Roli i Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm në shekullin e 21 dhe rëndësia e tij për shqiptarët

Nga ShtetiWeb

Notre Europe – Instituti Jacques Delors nëpërmjet projektit “Mendo Globalisht – Vepro si Evropian”, së bashku me 16 Think Tank-e po zhvillon një proces reflektimi të gjërë mbi prioritetet dhe instrumentet e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm (SEAJ).

Në kontekstin global, politika e jashtëme e BE-së dhe politikat e jashtme të shteteve anëtare shpesh vuajnë nga mungesa e koherencës dhe bashkërendimit. Shëmbujt më të fundit janë ndërhyrja ne Mali, kakofonia mbi furnizimin apo jo me armë të rebelëve siriane, qasja e ndryshme ndaj Tibetit dhe pasojat në relacionin me Kinën, për të përfunduar me pesë shtetet anëtare të BE-se që refuzojë të njohin Kosovën.

Simptomat e mësipërme burojnë nga probleme afatgjatë. Së pari kontinenti i vjetër është i mbërthyer nga kriza ekonomike. Recesioni nuk i lë Evropës kohë të lirë dhe as burime financiare për tu fokusuar në politikën e jashtme. Për më tepër dobësia ekonomike përkthehet menjëherë në dobësi gjeo-politike. Shkurtimet buxhetore kanë prekur në mënyrë drastike shpenzimet e shteteve anëtare në sektorin e mbrojtjes, gjë që është ndjerë menjëherë në pamundësinë për të konsideruar alternativa ndërhyrjeje më affirmative, si në Mali dhe në Siri. Nqs problemeve ekonomike u shtohet dhe koordinimi i munguar mes vetë politikave të BE-së, si psh mes politikës se tregëtise dhe politikës së ndihmës së huaj, ose politikës së menaxhimit të krizave roli i SEAJ bëhet akoma më kompleks dhe i vështire.

Një Evropë e fortë duhet të bëhet më kompetitive duke ri-organizuar politikën tregëtare, atë energjitike, innovacionin, tregëtinë e jashtme dhe të përfundojë ri-organizimin e sektorit financiar në funksion të zhvillimeve globale. Kuadri i punës së Komisionit Evropian nuk është tanimë vetëm tregu i brendshëm i 27 vendeve anëtare, por gjithë bota. Kontrolli mbi ndihmat shtetërore, politika e inovacionit, politikat komerciale, etj duhet të shihen në kontekst global. Më mirë pa marrëveshje të tregëtisë së lirë se sa me një marrëveshje penalizuese. Energjia duhet të trajtohet edhe në këndvështrimin e sigurisë energjitike dhe të kostos, e jo vetëm mbi pasojat mjedisore dhe mbi konkurrencën. Në ndërtimin dhe zbatimin e kësaj strategjie, SEAJ luan një rol unik.

Në raportin me të njëjtin emër, ekspertët nga të 16 Think Tank-et kanë trajtuar prioritetet e BE-së me synimin për të mbrojtur rëndësinë dhe rolin e BE në një botë që ndryshon shumë shpejt. Konkluzionet janë që strategjia e BE-së duhet të jetë realiste dhe më largpamëse për të influencuar axhendën globale. Ri-draftimi i kësaj strategjie duhet të fillojë me identifikimin serioz të inkoherencave në politikat e SEAJ.

Shtetiweb gjykon që konkluzionet e këtij botimi, edhe pse të fokusuara vetëm në nivelin qendror dhe në lëmin e ndërtimit të politikave (e jo në Delegacione dhe në zbatim) kanë rëndësi strategjike dhe për Shqipërinë, Kosovën dhe krejt rajonin e Ballkanit.

Së pari, SEAJ është partneri kryesor i shqiptarëve në rrugën e tyre drejt familjes evropiane. Cdo studim që trajton strukturën dhe funksionimin e SEAJ ka interes të veçantë për negociatorët tanë, sidomos ata kosovarë, si dhe për zyrtarët e ministrive përkatëse. Nga ana tjetër, marrëveshja e lajmëruar në 19 Prill mes Serbisë dhe Kosovës e ndërmjetësuar nga Catherine Ashton, cilësohet si një nga sukseset më të mëdha të SEAJ.

Së dyti, temat e trajtuara kanë meritën të trajtojnë skenarë ku Shqipëria dhe Kosova, si dhe qytetarët përkatës, kanë interesa afat-shkurta dhe afat-gjata të drejtpërdrejta, si psh qasjen në tregun e BE-se, politikat e ndihmës financiare, ato të migrimit dhe të lëvizjejs së lirë, politikat dhe korridoret energjitikë, etj.

Së treti, kapitulli mbi burimet natyrore ku si Shqipëria dhe Kosova janë të shumë të pasur (si dhe në energji komplementare me njëra tjetrën, si qymyr dhe hidrike), ka meritën e vënies në pah të avantazheve krahasues të dy vendeve, si dhe jep ide të dobishme për mundësinë për t’i përdorur gjatë negociatave të anëtarësimit.

Së katërti, raporti TGAE i jep rëndësi të vecantë rolit të shoqërisë civile në vendet si Shqipëria dhe Kosova si dhe shtron mënyrat se si BE duhet ti qaset kësaj problematike. Po ashtu shoqëria civile shqiptare ka mundësine të kqyrë se si mendojnë blloqe shumë të rëndësishëm të shoqërisë civile evropiane mbi kontributin e partnerëve shqiptarë në proceset e pluralizmit dhe demokracisë, si dhe në cilët sektorë specifikë të ekonomisë.

Së fundmi, përtej përmbajtjes shumë të rëndësishme të këtij raporti, Shtetiweb dëshëron të kthejë vëmendjen e shoqërisë shqiptare mbi mënyrën se si funksionon vendim-marrja në BE dhe rolin e Think Tank-eve në këtë process, Edhe pse pa asnjë fuqi ligjore në procesin e vendim-marrjes së BE-se, organizata si Notre Europe – Instituti Jacques Delors për nga niveli i ekspertizës që ofrojnë si dhe për nga pesha e personaliteteve që kontribuojnë, kanë një rol të pazëvendësueshëm në procesin e krijimit të strategjive evropiane, të zbatimit dhe të vlerësimit të tyre.

Raporti “Mendo Globalisht – Vepro si Evropian” Vështrim Strategjik mbi Shërbimin e Jashtëm të BE-se” është prezantuar në konferencën e zhvilluar në Bruksel më 15 Maj 2013. Dokumenti përmbledh konkluzionet e pesë grupeve punues, është koordinuar nga Elvire Fabry, me parathënie të Pascal Lamy dhe António Vitorino dhe bën pjesë nëe Studies & Reports No. 96, Notre Europe – Jacques Delors Institute.

Raportuesit janë: Sami Andoura | Notre Europe – Jacques Delors Institute; Nadège Chambon | Notre Europe – Jacques Delors Institute; Michele Comelli | Istituto Affari Internazionali (IAI); Elvire Fabry | Notre Europe – Jacques Delors Institute; Daniel Keohane | Fride; Daniela Schwarzer | Stiftung Wissenschaft und Politik (SWP); Federico Steinberg | Real Instituto Elcano, dhe Yves Pascouau | European Policy Centre (EPC).

Duke parë rëndësinë strategjike të kësaj vepre dhe pas koordinimit me Notre Europe – Instituti Jacques Delors, Shtetiweb.org sjell në gjuhën shqipe një përmbledhje të 10 rekomandimeve te saj në Rubrikën e Integrimit Evropian (Dritare për Evropën). Shtetiweb mban përgjegjësinë mbi çdo keq-kuptim që mund të ketë shkarë mes rreshtave të versionit shqip. Dokumenti i plotë në gjuhën angleze mund të shihet në Librarinë e shtetiweb, ose në linkun http://www.eng.notre-europe.eu/011-13615-Think-Global-Act-European-TGAE-The-Project.html, o

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi