GFI: Në 5 vite, Shqipëria nxori jashtë vendit 1.3 mld $
19.12.2012
Global Financial Integrity (GFI) ka publikuar sot një raport mbi transferimin e paligjshëm të parave. Zëdhënësi i GFI-së, Clark Gascoign në një prononcim për ‘Balkan Insight’ theksoi se nga Shqipëria janë larguar jashte vendit 1.3 miliardë dollarë në vetëm 5 vitet e fundit.
Grupi i Avokatisë kundër korrupsionit me qendër në Uashington theksoi se, paratë në sasinë sa 1/3 e buxhetit në total të Shqipërisë kanë dalë jashtë vendit në një hark kohor prej 5 vitesh. Largimi i parave është kryer përmes korrupsionit, evazionit fiskal apo aktiviteteve të tjera ilegale.
GIF, organizatë që ka përdorur të dhënat e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se në vitin 2008, 405 milionë dollarë ose (306 million euro) janë transferuar ilegalisht jashtë Shqipërisë, ndërsa një mesatare vjetore prej 31 million dollarësh ose (99 million euro) u zhvendosën në strehë të sigurta, në vende ku nuk paguhen taksa për të ardhurat në fitim.
“Kjo është një sasi e madhe parash për një shtet si Shqipëria, por nëse këto para do të kishin qëndruar brenda vendit, mund të ishin përdorur në infrastrukturë, arsimim, apo në lehtësimin e varfërisë tek pjesa e varfër e popullsisë”, tha Gascoigne.
Një situatë e tille, me nivel të larte të ekonomisë informale thellon hendekun në shtresa shoqërore dhe sjell pabarazi në të ardhura, duke i bërë të pasurit me të pasur dhe të varfrit duke i varfëruar më tepër.
Ky raport vjen pak ditë pasi Transparency International në indeksin e perceptimit të korrupsionit per vitin 2012, renditi Shqipërinë si një vend që nuk ka përparuar në luftën kundër korrupsionit.