OSBE/ODIHR: Ka progres, vlerësimi do varet nga mbyllja e procesit. Numërimi, i ngadaltë
24 qershor 2013
Në raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, OSBE-ODIHR i vlerëson zgjedhjet si konkurruese dhe me pjesëmarrje aktive duke respektuar liritë thelbësore, megjithatë atmosfera e besimit dhe mosbesimit të partive politike ka njollosur procesin zgjedhor.
“Në krahasim me 2009 dhe vendoret e 2011 u vu re progres të vogël, zgjedhje të lira, dhe për mendimin tim, të drejta, por gjithë mangësitë janë të shprehura në deklaratë e do të jenë edhe në raportin tonë. Vlerësimi i procesit do të varet nga mënyra si do vazhdojë procesi, kam parasysh numërimin, tabulimin, shpalljen e rezultateve dhe mënyra si do të administrohen ankesat”- u nenvizua ne deklarate.
Sipas deklarates mosbesimi ka minuar punën e administratës zgjedhore. “Opozita ka bojkotuar KQZ pas largimit të njërit prej anetareve, KQZ e ka bëre punën pa kuorumin e nevojshëm. Është permirësuar kuardi zgjedhor, qe eshte nje bazë e shëndoshe për zgjedhje demokratike. Besimi i publikut në proces është dëmtuar, jane vene re edhe mangësi në shumë aspekte, mungesë të vendimit të KQZ për ndarjen e vendeve në 4 distrikte, vendimi i kuvendit ka të bëjë me procesin e drejtësisë së votës”- u theksua ne deklarate.
Cony McComarc ka vleresuar procesin, por ka kujtuar se procesi i numerimit po vazhdon shume ngadale. “Ekipi ynë do të shohë edhe administrimin e ankesave. Pas 2 muajsh do të dalim me një raport përfundimtar të plotë me disa rekomandime për përmirësimin e procesit. Procesi i permiresimeve duhet te vazhdoje se ky eshte misioni yne i 11 ne vend”- tha ajo.
Sipas misioni numerimi duhet te ishte perfunduar, pasi gjithcka varet nga vullneti i partive. “Rezultatet zgjedhore duhet te dalin sa me shpejt, kjo duhet te kishte qene shume me e drejte per shqiptaret. Ata meritojne nje angazhim tjeter ne zgjedhjet e ardhshme” tha nje nga perfaqesuesit.
Misioni ka vleresuar se rezultatet do dalin, por “Shqipëria eshte një nga vendet e rralla ku rezultatet dalin kaq vonë dhe kjo krijon pasiguri, por shpresoj që numërimi të mbarojë së shpejti dhe të deklarohen rezultatet”.
OSBE-ODIHR i bën thirrje liderëve politik që të dëgjojnë vullnetin e popullit dhe të pranojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.