U promovua faqja e internetit “ShtetiWeb”
20.02.2013
Sot në mjediset e Sky-Tower Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim organizoi promovimin e faqes së Internetit “ShtetiWeb”. Në këtë aktivitet morrën pjesë përfaqësues të politikës, të botës akademike dhe të shkollave të larta, të shoqërisë civile dhe të disa donatorëve të huaj në Shqipëri. Pas një prezantimi audioviziv mbi funksionimin e “ShtetiWeb”, Ylli Bufi paraqiti misionin dhe objektivat e kësaj faqeje. “Dy janë synimet kryesore të ShtetiWeb për të ardhmen – tha Bufi, Politikat Publike dhe Reforma e Shtetit”. Nëpërmjet projekteve do të synohet të realizohet memorizimi i të gjithë dokumentacionit përkatës që nga viti 1991, dhe pas sistemimit, klasifikimit dhe digitalizimit, të bëhet vendosja e tyre online. Gjithashtu nëpërmjet forumeve dhe rrjeteve do të bëhet e mundur përfshirja e mjaft autoriteteve profesioniste për pregatitjen e dokumenteve për politikat dhe reformat e shtetit.
Oratorët që morrën fjalën në këtë aktivitet, trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me tematikën e “ShtetiWeb”. Prof. Rexhep Meidani trajtoi temën “Kufizimi demokratik i pushtetit ekzekutiv”, Viktor Gumi, deputet foli për “Reforma e Shtetit në Shqipëri”, Dr. Sokol Sadushi “Mirëqeverisja dhe kontrolli gjyqësor i administratës”, Prof. Adrian Civici “Roli ekonomik i Shtetit”. Folësit dhe pjesmarrësit vlerësuan nisiativën dhe realizimin e kësaj faqeje.
[nggallery id=1]
Promovimi i ShtetiWeb
[KGVID]https://shtetiweb.org/botime/ShtetiWeb.mp4[/KGVID]