U promovua faqja e internetit “ShtetiWeb”

20.02.2013

Sot në mjediset e Sky-Tower Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim organizoi promovimin e faqes së Internetit “ShtetiWeb”. Në këtë aktivitet morrën pjesë përfaqësues të politikës, të botës akademike dhe të shkollave të larta, të shoqërisë civile dhe të disa donatorëve të huaj në Shqipëri. Pas një prezantimi audioviziv mbi funksionimin e “ShtetiWeb”, Ylli Bufi paraqiti misionin dhe objektivat e kësaj faqeje. “Dy janë synimet kryesore të ShtetiWeb për të ardhmen – tha Bufi, Politikat Publike dhe Reforma e Shtetit”. Nëpërmjet projekteve do të synohet të realizohet memorizimi i të gjithë dokumentacionit përkatës që nga viti 1991, dhe pas sistemimit, klasifikimit dhe digitalizimit, të bëhet vendosja e tyre online. Gjithashtu nëpërmjet forumeve dhe rrjeteve do të bëhet e mundur përfshirja e mjaft autoriteteve profesioniste për pregatitjen e dokumenteve për politikat dhe reformat e shtetit.

Oratorët që morrën fjalën në këtë aktivitet, trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me tematikën e “ShtetiWeb”. Prof. Rexhep Meidani trajtoi temën “Kufizimi demokratik i pushtetit ekzekutiv”, Viktor Gumi, deputet foli për “Reforma e Shtetit në Shqipëri”,  Dr. Sokol Sadushi “Mirëqeverisja dhe kontrolli gjyqësor i administratës”, Prof. Adrian Civici “Roli  ekonomik i Shtetit”. Folësit dhe pjesmarrësit vlerësuan nisiativën dhe realizimin e kësaj faqeje.

[nggallery id=1]

Promovimi i ShtetiWeb
[KGVID]http://www.shtetiweb.org/botime/ShtetiWeb.mp4[/KGVID]

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi