Koalicionet në politikën shqiptare dhe baza e tyre ideo-politike

Nga Valbona Karanxha, botuar nw www.albanianpolitics.com

Zhvillimet e fundit politike, lëvizjet e lidërve të të gjitha rrymave në spektrin politik dhe koalicionet e tyre përkatëse dëshmojnë një stres dhe padurim derisa sa ky ngërç politik te lirohet dhe liderët të kenë gjetur zyrtarisht konformistët  të cilët do sigurojne reciprokisht maksimum votash.  Flërtime politike nga më të ndryshmet dhe më të papriturat  kanë filluar të shfaqen ditët e fundit përpara skadences së hyrjes në zgjedhje si koalicione. Ne parim, koalicioni politik bëhet midis partive të ndryshme të cilat kanë rënë dakord për vënien në zbatim të një programi dhe politikat  publike të partisë/ve të cilat do vijnë në pushtet mbas zgjedhjeve.

Në fakt në Shqipëri nuk ka tradicionalitet në hartimin e platformave partiake në bazë të pikpamjeve të rrymave socio-politike, të djathta, të majta apo të qëndrës. Platformat e partive të mëdha, riciklohen nga një parti tek tjetra dhe tematikat e fushatës elektorale janë të njëjtat. Kjo vjen si pasojë se partitë politike dhe liderët e tyre nuk kanë njohuri të thellë në shtresat shoqërore të vendit dhe nevojat e tyre ekonomike. Diskurset e tyre politike janë të përgjithshme me ngjyra demagogjike të cilat vërtetojnë edhe njëherë mungesën largpamësinë dhe kuptimin rrënjësor se si reformat e premtuara ekonomike funksionojnë; se si ndryshojnë ato nga njëra tjetra; përse të “majtët” parimisht mbështesin shtresat e varfra dhe programet sociale, dhe përse të “djathët” mbështëtin konkurrencën dhe ekonominë e martketit;  ku mbeshteten racionalet e tyre përsa i përket reformave dhe politikave publike.

Asnjë nga këto parti nuk ndalet në detaje përgjatë fushatave të tyre elektorale të paktën në aparencë për të shpjeguar gjërësisht për kë do “luftojnë”. Duke përfituar nga manipulimi dhe shplarja totale e elektorateve, liderat formulojnë diskurse të cilat janë po aq të përgjithshme sa edhe pa substancë.

Përpara koalicioneve çdo gjë zbehet dhe humbet vlerën. Ndryshe nga principet e koalicioneve politike të cilat bëhen midis partive për të punuar për të njëjtin program, koalicionet në Shqipëri bëhen me qëllim të sigurojne votat për të kaluar pragun e lejueshëm për fitim. Dhe asgjë përveç këtij qëllimi nuk duket se i bashkon këto parti.  Faktikisht, Edi Rama, nuk krijoi aleancë politike, Edi Rama aspiron të krijoj “bllok politik” të përzë Berishën nga pushteti dhe të dobësoj partinë e tij si fuqi opozitare. Megjithëse janë i njëjti koncept politik, semantikisht, bllok dhe aleancë marrin ngjyra të tjera.

Aktualisht, këto dy tre ditët e fundit koalicionet po mbyllen si tregu i pazareve të frutave dhe perimeve rreth orës pesë mabsdite. Ndërsa flasim,  disa subjekte  politike ndihen konfident ne veten e tyre dhe nuk kanë pranuar të bëjnë koalicion parazgjedhor,  si  p.sh.,  FRD. Po ashtu, në fund të ditës, pasi “mielli” nuk u është shitur,   pronarë të partive të vogla po vrapojnë t’i bashakangjiten dikujt,  dhe në vrap e sipër mund edhe të zëmërojnë papritur elektoratin e tyre, po kjo s’ka rëndësi. Përveç koalicionit LSI & PS, orvatjes së gjetjes së partnerve politik të PD; ftesat  ndaj djemeve plang prishës; pozicioni  në “no man’s land” i AKZ, populli nuk gjeti absolutisht asnjë kuptim në koalicionet e papritura ose të shumëpritura.

Çfarë do mbaj  mënd populli në këtë sezon elektoral?

