Deklaratë për shtyp e delegacionit të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës

19 prill 2013

Më 13 Korrik 1995, Shqipëria ka nënshkruar një kontratë ligjore me Këshillin e Europës, duke e angazhuar vendin ndaj stadardeve të Këshillit të Europës, për demokracinë, respektimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Këto angazhime ligjore mund të monitorohen nga Këshilli i Europës dhe Shqipëria i nënshtrohet proçedurës monitoruese të Këshillit të Europës. Ne ndodhemi në Shqipëri si raportuesit e caktuar nga Këshilli për këtë proçedurë. Roli ynë është të vlerësojmë nëse Shqipëria është në gjendje të përmbushë detyrimet e saj, përfshirë sigurimin e demokracisë parlamentare dhe zgjedhjet e lira e të ndershme sipas standardeve të Këshillit të Europës.

Ne mendojme se ka një obligim për të gjitha partitë politike shqiptare për ndërtimin e besimit mes popullit shqiptar për realizimin zgjedhjeve të tilla të lira e të ndershme në muajin Qershor, këtë vit.

Vizita jonë ka koinciduar/përkuar me një periudhë të trazuar në lidhje me përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një organ që ne besojmë se jo vetëm duhet të jetë i pavarur dhe i paanshëm, por ka edhe nje rrol vendimtar në sigurimin e zgjedhjeve të tilla. Ne nxisim fuqimisht të gjitha partitë politike të bëhen bashkë në mënyrë urgjente dhe të zgjidhin çrregullimin aktual që po ndikon në funksionimin e KQZ-s.

Këto zgjedhje janë gjithashtu vendimtare për vlerësimin e nevojës për vazhdimin e procedurës monitoruese të Këshillit të Europës, si dhe për kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE. Kjo i është bërë e qartë të gjithë personave që kemi takuar gjatë kësaj vizite monitorasse. Do të ishte i pakonceptueshëm avancimi me kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, ndërkohë që vazhdohet me procedurën monitoruese të Këshillit të Europës.

Jemi të zhgënjyer që për ndryshimet legjislative, të diskutuara  tashmë deri në njefarë mase me BE-n, nuk është bërë progres në Parlament gjatë vitit që shkoi. Nënvizojmë në mënyrë të veçantë ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë, Ligjin e Shërbimit Civil dhe Rregulloren e Pralamentit. Kjo mungesë progresi është veçanërisht frustruese kur duket se palët ishin shumë pranë arritjes së marrëveshjes për këto çështje. Ne presim gjithashtu progres në të ardhmen në lidhje me kërkesat e vetë Këshillit të Europës për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e pavarësisë së gjyqësorit. Na janë shprehur gjithashtu shqetësime në lidhje me nevojën për vendosjen e pavarësisë së Autoritetit Rregullator të Medias dhe për mbrojtjen e këtij organi nga ndërhyrjet politike.

Javën që vjen, ne do t’u raportojmë kolegëve tanë në Komitetin Monitorues të Këshillit në Strasburg, për t’iu dhënë atyre hollësi të mëtejshme në lidhje me përgatitjet në Shqipëri për zgjedhjet e 2013 dhe në lidhje me progresin e saj të përgjithshëm për respektimin e detyrimeve të Këshillit të Europës.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi