Video vizatimore për konceptet e funksionimit të shtetit
6 qershor 2013
Më datë 5 Qershor 2013, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim nënshkroi me kompaninë SYDO, Lyon një marrëveshje bashkëpunimi për aplikimin e mjeteve bashkëkohore pedagogjike në edukim. Kjo marrëveshje përmbledh përgatitjen dhe adaptimin në gjuhën shqip të videove vizatimore, të cilat shpjegojnë konceptet kryesore të funksionimit të shtetit.
Fillimisht videot vizatimore do të fokusohen në shpjegimin e koncepteve ekonomike nëpërmjet rubrikës “Vizatoma Ekonominë”. Cdo ditë dëgjojme e lexojmë mbi borxhin publik, mbi politikat monetare, mbi avantazhet konkurruese, mbi politikat e taksimit, por sa i kuptojmë ato? Bazuar mbi teknikën e vizatimit videoviziv në kohë reale, procesi edukativ është i thjeshtë: në tre minuta koncepti shpjegohet dhe ilustrohet për të mundësuar përvetësimin dhe memorizimin e tij nga publiku.
Në krijimin dhe përgatitjen e videove vizatimore “Vizatoma Ekonominë” marrin pjesë specialistë të pedagogjisë, ekonomistë dhe mësimdhënës të afirmuar, të cilët kontrollojnë dhe miratojnë konceptin. Videot vizatimore publikohen në gazetën prestigjoze “Le Monde” të enjten e tretë të çdo muaji.
Nëpërmjet bashkëpunimit me kompaninë SYDO, këtë inisiativë novatore, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim do ta implementojë në fushën e informimit të qytetarëve mbi politikat publike dhe funksionimin e shtetit në përgjithësi. Fryti i parë i këtij bashkëpunimi është videoja vizatimore “Avantazhi konkurrues”. Ju urojmë shikim të këndshëm si dhe mirëpresim çdo sugjerim tuajin për të pasuruar dhe bërë sa më të dobishëm këtë inisiativë.
Mirë u pafshim !