Draghi: Qeveritë e Eurozonës duhet të vazhdojnë me reformat, sidomos me ato në tregun e punës dhe atë të shërbimeve

11.01.2011

Kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi u bëri thirrje vendeve të Eurozonës të vazhdojnë në rrugën e tyre të reformave dhe të mos mendojnë se kriza është lënë pas krahëve. 

Megjithatë, në konferencën e parë për mediat për 2013-ën, kreu i BQE-së shtoi se situata është përmirësuar, më e keqja ka kaluar dhe se inflacioni përllogaritet të jetë nën 2 përqind për këtë vit. I vetmi rrezik për rritjen e tij, shtoi Draghi, është cmimi i karburanteve. “Qeveritë e Eurozonës duhet të vazhdojnë me reformat, sidomos me ato në tregun e punës dhe atë të shërbimeve që ekonomia të jetë sa më kompetitive e Prodhimet e Brendshme Bruto të rriten”, tha ai.

Alarmin për papunësinë e ka dhënë e Jean-Claude Juncker, Presidenti i Eurogrupit, i cili thotë se vendet e zonës së monedhës së përbashkët po nënvlerësojnë rrezikun që u kanoset nga ky fenomen. “Jemi duke nënvlerësuar tragjedinë e madhe që quhet papunësi. Kjo po na shtyp”, tha Juncker duke hedhur më pas idenë e miratimit të një page dysheme në të gjithë Eurozonën për të rritur besueshmërinë e institucioneve europiane në sytë e klasës punëtore”, shtoi ai.

Po përkundër Draghi-t, ai mendon se e keqja nuk është hedhur pas krahëve. “Nuk duhet t’u krijojmë përshtypjen njerëzve se e keqja është hedhur pas krahëve sepse kemi ende shumë punë për të bërë, shumë vendime të vështira na presin përpara”, deklaroi kreu i Eurogrupit.

Prodhimi industrial në Europë pësoi një rënie të re, treguan të dhënat zyrtare të Institutit Europian të Statistikave, “Eurostat”. Të dhënat i përkasin nëntorit 2012. Ky ishte muaji i tretë radhazi që prodhimi industrial në vendet anëtare të Bashkimit Europian goditet nga kriza, rënia e kërkesës dhe në shtete të caktuara, edhe nga rrjedhojat e masave të kursimit në buxhetet kombëtare.

Ndonëse vetëm 0,3%, rënia kundërshtoi pritshmëritë e ekspertëve për rikthimin e rritjes në nëntor. Në tërësi, në harkun e 12-muajve, prodhimi industrial ka rënë me 3,7%. Të dhënat e “Eurostat” kanë vetëm një element shpresëdhënës, atë të reduktimit të normës së rënies, shenjë se po afron fundi i një trajktore tepër të vështirë për industrinë europiane.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi