LSI tërhiqet nga koalicioni qeveritar dhe bashkohet me PS në një koalicion parazgjedhor

2 prill 2013

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit të këtij viti, LSI duket se është tërhequr nga koalicioni qeveritar. Kjo është konfirmuar nga kryeministri Berisha si dhe nga ftesa publike që kryetari i PS Rama i bëri LSI për një koalicion parazgjedhor. Lajmi pritet të konfirmohet zyrtarisht këto ditë edhe nga LSI. Veprimi i LSI për të lënë koalicionin qeveritar është paraprirë nga thirrjet që drejtues të forumeve socialiste evropiane u bënë drejtuesve Rama dhe Meta për tu bashkuar si forca politike të së majtës për të mundur Sali Berishën në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo ngjarje është pritur me kritika të shumta në rrjetet sociale dhe në përgjithësi nga opinioni publik. Arësyet e reagimit negativ ndaj këtij vendimi të Ramës, spjegohen jo vetëm për shkak të debateve dhe sharjeve që ka patur gjatë këtij mandati qeverisës midis dy drejtuesve, por sidomos për faktin se ngjarjet e 21 janarit janë motivuar nisur nga publikimi i një videoje denoncuese që dëshmonte për veprime korruptive të zëvëndëskryeministrit Meta, të cilin gjykata e lartë e shpalli më vonë të pafajshëm. Rama e ka argumentuar vendimin e tij para grupit parlamentar me nevojën për të garantuar fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit , sidomos për të garantuar administrimin korrekt të rezultateve zgjedhore.

Ndërkohë që teksti i marrëveshjes Rama-Meta për koalicionin parazgjedhor ende nuk është bërë publik, hamëndësimet e mediave ushqejnë debatin. Sidoqoftë, sipas deklaratës së kryeministrit Berisha, Qeveria do të vazhdojë të qeverisi vendin. Duket se maxhoranca i ka numrat e nevojshëm për të shmangur një mocion mosbesimi ndaj saj

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi