Edi Rama bëri sot publike strukturën e re të qeverisë
Konferencë për shtyp e Edi Ramës, 24 korrik 2013
Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama bëri sot publike strukturën e re të qeverisë që do krijohet në shtator, duke premtuar reformim të thellë të brendshëm tek cdo ministri dhe ndarje të disa prej tyre.
Ja struktura e Qeverisë së re:
Kryeministri
Zv/Kryeministri
1. Ministria e Financave
2. Ministria e Brendshme
3. Ministria e Mbrojtjes
4. Ministria e Jashtme
5. Ministria e Integrimit Europian
6. Ministria e Drejtësisë
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
12. Ministria e Shëndetësisë
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Ministria e Kulturës
16. Ministria e Mjedisit
Ministrat e Shtetit:
Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike
Ministër për Çështjet Vendore
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ministritë që ndryshojnë
METE ndahet në: Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Energjetikes dhe Industrisë
MPPT ndahet në: Ministria për Zhvillimin Urban dhe Turizmin dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Ministritë që krijohen
Krijohet Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Krijohet Ministria e Arsimit dhe Sportit
Krijohet Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise
Krijohet Ministria e Kulturës
Do të vendoset një ministër për Inovacionin
DAP rikthehet në kryeministri
Shkurtohet numri i komiteteve