Koalicionet janë lidhje të përkohshme të cilat bazohen ne domosdoshmerinë e momentit për të arritur një qëllim të përbashkët. Ato bëhen më një objektiv në mëndje, pa dyshim përveç asaj të fitores ka edhe qellime të tjera. Qellimi i PS në këtë koalicion është restorimi i pushtetit me emrin ”Rilindje”, dhe eventualisht kthimin e koalicionit të restorimit të pushtetit në atë të transformimit të tij. Trajektorja e mundëshme politike e PS mbështej në votën e atyre të cilët ishin kundër Berishës dhe politikës së tij klanore, ose thjesht politikës së tij. Gjithashtu PS mbeshtetej edhe në shtresa të majta, ultra të majta etj. Por, mbas koalicionit shanset për votën e disa nga këto elektorate u zbehën. Ndërsa  ata që aspirojnë për  karriere të lidhur me fitoren e Partisë Socialiste janë konsoliduar si mbështëtës dhe shpresojnë për largimin e sukseshëm të Berishës nga pushteti.

Le të shohim se cila është skematika e cila synon të analizojë koalicionin si fenomen dhe si implikohet kjo në kushtet e Shqipërisë në këtë sezon zgjedhjesh. Dike u nisur në studimin e Sidney Tarrow dhe analizat mbi koalicionet, egsistojnë disa elemente që e bëjnë koalicionin të funksinoj me sukses.

E para, koalicioni është “sjellje” e grupeve ose e individëve të caktuar të cilët e kanë parë të arsyeshme të unifikohen për të arritur një qëllim. Dhe si të tillë anëtarët e këtyre dy ose më shumë entiteteve kanë intersesa të përbashkëta. Në rastin e Shqipërisë, Ilir Meta me Edi Ramën pavarësisht se duken sikur kanë një interes të përbashkët të largojnë Berishën nga pushteti, i parë nga afër, Rama do vetëm të fitoj zgjedhjet, ndersa Meta do të qëndroj në pushtet për të siguruar fitime financiare nëpërmjet  rrugës së tij. Pra largimi i Berishës nuk është interes i përbashkët, sepse praktika ka treguar që Meta mund të bëjë koalicion me të (Berishën) në çdo kohë.

E dyta, pjestarët brënda koalicionit  duhet të kenë “besim” tek njëri tjetri, besim i cili është ndërtuar në bazë të këmbënguljes dhe besnikërisë ndaj kauzes. Ky klasifikim, ka të bëjë me vlera të cilat tek Meta ose Rama nuk egzistojnë. Kur vendosmëria ndaj kauzës së përbashkët është mirqënia e popullit, Rama me Metën janë në faqe krejt të ndryshme. Mjafton të përmënden faktet e errëta në historinë e te dyve dhe mund të arrihet në konkluzionin që as Meta ose Rama nuk besojnë as në kauzën, as tek njeri tjetri por as populli nuk i beson. Si rrjedhim edhe ky princip hidhet poshtë në implikimin e tij në praktikë.

E treta, për një koalicion që të funksionojë, duhet të ketë mekanizma të tillë të cilët menaxhojnë diferencat në ideologji, taktika, kulturë dhë orientim. Fakti qëndron se jo vetëm midis LSI & PS, mekanizma të tilla nuk egsistojnë por edhe katër vjet më parë ndërmjet PD & LSI, nuk u sheshuan ose menaxhuan diferenca ne ideologji sepse asnjëra nga këto parti nuk ka ideologji të caktuar. Lëvizjet e tyre janë të lidhura ngushtë me interesat fananciare dhe klanore.

E katerta, një nga elementët të cilët e mban koalicionin e lidhur është stimulimi qoftë ky material apo moral. Në rastin e Shqipërisë, stimuli material është i padiskutueshëm, dhe në natyrën e koalicioneve të formuara është i vetmi i cili i mban bashkë anëtarët e koalicionit. Në fakt në këtë rast, stimuli material është frymëzimi i Metës për kapëcime partiake dhe lidhje interesi. E njëjta gjë i atribuohet partive të cilat ju bashkangjitën Berishës me dëshirën për një stimul material, ose një pjesë të tortës qeveritare në të ardhmen.

Si konkluzion,  koalicionet nga struktura njihen për marrëveshje me afat të gjatë, me afat të shkurtër, me instensitet të lartë, ose me intensitet të ulët; me implikim të lartë apo të ulët të anëtarevë të tij në çështjet politike. Në opinionin tim, LSI & PS, është koalicion me intensitet të lartë, afatshkurtër, me  implikim maksimal qeveritar dhe stimulime materiale të specifikuara. Është koalicion fushate elektorale dhe meqënëse bazat të cilat i sipërpermenda janë ndertuar në “shaky grounds” ose në themele të lekundëshme, ka mundësi që aleanca të prishet në një të ardhme të afërt.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi