërë të mundur të përfaqësoheshin e të zhvilloheshin të gjitha aspektet e shkencës së Sociologjisë”. Robert E.L. Faris, në librin e tij për Sociologjinë e Shkollës së Chicago-s, thekson se: “ Ka të ngjarë që faktori kryesor në zhvillim e madh të shkollës Chicago-s ishte inteligjenca perceptive e Small, e pranuar kjo me entuziazëm nga kolegët dhe ndjekësit e tij dhe duke qenë skrupuloz lidhur me konsekuencat e doktrinës, si një shkollë e mendimit dhe e liderëve me autoritet të padiskutueshëm…” Kjo hapje ndaj influencës nga tradicione të tjera, shprehet edhe me sjelljen nga Columbia për të punuar në Chicago të Ogburn, duke pasuruar kështu përmbajtjen e sociologjisë lokale me elementë të metodave kërkimore bërë në Universitetin e Kolumbias. Në atë periudhë të viteve 1920-1930, asnjë nga Sociologët e Chicago-s nuk ishte pranuar apo ftuar në departamentet e Columbias apo Jalës. Ishte Brown i pari, i cili kishte emëruar një instruktor shumë të ri nga Chicago diku rreth vitit 1931.

Diku rreth mesit të shekulli, Universiteti i Havardit vendosi të sjellë një përfaqësues në departamentin e Universitetit të Sociologjisë, por unë mund të shtoj se deri më sot, Harvardi akoma nuk ka atashuar ndonjë përfaqësues në Universitetin e Shkencave Ekonomike të Chicago-s, ndërkohë që një grup i konsiderueshëm me PHD nga shkolla jonë janë punësuar tashmë atje.

        Në shkencat politike, çdo referencë biografike për Charles E. Merriem që unë kam parë, i ka befasuar të gjithë me eklektizmin, tolerancën, diversitetin dhe shqetësimin e tij drejt cilësisë shkencore. Pra, fakti që në departamentin e shkencave politike janë punësuar në mënyrë të permanente Hans Morgnthau, David Easton dhe Leo Strauss, bile në poste të rëndësishme, nuk mund të konsiderohet kurrsesi si mbyllje në vetvete dhe ngushtim të skopit.

       Në departamentin e shkencave ekonomike, ku unë personalisht jam në dijeni të ndryshimeve, kemi situate të njëjtë, pra nuk kemi asnjë ngushtim të skopit apo krahinizëm e provincializëm. Në krye të departamentit të shkencave ekonomike ishte James Laurence Laughlin, portreti i të cilit është akoma i varur në hyrjen të godinës nr.122, i cili ishte karakterizuar nga historianët  si një nga ekonomistët me konservatorë të shekullit. Laghlin ishte një nga më striktët i kohës tij që kishte kundërshtuar fuqishëm lëvizjen e lirë të argjendtë që kishte arritur klimaksin e saj me fjalimin e famshëm të William Jennings Bryan “Kryqi i Artë” në vitin 1896. (Nuk ishte e rastit që pas këtij fjalimi, Bryan ishte nominuar për postin e presidentit në Universitetin e Chicago-s. Duke u rikthyer tek Laughlin, ai kishte debatuar hapur me William Harvey në Chicago, ku nëpërmjet pamfletit të tij -Shkolla Financiare e Qindarkave-, duke argumentuar justifikimin më intelektual për lëvizjen e lirë të argjendtë. Në këtë këndvështrim, Laughlin mund të konsiderohet si njëri nga ekspertët që ka qenë si pikë referimi dhe bazë argumenti për propozimet e bëra në legjislacion, shtuar këtu dhe analizat e tij rreth inflacionit gjatë viteve 1910. Në këto analiza ai e trajton inflacionin si problem të shkaktuar nga praktikat monopoliste të tredunioneve e të sipërmarrjeve të fuqishme, por jo nga sasia e parasë së hedhur në market, pozicion ky që nuk përputhej me pozicionin e shkollës së Chicagos. Megjithë diversitetin e thellë të pikëpamjeve ndërmjet tyre, Laghlin emëroi në fakultet një person si A.W. Coats i cili nga ana e tij, lidhur me Laghlin shprehej:”Z. Laughlin ishte pa dyshim një mendimtar i fortë, një polemist i pa kompromis bile disa herë i pa arsyeshëm dhe njëkohësisht një konservator i pa ndryshueshëm”. Pavarësisht nga kjo, gjatë 24 viteve të lidershipit të tij në departamentin e Chicagos, ky departament u bë një qendër udhëheqëse që grumbulloi e përpunoi të gjitha doktrinat nga ato më ekstremet. Laughlin ishte një njeri që pareshtur respektonte ndershmërisht pavarësinë e kolegëve të tij dhe gjithashtu ishte një person kurajoz edhe në rezistencën që i kishte bërë ndaj Harper për kufizimet në departament si dhe duke kërkuar një heqje të pengesave të shtetit ndaj lirive individuale.  Shembulli dhe praktika e lidershipit të Laughlin vazhdon edhe sot.

 

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi