KE miratoi sot rekomandimin për të hapur negociatat për Kosovën dhe Serbinë

BRUKSEL, 22 prill 2013. Komisioni Evropian miratoi sot rekomandimin për vendet anëtare për hapjen e negociatave për Marrëveshjen për MSA-në me Kosovën, si dhe për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule sot prezantuan para ministrave të jashtëm të BE-së, rekomandimet pozitive për Kosovën dhe Serbinë, si dhe marrëveshjen e arritur në dialogun e Brukselit.

“Duke parë progresin e arritur, Komisioni i rekomandoi vendeve anëtare të BE-së çështjen e negociatave me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe me Serbinë për anëtarësimin në BE. Kosova dhe Serbia dëshmuan se mund të fokusohen tek e ardhmja në vend që të mbeten në kurthin e së kaluarës dhe rekomandimet e sotme janë të qarta: të dyja Serbia dhe Kosova, meritojnë të lëvizin vendosmërisht drejt prespektivës evropiane”,- tha Stefan Fule.

Në raportin e KE-së, për Serbinë vlerësohen hapat e dukshme që qeveria ka bërë në marrëdhëniet me Kosovën. “Serbia ka bërë hapa konkrete në lehtësimin e dialogut me Kosovën si dhe ka përmbushur kriteret politike dhe kushtet e MSA. Do vijojmë të monitorojmë zhvillimet në Serbi”, thuhet ndër të tjerra në raport. Ndërkohë, sa i takon Kosovës, raporti i Komisionit Evropian nënvizon hapat domethënëse dhe konstruktive që vendi ka bërë në lehtësimin e dialogut dhe bashkëpunimi i mirë me EULEX. “Kosova dëshmoi përpjekjet e saj kundër krimit e korrupsionit dhe bashkëpunim të mirë me EULEX. Kosova hapa domethënëse në marrëdhëniet me Serbinë dhe në lehtësimin e dialogut”, thuhet në raport.

Komisioni Evropian thekson se marrëveshja e arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovès dhe Serbisë duhet të zbatohet nga të dyja palët. Kuvendi i Kosovës mbrëmë miratoi Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, që ishte një nga kushtet për të marrë rekomandimin për fillimin e negociatave për MSA-së. Qeveria serbe, në një mbledhje të saj me dyer të mbyllura, i hapi sot dritën jeshile marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Qeveria e Serbisë dhe e Kosovës më 19 prill nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian arritën marrëveshjen historike për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve 14 vjet pas përfundimit të luftës dhe pesë vjet pas pavarësisë së shpallur nga Kosova.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi